>
LETERSISHQIP

Deshmitarët

Dielli ishte gati në fund të rrugës drejt perendimit. Qielli andej nga perendimi, pas diellit kishte marr ngjyrën e kuqrremtë deri aty ku kufizohej me vijën e thyer të horizontit që e kishte vizatuar relievi i maleve dhe kodrave. Ngjyra e kuqrremtë e asaj fashe qielli nga ana perendimore reflektohej në shpatet dhe kreshtat e maleve nga ana lindjes. Qielli atë buzëmbrëmje vjeshte të vonë valëzohej nga re të imta si valë deti që i shtynte era e lindjes e cila frynte që një natë më parë. Shtëllungat e bardha të reve të radhitura hishëm si valë të lehta deti, sapo kalonin diellin drejt perendimit ngjyroseshin me të kuqrremtën e asaj fashe qeiellore që mbështetej mbi vijën e thyer të horizontit.Teksa valët shtëllungore të reve shtyheshin drejt perendimit duke u fshehur pas vijës së thyer të horizontit, disku i kuq i diellit dukej sikur vraponte drejt lindjes në kufirin mes fashës së kuqrremtë dhe blusë të populluar nga shtëllungat e reve të radhitura si valë të lehta deti.
Pjetër Gjongjini sapo kishte thyer gurët e fundit të cilët do t'i transportonte me karrocë dore për t'i sistemuar metërkub buzë rrugës së makinës që gjendej rreth 100 m nga vendi ku ishte gurorja. Ai u ul mbi një gurë për të pushuar pak duke dredhur një gigare duhan nga kutia. Teksa po thithte cigaren, vështrimin e kishte tretur andej nga perendimi duke shijuar atë panoramë që e kishin sajuar qielli, dielli, retë dhe vija e thyer e horizintit, origjinal si në një perde të stërmadhe ekrani kinemaje.
- O Zot si është kjo punë, - pëshpëriti me vete Pjetër Gjongjini duke tymosur cigaren që e mbante në gojë, - dielli vijon rrugën e tij të zakonshme miliona vjeçare drejt perendimit, por era e ftohtë e lindjes j'a ndërron dhunshëm rrugën duke e detyruar që të vrapojë drejt lindjes nëpërmjet iluzionit të krijuar nga retë e rralla në formë valësh të lehta deti që i shtynë era drejt perëndimit.
Pjetër Gjongjini teksa vështronte atë ansambël ngjyrash që harmonizoheshin perfekt me lëvizjen e tyre, kujtesa e rikthej vetëtimthi në rininë e tij.
* * *
Ishte vera e vitit 1943 kur ai sapo ishte kthyer nga Italia ku kishte qenë për studime në degën e jurisprudencës. Falë zotit kapitullimi i Italisë e kishte gjetur të diplomuar ndaj ishte i qetë, pasi në atë kohë u mbyllën shkollat për shkak të kaosit që përfshiu mbretërinë e Italisë pas kapitullimit.
Viti 1944 ishte viti kur edhe shqiptarët ishin përfshirë zyrtarisht në luftën e dytë botrore, ndaj edhe nuk kishte punë stabile në strukturat civile. Duke parë realitetin, Pjetër Gjongjini ishte tërhequr në vendlindje duke u marr me punët e fshatit. Falë zotit kishte një ekonomi të mirë pasi familja e tij zotronte sipërfaqe të mëdha tokash të cilat ishin pjellore dhe nën ujë. Po ashtu kishin edhe një dyqan që i shërbente gjithë zonës.
Në fundvjeshtën e vitit 1944 ushtria gjermane vendosi që të tërhiqej nga rajoni i Ballkanit për t'u afruar sa më shumë kufijëve të vet, për t'i mbrojtur ata pasi pothuajëse e kishte humbur luftën. Largimi i ushtrisë gjermane nga Ballkani la vakuum pushteti, këtë e shfrytëzuan komunistët e financuar nga Moska dhe të ndihmuar nga Jugosllavia, të cilët në të gjitha shtetet lundore dhe ballkanike vendosën regjimin e tyre, me përjashtim të Greqisë e Turqisë.
