Preng S. Gjikolaj
Sytë E Tu Dy Copza Qielli T'kaltër
Nan qiellin e kaltër kristal t'majit
lodron e hazdisun n'lule pranvera.
Për mu pranverë si jeta e t'vorfnit.
Pa ty, e vorfën mu m'metet zemra.
Sytë e tu dy copza t'kaltra t'qiellit,
t'qiellit t'majit t'vjedhuna pas shiut.
Pas shiut kur retë u tretën pri diellit.
Pri dielli t'artë t'asaj mesdite t'majit.
Sytë e tu dy copza t'kaltëra
Plot me diej, hana e yje.
E ndezin flakë natën pa drita.
Shkrepën flakë dhe n'zemërn time.
E nezën flakë zjarmin e dashtnisë,
t'dashtnisë n'zemërn time, e nezën.
Edhe sone po fle n'prehnin e vetmisë,
por nesër s'duron ma zemëra e vorfën.
Do t'ec kamzbadhun edhe n'për gjema,
edhe n'për gjema t'trandafilit t'egër.
Për t'ardh tek ti deri nesër mrama.
E ndjej se m'dashuron, m'pret patjetër.
Do t'vi sykaltra ime, m'prit do t'vi.
Do t'vi tu shkel edhe mbi dekën.
Do t'vi krahapun, fluturim tek ti,
për t'i puth t'kaltrit sy që m'nezën
për t'kalu bashkë t'lumtun tan jetën.
lodron e hazdisun n'lule pranvera.
Për mu pranverë si jeta e t'vorfnit.
Pa ty, e vorfën mu m'metet zemra.
Sytë e tu dy copza t'kaltra t'qiellit,
t'qiellit t'majit t'vjedhuna pas shiut.
Pas shiut kur retë u tretën pri diellit.
Pri dielli t'artë t'asaj mesdite t'majit.
Sytë e tu dy copza t'kaltëra
Plot me diej, hana e yje.
E ndezin flakë natën pa drita.
Shkrepën flakë dhe n'zemërn time.
E nezën flakë zjarmin e dashtnisë,
t'dashtnisë n'zemërn time, e nezën.
Edhe sone po fle n'prehnin e vetmisë,
por nesër s'duron ma zemëra e vorfën.
Do t'ec kamzbadhun edhe n'për gjema,
edhe n'për gjema t'trandafilit t'egër.
Për t'ardh tek ti deri nesër mrama.
E ndjej se m'dashuron, m'pret patjetër.
Do t'vi sykaltra ime, m'prit do t'vi.
Do t'vi tu shkel edhe mbi dekën.
Do t'vi krahapun, fluturim tek ti,
për t'i puth t'kaltrit sy që m'nezën
për t'kalu bashkë t'lumtun tan jetën.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Kur Malli T'marrë Për Mu
- Shën Valentini Panjohun
- Përrallë Me Personazhe Që Ende Ëndërrojnë
- Daradania E Pamvarun
- Gjuha Shqipe
- E Vërteta
- Për Ca Klikime Më Tepër
- 2 Marsi 1444 U Gdhen N'gur
- Pranvera
- Hana E Venlinjes
- Yjet S'shuhen, Por Kthehen N'meteor
- Vorri Bariut
- Ansambli Pranverorë
- Atdheu Im
- Lotët E Dashtnisë
- Dy Zemra Binjake N'trup T'ni Dashtnie
Komente 0