Preng S. Gjikolaj
Cuca E Selitës
Leve mes malesh t’nalta.
N’stinën e dimnit t’veshuna
me vellon e borës kristaltë.
N’pranverë me fustana
t’qëndisuna
me lule, e t’blertë.
Bjeshkët e bardha me borë,
t’falën shtatnaltsinë.
Qielli i pastër pranverorë
të qëndisi sytë me kaltërsinë.
Flladi lehtë t’ledhatoi gjinjtë.
Flokët e t’u t'përdredhuna,
por si trikat e arit,
bukur i ke t’derdhuna
përmbi t'bukurat shpatulla
deri afër belit,
e përmbi at’ shteg t’ballit.
Vetullat e tua lakuar
por si e hana e re,
përmbi sy harkuar,
si pikturë e rujtun n’muze,
me çmim t’parë lauruar.
Ftyra jote e bardhë si bora,
kur flet, t’kuqet si molla.
Buzët e tua t’kuqe e t’njoma
si gonxhe t’sapo shpëthyme
me t’argjendën vesë ngjyme.
Shtati yt i pastër,
por si ujët e bores,
që rrjedh n’krojet Kunorës.
Me fustan t’qëndisun
me lulet e Zojës.
Sorkallet e bjeshkëve
t'veshuna me livadhe e pyje
t’falën shkathtësinë,
e i madhi Zot mbi yje
t’dhuroj zgjuarsinë
Djemt e ri, trima e t’pashëm,
aq shumë ty t’lakmojnë.
Tan ditën ecin mendushëm,
se n’lak t’dashnisë tane
t'dashuru duan t’pushojnë.
N’stinën e dimnit t’veshuna
me vellon e borës kristaltë.
N’pranverë me fustana
t’qëndisuna
me lule, e t’blertë.
Bjeshkët e bardha me borë,
t’falën shtatnaltsinë.
Qielli i pastër pranverorë
të qëndisi sytë me kaltërsinë.
Flladi lehtë t’ledhatoi gjinjtë.
Flokët e t’u t'përdredhuna,
por si trikat e arit,
bukur i ke t’derdhuna
përmbi t'bukurat shpatulla
deri afër belit,
e përmbi at’ shteg t’ballit.
Vetullat e tua lakuar
por si e hana e re,
përmbi sy harkuar,
si pikturë e rujtun n’muze,
me çmim t’parë lauruar.
Ftyra jote e bardhë si bora,
kur flet, t’kuqet si molla.
Buzët e tua t’kuqe e t’njoma
si gonxhe t’sapo shpëthyme
me t’argjendën vesë ngjyme.
Shtati yt i pastër,
por si ujët e bores,
që rrjedh n’krojet Kunorës.
Me fustan t’qëndisun
me lulet e Zojës.
Sorkallet e bjeshkëve
t'veshuna me livadhe e pyje
t’falën shkathtësinë,
e i madhi Zot mbi yje
t’dhuroj zgjuarsinë
Djemt e ri, trima e t’pashëm,
aq shumë ty t’lakmojnë.
Tan ditën ecin mendushëm,
se n’lak t’dashnisë tane
t'dashuru duan t’pushojnë.
1984
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Sytë E Tu Dy Copza Qielli T'kaltër
- Kur Malli T'marrë Për Mu
- Shën Valentini Panjohun
- Përrallë Me Personazhe Që Ende Ëndërrojnë
- Daradania E Pamvarun
- Gjuha Shqipe
- E Vërteta
- Për Ca Klikime Më Tepër
- 2 Marsi 1444 U Gdhen N'gur
- Pranvera
- Hana E Venlinjes
- Yjet S'shuhen, Por Kthehen N'meteor
- Vorri Bariut
- Ansambli Pranverorë
- Atdheu Im
- Lotët E Dashtnisë
Komente 0