Vendosja dhe instalimi i regjimit komunist në Shqipëri ishte nga më të dhimbëshmit, pasi u përzuanë nga vendi apo u masakruan, pothuajëse e gjithë shtresa e pasur dhe inteligjenca. Këtë fat e pësoj edhe familja e Pjetër Gjongjinit që në vitin e dytë të ardhjes në pushtet të komunistëve. Nën pretekstin e vrasjes së një funksionari të lartë partie dhe shteti në krahinë, si shumë familje të tjera të kamura, apo intelektuale në krahinë edhe familja e tij e pësoj duke j'u arrestuar dy meshkujt që ishin në moshë nadhore, i ati Marku dhe vetë ai, ndërsa e ëma dhe fëmijët, vëllajn dhe motrën e cila s'i kishte mbushur ende 6 vjet, i dërguan në kampin e internimit në Tepelenë. Në atë kamp vdekje, fatkeqësisht e motra e Pjetër Gjongjinit nuk u krhye kurrë që andejmi as edhe e vdekur. Aso kohe Pjetër Gjongjinaj ishte 25 vjeç.
Pas një hetuesie të tmerrshme që zgjati vetëm një javë dhe mandej i gjykuan për një orë, Mark dhe Pjetër Gjongjini (babë e bir) u dënuan me vdekje. Marku me varje në litarë, ndërsa Pjetri me pushkatim. Falë Zotit kur po niseshin atë natë për t'u ekzekutuar në vendin e caktuar, aty ku ishte hapur edhe gropa e varrit kolegtiv për të ekzekutuarit, Pjetër Gjongjini nuk u dërgua me grupin. Kjo ndodhi krejt rastësisht pasi gabimisht kishin marr një të ndaluar tjetër që edhe u ekzekutua me grupin. Ai pas dy ditësh u rigjykua me grupin e dytë prej më shumë se 100 personash, ku edhe ata akuzoheshin për atë vrasje duke u dënuar me burgim të përjetshëm, nga ku vuajti 25 vjet.
Kur kishte dal nga burgu Pjetër Gjongjini ishte 50 vjeç, kësisoj pjesën më të bukur dhe më aktive të jetës e kishte kakuar pas hekurave për një krim që kurrë nuk e kishte kryer, madje as nuk e kishte lmagjinuar. Po mbusheshin 2 vjet që ishte liruar nga burgu. Jetonte me të vëllanë Nduen që ishte më i vogël se ai. E ëma kishte ndërruar jetë 3 vjet para se të lirohej nga burgu, kësisoj nuk kishta arritur që t'a përcillte atë për në banesën e fundit. I vëllaj Ndoj ishte martuar dhe tashmë kishte 3 fëmijë, dy djem e një vajzë, kjo e kishte gëzuar Pjetrin pasi familja e babait të tij do mund që të vijonte trashëgiminë. Pas lirimit nga burgu Pjetër Gjongjini kishte nisur punë në kooperativë duke kryer punët më të vështira.
* * *
Pjetër Gjongjinin e solli në vehte bishti i cigares që po nbarohej kur i dogji buzët. Ai u ngrit, mora karrocën e drunjtë që e kishte sajuar vetë dhe u nis që të transportonte gurët e fundit për t'i vendos tek murana që kishte ngritur metërkub për t'ju mat norma. Kur solli rrugën e fundit të gurëve tek murana pothuajëse ishte errur. Fasha e kuqrremtë e qiellit ishte zhdukur. Në vend të sajë dukeshin ca yje të rralla që edhe ata dukeshin se po vraponin drejt lindjes duke u zhdukur e shfaqur periodikisht nga valët e shtëllungave të rralla të reve që mezi dukeshin.
