Preng S. Gjikolaj
Dimni
N'të hinta petka vishet qielli,
tuj shkarkue flutra t'bardha.
J'a shuajn t'nxetët që lenë dielli,
tuj vesh ujnat n'akuj t'argjenta.
Tuj vesh male, pye e fusha t'gjana,
mbi shkami, dhè, barë e gjethe.
Me t'ftohtat ato petka t'bardha,
si n'ditë t'dasmës t'bukurat nuse.
Vishen n t'baradha pemë e shpia,
kopshte, rrugë e gjithçka n'kët tokë.
Bien n'gjumë arusha, iriqë e gjarpna,
e trimnohen t'vegjlit zogj trumcakë.
Edhe e vogla bletë puntore,
shtron shtratin e saj n'koshere,
për t'shiju n'gjumë lejen vjetore,
për t'qenë gati n'at buz pranvere.
Suferina lenë n'grykat t'maleve
t'u ba udhë n'për kocat t'pleqe.
Tuj tun e shkun pemt si skekete,
shkon e vdes n'për pyje e zabele.
N'për sythe t'vegjël flen pranvera,
plot jetë, me gjethe, bisqe e lule.
Pret që t'çvishen sytë e qiellta,
për t'i puth dielli me t'artat rreze.
tuj shkarkue flutra t'bardha.
J'a shuajn t'nxetët që lenë dielli,
tuj vesh ujnat n'akuj t'argjenta.
Tuj vesh male, pye e fusha t'gjana,
mbi shkami, dhè, barë e gjethe.
Me t'ftohtat ato petka t'bardha,
si n'ditë t'dasmës t'bukurat nuse.
Vishen n t'baradha pemë e shpia,
kopshte, rrugë e gjithçka n'kët tokë.
Bien n'gjumë arusha, iriqë e gjarpna,
e trimnohen t'vegjlit zogj trumcakë.
Edhe e vogla bletë puntore,
shtron shtratin e saj n'koshere,
për t'shiju n'gjumë lejen vjetore,
për t'qenë gati n'at buz pranvere.
Suferina lenë n'grykat t'maleve
t'u ba udhë n'për kocat t'pleqe.
Tuj tun e shkun pemt si skekete,
shkon e vdes n'për pyje e zabele.
N'për sythe t'vegjël flen pranvera,
plot jetë, me gjethe, bisqe e lule.
Pret që t'çvishen sytë e qiellta,
për t'i puth dielli me t'artat rreze.
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Gjuha Shqipe
- Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
- Prezantimi
- Daradania E Pamvarun
- Vjeshta
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Dashtnia E Vërtetë
- Kur Malli T'marrë Për Mu
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- N'mes T'oqeanit T'pa Busull, T'pa Rrema.
- Venlinja Ime
- Lumit T’urakes
- Doktrina Shqiptare
- Rruga E Mundimëshme Drejt "Tokës Së Premtuar"
- Kurë?!!!
- Atyre Që Vdiqën Në Qeli
Komente 0