Preng S. Gjikolaj
Daradania E Pamvarun
DARADANIA E PAMVARUN
Teksa ngjyej penën n'bojn e kujtimeve,
për t'i radhit si t'mundem n'letrën e bardhë.
M'nizet fitili memories n'kaptinën time,
i munimeve t'dardanëve n'historinë e tyne t'ranë.
Njëqin vjet nan hijen e korbave karpatjan,
trolli dardan n'gjak t'kuq e n'lot kristal u la.
Por kombi e as gjuha kurrë s'u shuan,
mbetën shqiptarë dardan t'shqipes që kurr s'u vra.
Damarët tuj moj tokë e bekume dardane,
gjak elitarë lëvrijnë nga zemra mijëravjeçare.
Gjakun e pastër t'djemëve e vajzave,
t'burrave n'za, e t'grave t'fisëshme,
që u masakrunë me fmijët e vegjël për gjiu,
që n'maja bajonetsh shkjau zi i griu.
Damarët tuaj moj tokë e bekume Dardani,
gjak t'Ushtrisë Heroike Çlirimtare lëvrinjë.
Gjak t'Adem Jasharit me t'tan robt e ti,
që lau Prekazin n'luftë me korbat e zinjë.
Damarët tuaj moj tokë e bekume e Dardanit,
gjak t'kullu t'elitës intelektuale lëvrijnë.
t'Ukshin Hotit, t'Zahir Pajazitit, t'Fehmi Aganit.
T'studentëve që për Ty jetën n'rini shkrinë.
Moj tokë e bekume nan qiellin e Dardanisë,
n'gjinin tan t'njomun me gjak elitarë,
eshtrat e korifeut, t'arkitektit t'Pamvarsisë,
t'dr. Ibrahim Rugovës i run si margaritarë.
N'prushin e afshit t'zemrave t'dardanve,
u farkëtua dalta me t'cilën u skalit, 17 SHKURTI 2008.
Data e lirisë së dardanëve, e lirisë tan shqiprarëve.
Datë kur kuvendi dardan shpalli Kosovën SHTET.
Skalitën përmendoren-shkam ma t'naltën,
ku shqipja dardane ngriti folenë e lirisë.
Roje n'të kaltrin qiellë t'Ilirisë për Dardanën.
Krah për krah me shqipet e tokës Shqipnisë
t'Malsisë, Luginës Preshevës, t'Iliridës, e t'Çamërisë.

Shkurt 2008
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0