- O Pjeeeetëëërrrr! O Pjeeeeetëëërrrr! - U dëgjua një zë që çau errësirën e u përplas në veshët e tij. Ishte një zë i njohur. Ishte Shkurti, korieri i fshatit që po e thërriste.
- Ooouuu! - U përgjigj Pjetri, - çfar ka ndodhur?
- Jo, jo asgjë, - tha Shkurti teksa po afrohej tek murana e gurëve që po i sistemonte Pjetëri metërkub, që ndodhej buzë rrugës së makinës.
- Më dërgoj Hasani, sekrerari i byeosë për të të lajmëruar se nesër nuk do të vish në punë pasi në ora 8 të mëngjesit ka mbledhje tek lëmi i katundit.
- Po qenke lodhur o Shkurt, pasi e ke do moshë, je pak më i vjetër se unë dhe se është një copë bukur e gjatë rruge nga katundi deri këtu.
- Epo kështu më urdhëroj sekretari, shoku Hasan. Siç duker po vonohet Pjetër Gjongjini, ndaj shkoj tek vendi i punës atje tek gurorja në Grykët dhe komunikoja lajmin e mbledhjes.
- Mirë, mirë o Shkurt, e mora vesh. Ulu aty në atë gurë dhe më prit sa të sistemoj tek murana edhe këta gurë që kam në karrocë, pastaj t'a fsheh karrocën tek vendi dhe të shkojmë bashkë. Nuk n'a sheh besoj njeri pasi është errësirë me të fut dy gishtat ndër sy nuk i sheh, - tha Pjetri duke sistemuar gurët e fundit në muranë.
- Jo, jo, - tha Shkurti, - nuk kam nge me i lan kalamajt pa buk, se po m'panë me ty më heqin fishek nga puna. Ti e di se nuk kam takat me j'u kthye punës krahut.
- E po mirë, hajde e merre një cigare aty tek xhepi i xhaketës se e kam të dredhur aty në kutinë e duhani se i kam duart e zëna, - i tha ai Shkurtit që ishte korieri i fshatit, teksa Pjetri po sistemonte gurët e fundit tek murana.
- As cigaren tënde nuk mund t'a marr, ndaj mbeç me shëndet. A e more vesh lajmërimin?
- Po, po, e mora o Shkurt. Shko tani! Natën e mirë, - i tha ai Shkurtit tekska po vendoste gurin e fundit në muranë, pastaj mori karrocën dhe e çoj tek vendi ku e fshihte përnatë.
* * *
Gjatë gjithë rrugës deri në shtëpi Pjetër Gjongjini u kredh në mendime.
Hasani e di se rruga për tek shtëpia andej nga zyrat e kooperativës më bie, pastaj edhe mbledhje bëhet nesër dhe mund të ma kenë lënë fjalën tek shpia. Siç duket duan që të më arrestojnë nesër para popullit në atë mbledhje, ndaj kan patur frikë se mos kam nuhatur gjë dhe po tentoj që të arratisem, ndaj e kan dërguar këtu Shkurtin, që të siguroheshin, a jam këtu a jo.
* * *
Të nesërmen në atë mbledhje e arrestuan para gjithë popullit të fshatit Pjetër Gjongjinin dhe e dërguan në hetusinë e rrethit ku e mbajtën për rreth 16 muaj. Pas kalvarit 16 mujorsh të hetuesisë, Pjetër Gjongjinin e sollën po në atë vend ku e kishin arrestuar para po ati populli tani për t'a gjykuar.
Në sallën e vatrës së kulturës ishin tubuar i gjithë fshati. Shumë syresh kishin mbetur edhe jshtë pasi salla nuk i zinte të gjithë pasi kishin ardhur edhe nga fshatrat fqinj. Por edhe për ata ishte menduar për të mos mbetur pa e dëgjuar gjyqin. Kishin vendosur një altoporlant i cili po buqiste nga këngët revolucionare.
