Preng S. Gjikolaj
Gjuha Shqipe
Leu nër Pellazgë n'motet parë,
kur Zoti gjithësive krijoj njerëzinë.
Nisi rrugëtimin si gur margaritarë,
për t'skalit edhe n'shkam historinë.
Nër mote, shekuj e mijëvjeçarë,
rrodhi si mjalti që kuron njerëzinë.
Rrodhi si lumi vjeshtës vërshimtarë,
rrodhi si tamli që mëkon fëminë.
Rrodhi e pastër si uij kroj kristalit,
rrodhi si bubullimë e reve n'furtunë.
Nga gojë e Pellazgut, tek ajo e Ilirit,
nga e Arbënit tek e Shqiptarit t'urtë.
Rrodhi e pastër mes bishash t'egra,
mes gjarpnish helmues e dinakë.
T'ardhun prej stepash t'jetës n'çadra,
t'korbave t'zez karpatjan, e anadollakë.
Pra kjo asht gjuha jonë shqiptare,
që mlodh kuvene, e shkroj kanune.
Ngriti kangë trimave n'betejat legjendare,
skaliti n'përjetsi emnat e dëshmorve.
Shqiptoj e shkroj emnin e Kastriotëve,
t'Gjergjit t'Gjon Palit e t'tan trimave ti.
T'tan Princave Arbën t'atyne moteve,
kur n'Lezhë lidhën besën rreth flamurit kuqezi
Radhiti n'germa t'arta pamvarsinë e Dardanisë.
T'epopesë së Prekazit t'Adem Jasharit.
T'dëshmorve dardan që jetën j'a falën lirisë.
T'Ushtrisë Çlirimtare t'Dardanës, rojes trollit.
Radhiti n'letër germat e Manastirit,
nga ku n'a njeh njerzimi si shqiptarë.
U radhitën fjalët e himnit t'flamurit,
me shqipen roje t'trollit e gjuhës artë.
kur Zoti gjithësive krijoj njerëzinë.
Nisi rrugëtimin si gur margaritarë,
për t'skalit edhe n'shkam historinë.
Nër mote, shekuj e mijëvjeçarë,
rrodhi si mjalti që kuron njerëzinë.
Rrodhi si lumi vjeshtës vërshimtarë,
rrodhi si tamli që mëkon fëminë.
Rrodhi e pastër si uij kroj kristalit,
rrodhi si bubullimë e reve n'furtunë.
Nga gojë e Pellazgut, tek ajo e Ilirit,
nga e Arbënit tek e Shqiptarit t'urtë.
Rrodhi e pastër mes bishash t'egra,
mes gjarpnish helmues e dinakë.
T'ardhun prej stepash t'jetës n'çadra,
t'korbave t'zez karpatjan, e anadollakë.
Pra kjo asht gjuha jonë shqiptare,
që mlodh kuvene, e shkroj kanune.
Ngriti kangë trimave n'betejat legjendare,
skaliti n'përjetsi emnat e dëshmorve.
Shqiptoj e shkroj emnin e Kastriotëve,
t'Gjergjit t'Gjon Palit e t'tan trimave ti.
T'tan Princave Arbën t'atyne moteve,
kur n'Lezhë lidhën besën rreth flamurit kuqezi
Radhiti n'germa t'arta pamvarsinë e Dardanisë.
T'epopesë së Prekazit t'Adem Jasharit.
T'dëshmorve dardan që jetën j'a falën lirisë.
T'Ushtrisë Çlirimtare t'Dardanës, rojes trollit.
Radhiti n'letër germat e Manastirit,
nga ku n'a njeh njerzimi si shqiptarë.
U radhitën fjalët e himnit t'flamurit,
me shqipen roje t'trollit e gjuhës artë.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0