Preng S. Gjikolaj
Asht Flamur I Gdhen Me 12 Yje
Slitës Mirditës
Kah le dilli atje n'dhè t'Mirditës,
n'male, kodra e lugina t'thkella.
Ngrihet flamuri i dheut Selitës,
përkrah Oroshi, Rraza e Thkella,
deri atje n'kufi t'Matit e Dibrës.
Dheu Mirditës me 12 flamurtarë,
si 12 Apostujt e t'Birit Zotit
kjo Selita prin e parë,
n'treshet funit t'qujtun t'Ohrit.
Me djem si yje e cuca si hana,
me burra t'zot, e pleq kuvendarë.
Me gra t'fisëshme e nuse si zana,
nër 12 katunet e tua shpërndarë.
Katër katunet e Pesëdhjet Shpijave,
Kurbnesh, Lkunë, Mërkurth e Kumbull
n'Kurbnesh u ngulën t'parët.
Ardhun nga Shoshi Dukagjinëve.
I than... Nal! Sorokolit t'Anadollit,
Ktu ka ven veç për ne shqiptarët.
Shumë shpejt ngritën dhe shpinë e Zotit,
Kishën e Shëlbumit e vorret e tyne,
atje poshtë n'kufi t'Thkellës qëmotit.
Morën komandën e flamurtarit t'Selitës,
si yll drite i prinë nër 12 flamujt e Mirditës.
N'zemër t'Selitës kah rrjedh e kaltër Uraka,
shtrihet Kurbneshi n'fusht Mëlsishtit.
I rrethue nga tri male t'nalta,
Mulli, Didhja e Valmori me gurin e Gjonit.
Atje nalt ku maron Gryka Selitës,
shtrihet Mërkurthi n'fushë e luginë.
Prej ku len Uraka e deri n'kufi t'Dibrës,
ktu ka edhe shpellën që lindi njerzinë.
Ma nalt Kumbulla me ujë krojesh qelibarë.
Me kulla t'hapuna për miq e udhëtarë,
shtri deri nalt n'kamët e Kunorës naltë.
Atje ku buron uji kurativ i Kroit Bardhë,
që kuron t'gjithë njerzinë me lëngatë.
Teposhtë melodioze grykës moçme t'Selitës,
rrjedh e kaltër me ujë t'borës e troftë pikaloshe Uraka.
Thkellë nan dhè rrjedh lumi Shutrejës,
nëpër shpella, puse e guva t'gjata.
T'dyja ushqye nga borë e Mullit, Didhes e Kunorës.
Varun teposht Barnës shtrihet Lkuna,
me livadhe t'blerume, ara e bashtinat.
Me gurë t'gdhenun t'bardhat kulla,
asht ma e madhja n'Pesëdhjet Shpijat.
Nër kamët e Trangës e t'Qafës Kishës,
midis Lufajve, Lkunës e Tharrit,
shtrihen Bardhajt, vrrini Selitës.
Me burra t'zgjut e trima t'barutit,
që kan nal dhe pashën e Stamollit.
N'shpin t'Trangës e deri n'kufi t'Matit,
shtrihet Lufaj ma i madhi Selitës.
Ka rrit burra edhe t'luftës e t'kuvenit,
që u asht ni zani dhe jasht Mirditës,
kah i kan pri luftës për lirinë e dheut shqipes.
Zajsi moçëm shtri brigjeve t'Urakës,
që n'kufi t'Kurbneshit e deri n'Zall t'Hotit.
Me vrri Tharrin që shtrihet n'kufi t'Thkellës,
e bjeshkë ka hurdhat e livadhet e Valmorit.
Daçi varun majë shpatit t'Valmorit,
me kulla t'nalta vu majë shkrepash.
Ashtu qëndrojn krenare që motit,
kur gumzhinin nga kuvende burrash.
Lami Madh atje nalt n'Valmorë,
me kulla-fortesë me gurë t'gdhen naltu.
Me burra e djem trima tipik malsorë,
çdo armiku i kan dal n'ballë pa u dorzu.
Mes Valmorit e Dejës Macukullit,
rrjedh Flimi me ujë t'kaltër qiellë pranverorë,
me troftën pikaloshe që vallzon n'shkulma t'ujit.
Rrjedh vrullshëm drejt lumit t'Matit,
ushqye nga bora e kristaltë e shkri n'Kunorë.
Zalli i Gjoçajt me Melthin e Kolecit,
shtrihen krenarë luginës Flimit t'kaltër.
Me kullat n'gurë t'gdhen, brez mas brezit,
kan lind e rrit djem, cuca, gra e burra për çdo votër.
N'mes luginave t'Flimit e t'Urakës,
atje teposhtë deri n'kufi t'Matit.
Shtrihen Gjoçajt ma i bukuri i Selitës.
Me kulla n'gurë t'gdhen n'katër anët.
Ka lind burra trima që i kan dal zot tan Mirditës.
Kjo Selita e Mirditës, mulu me livadhe e pyje,
me lumej e kroje me ujë kurativ e t'pastër qelibarë,
me nantokë t'pasun me krom, bakër argjend e arë.
Asht flamur i gdhend me dymbëdhjet yje.
Asht parajsa që ka ngrit Zoti n'dhetë shqiptarë.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Venlinja Ime
- Lumit T’urakes
- Vendlindjes
- Hana E Venlinjes
- Gjuha Shqipe
- Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
- Daradania E Pamvarun
- Prezantimi
- Vjeshta
- N'mes T'oqeanit T'pa Busull, T'pa Rrema.
- Kush E Solli Dorentinën Dhe Kush Po Çmallet
- Dashtnia E Vërtetë
- Kur Malli T'marrë Për Mu
- Unë Jetoj, Vetëm Me Ty
- Dimni
- Zilja E Ores Së Fundit Të Mësimit
Komente 0