Pjetër Gjongjini akuzohej për Agjitacion e Propogandë kundër Pushtetit Popullorë për komplot për t'a përmbysur atë. Akuza ishte përpiluar në tri pika.
1. Ai kishte propoganduar se në Itali dhe Amerikë jetohej shumë më mirë se në Shqipëri.
2. Buka në Shqipëri është aq e keqe saqë as qent e rrugës në Itali e Amerikë nuk e hanë.
3. Kooperativat bujqësore jan faqja më e zezë në historinë e Shqipërisë. Ndaj duke propoganduar ka komploruar për përmbysjen e Pushtetit Popullorë.
Aty rreth orës 10.00 nisi gjyqi. Trupa gjykuese drejtohej nga kryetari i gjykatës popullore të fshatit Kol Ballota i cili kishte mbaruar vetëm shkollën fillore. Antarë të trupës gjykuese ishin një gjyqtarë i ri i gjykatës së rrethit dhe anëtari i Pleniumit të Komitetit të Partisë të rrethit për zonën. Ndërsa organi i akuzës përbëhej nga shefi i Hetuesisë së rrethit dhe kryeprokurori po i rrethit.
* * *
Kol Ballota ishte një njeri i ashpër. Kishte një pamje që të fuste frikën. Kishte një fytyrë gjithë brazda, ku i shquhej një gojë e madhe. Sytë i kishte të vegjël, zhbirues dhe të kërcyer, që dukeshin si gogëldushku të vendosur nën një ballë të stërmadh dhe të rrudhosur. Mbi gojë e deri mes syve futej një hundë si një mal me kreshta gunga-gynga. Ai ishte rreth 50 vjeç, moshatarë me të akuzuarin Pjetër Gjongjini. Mbante veshur qillota, çizme lëkure dhe xhaketë oficerash. Po ashtu edhe në kokë mbante një kapele oficerash pa yllë. Këtë veshje e mbante verë e dimër, veçse në dimër mbi xhaketë vishte edhe një gëzhuk po me ngjyrë ushtarake me një jakë të madhe gëzofi. E gjithë veshja e tij ishte e dalë bojet. Ai punonte në fabrikë si përgjegjës reparti. Detyrën e kryegjykatësit popullorë të fshatit e ushtronte prej më shumë se njëzet vitesh. Me firmën e tij ishin dënuar shumë vetë, madje edhe me vdekje.
* * *
Pasi prokurori lexoi aktakuzën, fjalën e mori kryetari i trupit gjykues Kol Ballota. Ai pasi lexoj një shkresë që j'a dha prokurori, thirri dëshmitarët. I pari në radhë si dëshmitarë e mori fjalën një person që nuk ishte nga ai fshat, për rrjedhojë shumica e të pranishmëve nuk e nihnin, kjo shkaktoj habi në radhët e të pranishmëve.
Pasi drejtuesi i trupit gjykues Kol Ballota i kërkoj gjeneralitetet dhe betimin se do të tregonte vetëm të vërtetën, dëshmitarit i kërkoj që të dëshmonte mbi veprimtarinë armiqësore të të pandehurit. Kur dëshmitari mbaroj dëshminë e tij, kryetari i trupit gjykues j'a dha fjalën të pandehurit Pjetër Gjongjini. I akuzuari e pyeti dëshmitarin:
- Ku dhe kurë më ke njojur? Dëshmitari pasi shtrembëroj turinjtë nuk mundi që t'i përgjigjej pyetjes së Pjetër Gjongjinit. Kjo shkaktoj hiralitet në sallë pasi shumica e dinin se ai person që po dëshmonte kundër Pjetër Gjongjinit nuk e nihte pasi ky i fundit nuk kishte as dy vite që ishte liruar nga burgu pas 25 vitesh vuajtje dënimi. Ndërsa dëshmitari ishte mbi dhjet vjet më i ri se ai dhe për më tepër nuk ishte nga ai fshat.
Kryetari i trupit gjykues Kol Ballota pas gjestit të të pranishmëve në sallë, u ngrit rrëmbimthi në këmbë duke kërkuar qetësi duke i rënë me grusht disa herë tryezës.
Ndonëse Pjetër Gjongjini e rrëzoj që me pyetjen e parë, dëshmitari llomotiti si gjeli këngën duke e përsëritur dëshminë e tij, çfaf i kishin shkruar prokurorët dhe u ul në vendin e tij.
Kryetari i trupit gjykues Kol Ballota thirri dëshitarin e dytë. Edhe ky pasi shqiptoj gjeneralitetet, u betua se do të tregonte vetëm të vërtetën. Edhe ky pasi llomotiti duke u dridhur dhe i mbuluar në djersë në të gjith trupin u ul.
Ashtu si me dëshmitarin e parë, pasi u ul në vend dhe ky, drejtuesi j'a dha fjalën të pandehurit Pjetër Gjongjini.
I akuzuari u ngrit në këmbë, hodhi një vështrim përçmues ndaj dëshmitarit. Atë e nihte shumë mirë pasi ishin bashkëfshatarë dhe gati në një moshë. Akuzat për të cilat ishte arrestuar Pjetër Gjongjini duhej të kishin një kohë të gjatë përgatitje në teren, e jo më pak se dy vite që kishte qenë në liri ai. Dëshmitari i dytë datat i kishte shtrirë që pesë apo gjashtë vite më parë në kohë dhe vendet që përmendeshin ku kishin biseduar dhe komplotuar kundër Pushtetit Popullorë.
- Ky dëshmitari i dytë ndryshe nga i pari, mua më njeh shumë mirë. Jemi gati në një moshë dhe jemi rritur bashkë deri kurë unë vajta për studime në Itali. - duke hedhur vështrimin nga gjyqtari, i akuzuari Pjetër Gjongjini i bëri një pyetje ati.
- Zoti dëshmitarë, kishe vetëm një pyetje me të bërë. Sa herë ke ardhur dhe më ke takuar në burg? Ndoshta j'u duket tendencioze kjo pyetje, por shumica e akuzave që po m'i ngarkon ti, datat dhe vitet për të cilat flet, jan të para 5 apo 6 viteve. Ndërkohë që unë nuk kishte as dy vjet që isha liruar nga burgu atëherë kur mëbarrestuan. - pas kësaj pyetje që Pjetër Gjongjini i bëri dëshmitarit, prokurori, kryehetuesi dhe trupi gjykues ulën kokat. Pjetër Gjongjini vijoj fjalën.
- Mirë që dëshmitarin ndoshta e kan detyruar me hir, apo pa hir për të dëshmuar kundër meje duke e shtrirë kohën e bisedave, qëndrimit e bashkëpunimit bashkë në më shumë se pesë vite para se të arrestohesha herën e dytë duke komplotuar kundër Pushtetit Popullorë. Po më vjen keq të paktën për Prokurorinë, Hetuesinë dhe Gjykatën të cilët e dinë fare mirë se unë në kohën për të cilat bëhet fjalë në aktakuzë dhe në dëshmitë e dëshmitarëve, kam qenë në burg. Kishte më pak se dy vjet që isha liruar pas 25 vjet vuajtje dënimi deri ditën që më arrestuat. Të gjitha këto i keni të shkruara në dosje. Gjithsesi, ju i dini më mirë këto punë, mundet që edhe kohën e vitet t'i ndryshoni. Ç'tha Partia e nuk u bë?
Në këtë çast drejtuesi i trupit gjykues Kol Ballota u vrejt. U ngrit rrëmbimthi në këmbë, i ra me sa fuqi kishte me grusht tryezës, aq sa u dridh sikur binte tërmet.
- Pusho, i pandehur! Duhet t'a lajshë gojën me ujë e sapun një shekull të tërë kurë të nxherrësh fjalën Parti nga ajo gojë e fëlliqur. Nuk të lejoj që të tallesh. Ulu!
Pas këtij urdhëri, Pjetër Gjongjini u ul në vendin e tij mes policëve duke heshtur. Pas kësaj Prokurori i çështjes pasi lexoj akt-akuzën, lexoj pretencën e cila e dënonte me vdekje për agjitacion e prpogandë dhe komplot për përmbysjen e Pushtetit Popullorë.
Pas mbajtjes së pretencës nga prokurori, drejtuesi i trupit gjykues Kol Ballota j'a dha fjalën të pandehurit Pjetër Gjongjini për të fundit herë.
Edhe pse e dinte se gjithçka kishte marr fund pasi gjykata në vendimin final nuk do t'a ndyshonte vendimin që shpalli në pretencë prokurori, Pjetër Gjongjini u ngrit në këmbë me pamje të qeshur dhe fisnike. Pasi hodhi vështrimin një copë herë të mirë nga salla, u drejtua nga trupi gjykues.
- Sa i përket akuzës, asnjë fjalë nuk qëndron. Këtë e din edhe populli që është këtu, pasi gati të gjithë më njohin, - në këtë çast në sallë u bë një zhurmë e lehtë pasi njerzit po flisnin mes tyre, - gjithsesi kështu qënka e shkruar. Por kam vetëm një pyetje. Pse nuk i dënoni edhe dëshmutarët për dëshmi të rreme, ashtu siç e cituat edhe ju kur j'u dhatë fjalën për të dëshmuar kundër meje? Ata u betuan se do të thoni vetëm të vërtetën.
Në këtë çast salla gumzhiu pasi të pranishmit e dinin shumë mirë se ata po gënjenin ditën për diellë. Pjetër Gjongjini nuk kishte as dy vjet që ishte liruar nga burgu pas 25 vjetësh ditën kur e kishin arrestuar, ndërsa dëshmitarët aktivitetin e tij kriminal e shtrinë 5-6 vjet kohë me vitet dhe datat që ata përmendënin në dëshmitë e tyre. Të gjithë e dinin se asnjëri nga ata nuk i shkelte n'derë, e jo më që t'a takonin në burg, apo për më tepër të fliste me t'a për komplote për të përmbysur Pushtetin Popullorë.
Pas kësaj pyetje që Pjetër Gjongjini j'u bëri për dëshmitarët, Kol Ballota u ngrit përsëri rrëmbimthi në këmbë i bërë flakë i kuq në fytyrë. Kësaj radhe i ra me shuplakë tavolisës dhe kur po largonte pëllëmbën, mbulesa e kuqe me disa dosje ra përdhe. Edhe këtë radhë salla gumzhiu, por jo nga fjalët, por nga të qeshura të mbytura histerike. Pasi u vu rregull në sallë, gjykatësi popullorë Kol Ballota nisi të fliste me zë kërcënues që ushtonte sikur dilte nga honi i një pusi të thellë natyrorë.
- Edhe në çastet e fundit kur jan duke dredhur bishtin, armiqtë e Partisë dhe të Pushtetit tonë Popullorë vjellin vrerë kundër nesh. Shpifin çdo llojë intrige e fjale për të njëllos dëshmitarët në shenjë hakmarrje. Këta njerëz vigjilent të cilët punojnë natë e ditë me syrin pishë e barutin thatë për të mbrojtur Partinë tonë të lavdishme dhe Pushtetin e sajë Popullorë nga armiqtë e brendshëm dhe jashtëm.
Pas kësaj fjale, Kol Ballota ftoj edhe dy pjesëtarët e tjerë të trupit gjykues për të marr vendimin. Pas një gjysëm minuti ata j'a dhanë fjalën Kol Ballotës si drejtuesi kësaj trupe gjykuese për të lexuar vendimin që e dënonte me vdekje, me pushkatim Pjetër Gjon Gjinin. Ekzekutimi i vendimit u bë pas dhjetë ditësh.

DËRGOI: