Preng S. Gjikolaj
Pantallonat
Ishte java e parë e janarit. Kishim edhe një javë pushime dimërore të cilat zgjatnin dy javë. Ai janarë kishte nisur me borë dhe temperatura të ulta. Trashësia e borës i kalonte 40 cm, vende-vende kishte vajtur edhe mbi një metër e gjysēm pasi e kishte lëvizur era veriore e cila nuk po pushonte ndonse binte edhe borë me intesitet.
Aty nga ora gjashtë e mëngjesit u dēgjua një e thirrur. Ende nuk kishte zbardhur, por nga bardhësia e borës mund të shihje derdiku, ndonse ende binte borë e shoqëruar nga era veri-lindore. Disa qen po lehnin. Tek shtëpia e parë buzë rrugës qeni po lehte i egërsuar, pasi siç duket njeriu që thërriste ishte aty afër. Zëri ishte i Lleshit, korierit të i cili ishte ngarkuar për të lajmëruar fshatin pasi do grumbulloheshin njerëz për pastrimin e rrugës së elektrovozit nga bora që kshte rënë gjatë natës.
Reshjet intesve të botës të shoqëruara me erë të fortë kishin bllokuar rrugën e trolesë. Kështu quhej rruga me shina që lidhte galerinë kryesore të minierës me piacalen e fabrikës së pasurimit, aty ku shkarkohej minerali. Drejtoria e ndërmarrjes kishte kërkuar ndihmë nga organizatat shoqërore dhe nga kooperativa bujqësore për të organizuar një aksion të shpejtë pët të pastruar rrugën e trolesë pasi ishte ndalur prodhimi i koncentratit, çka do të ndikonte negativisht në realizimin e planit.
Menjëherë u dha alarmi dhe të gjithë me lopata në krah u turrën tek rruga e cila ishte rreth gjysëm ore larg. Me grupin e të rinjëve shkova edhe unë. Ishm katër shokë që ishim bashkë në vitin e dytë të shkollës së mesme që po punonim sē bashku. Me grupin tonë ishin edhe disa të rinjë që punonin në fabrikë. Pasi mbaruam aksionin, të gjithë u nisën nëpër shtëpia. Reshjet e borës ishin ndëtprerë dhe qelli kishte nisur të kthjellohej, por era ishte forcuar shumë duke i ulur tepmperaturat ndjeshëm, ndonse kishte rënë edhe dielli aty ku po punonim ne. Së bashku me Gjergjin njërin nga shokët e mi të klasës, që ishim edhe shokë të ngushtë, morëm rrugën për në qytet. Pas nesh erdhën edhe dy të rinjë që punonin në fabrikë dhe që banonin në atë qytet. Gjatë rrugës dy të rinjtë Eduarti dhe Maksimi u bashkuan me ne dhe të katër bashkë shkuam në qytet duke hyrë në restorant për të pirë diçka sa për t'u ngrohur.
U ulëm të katër në një tavolinë në qoshe të restorantit të cilën e gjetëm pa njeri. Thirrëm kamarieren për të porositur dhe fatmirësisht erdhi në çast. Shpesh herë këto kamarieret t'a sjellin shpirtin nē majë të hundës pasi të linin të prisje gjatë edhe pse mund të ishin të lira. Maksimi me Eduartin porositën nga një kafe e konjak ndërsa unë me Gjergjin nga një ponç portokalli.
Shiko, shiko! - Foli Maksimi. - Ne pandehëm se jeni burra, ndërsa ju n'a porositët pije të embla grashë. O zot, o zot, me kë shoqërohemi edhe ne, o Edi. Me kalamaj.
- Mos u vë faj, o Maks. Në shkollë e kan të ndaluar rreptësisht alkoolin e duhanin. Po i zunë, rrezik se i përjashtojnë fare. - Tha Eduarti.
- E di, e di! O Edi! Bëj shaka se jemi shokë bashkë dhe këta nuk ma marrin për kapital. - Foli Maksimi me të qeshur. Më pas shtoi. - Afrohuni pak afrohuni. Nuk kan faj jo! Këta kamarierët dhe banakierët të gjith jan spiunë.
* * *
Eduarti dhe Maksimi i kishin kaluar të tetëmbëdhjetat, ndërsa unë dhe Gjergji ende nuk i kishim mbushur të gjashtëmbëdhjetat, por me Eduartin dhe Maksimin rrinim shepesh herë bashkë, kësisoj kishim krijuar njēfarë shoqërie, ndonse ata nuk e kishin nisur fare shkollën e mesme. Ata menjëherë pas mbarimit të klasës së tetë kishin nisur punë në fabrikën e pasurimit të mineralit.
Eduarti dhe Maksimi ishin dy djem të rinjë mjaft të sjellshëm. Ata nuk preferonin të shoqëroheshin me njerëz dosido, ndaj edhe kishin nisur që të shoqëroheshin vetëm me ne, ndonse ishim dy vite më të vegjël. Kishin rreth katër vjet që punonin në fabrikën e pasurimit të mineralit, që kurë kishin mbatuar klasën e tetë.
Maksimi rridhte nga një familje me origjinë nga rrethinat e Korçës, ishte fëmia i parë. I ati i tij që i ri kishte ardhur në këtë zonë, që kurë kishte nisur ndërtimi i fabrikës së pasurimit. Ai kishte mbatuar shkollën teknike në Tiranë si elektomekanik kurë ajo drejtohej nga amerikanët dhe këtu në fabrikë punonte si elektriçist. Maksimi dhe dy fëmijët e tjerë kishin lindur në këtë qytet të vogël minatorësh dhe pasuruesish.
Eduarti rridhte nga një familje dibrane. I ati ishte murator në profesion. Që fare i ri kishte ardhur në këtë zonë ende pa u themeluar qyteti. Në fillim kishte punuar në ndërtimin e barakave në fillimet e minierës dhe më pas kur kishte nisur ngritja e qytetit kishte punuar si murator në ndëtmarrjen e ndërtimit. Pas themelimit të qytetit i ati i Eduartit kishte kaluar në komunale, ku vazhdon të punojë edhe sot e kësaj dite. Ata banonin në një hyrje pallati. Familjet e tyre shkonin shumë mirë njëra me tjetrën, më mirë se të ishin vëllezër. Po ashtu edhe Maksimi me Eduartin ishin shumë të lidhur mes tyre, sikur të ishin vëllezër binjak.
* * *
Eduarti me Maksimin ishn veshur me uniformën e punës, me pantallona e xhaketa bluxhins, çizme dhe peliçe blu të mbushura me pambuk dhe në kokë nga një kokore të murrme leshi.
Gjatë bisedës e pyeta Eduartin.
- A i keni marr rrobat e punës për këtë vit?
- Po! - tha ai. - pse po më pyet.
- Nëse i ke ndonjë palë pantallona të reja nga këta bluxhinset dhe nëse biem në ujdi për çmimin, a mund të m'i japësh?
- T'a bisedojmë një herë, ndoshta bëhet, - tha Eduarti me gjysëm zëri.
- Ëëë! - i'a bëri Gjergji.
- Çfar do! - i'u drejtua Maksimi ati.
- Jo, jo asgjë, por dëgjova këta dy horrat teksa po bisedojnë, më duket se po bëjnë një pazarë. - foli Gjergji duke vënë buzën në gaz.
- Çfar pazari o Gjergj? - Pyeti Maksimi.
- Pazarë pantallonash bluxhins më kapi veshi, o Maks - tha Gjergji.
- Po ti o Gjergj, a do ndonjë palë? T'i gjenë shoku yt të reja fringo, sapo i kam marr në magazinë - i tha Maksmi Gjergjit me zë të plotë.
Pas një pauze të shkurtër që u shkaktua nga kamarieria e cili na solli porositë, fjalën e mori Maksimi.
- Ky spurdhjaku këtu ka shok magazinierin dhe na i ka gjet rrobat e punës shumë të mira - tha Maksimi duke hedhur shikimin drejt Eduartit. - Si thua o Edi, a t'iua japim nga një palë pantallona këtyre shokëve tanë? Këta jan njerëz me shkollë ndaj edhe e dinë më mirë se ne se çfar është moda.
- Eee! Mirë mirë, sikur nuk e di ti Maks se çfar është moda. - Foli Eduarti njëkohësisht duke i rënë me dorën e djathtë lehtas shpatullave.
- Afrohuni pak afrohuni - na e bëri me shenjë Maksimi.
Pasi u afruam gati kokë më kokë në tavolinën ku ishim ulur, ai foli me gjysëm zëri.
- A keni parë në televizor tek italiani reklama, apo jo? A e dini kush jan reklamat?
- Jooo! - U përgjigjëm njëzëri së bashku me Gjergjin.
- Nuk ka mundësi - foli me shprehje habie Maksimi. - Unë dhe Eduarti ende nuk i kemi ble televizorat se nuk kemi mundur me i marr deri tani autorizimet, por duke parë televizor tek shokët tanë kemi mundur që të mësojmë shumë gjëra nga kanalet italiane. Gjergji e ka televizorin në shtëpi. Si paska mundësi që stroma juaj të mos e ketë kalu tek italiani?!
- Televizorin e kam, por nuk më len plaku me e prek, e jo ma me e kalu tek stacionet e huaja - tha Gjergji me zë të ulët sa mezi e dëgjuam.
- Hëm! - i'a bëri Maksimi. - Ndoshta, ndoshta. Pali, babai i Gjergjit është komunist përnjëheri me Leninin, ndërsa Pjetri nuk ka televizor në shtëpi dhe vetëm tek Gjergji mund të shikojë.
- Tek shpia e Gjergjit nuk mund të shkojë Pjetri, o Maks, mos i'a fut kot. - Ndërhyri Eduarti. - Ti e di si e ka biografinë ky trapi, - e ngriti pakëz zërin Eduarti, njëkohësisht duke hedhur shikimin tek unë, - pavarsisht se jashtë rrinë bashkë.
- Se mos i tregoni njeriu se i'u tham unë e Eduarti që shohim televizor tek italiani, se na del punë bashkë - tha Maksimi. - Po na kallxutë ju ne edhe ne do t'i themi drejtorit të shkollës se keni pi konjak e duhan me ne këtu në restorant shpesh herë. A e shikoni se klubi është plot me njerëz dhe kemi mundësi me i gjet disa dëshmitarë.
- Jo ore jo! - I'a priti shpejt Gjergji Maksimit, - mos u shqetësoni. Ne jemi shokë bashkë.
- Reklamat - tha Maksi - jan sekuenca filmike ku reklamohen produktet ushqimore, veshmbadhjet etje, pra edhe rrobat e stinës të modës fundit. Tek reklamat ushqimore, sidomos tek pijet më pëlqen shumë reklama e koka-kolës. Keni parë koka-kola?.
- Jooo! - përgjigjëm unë e më pas edhe Gjergji.
- Është pije freskuese. O trapa! Thonë se ka kokainë brenda. A e dini çfar është kokaina? - Tha Maksimi.
- Jo! Nuk e dimë - u përgjigja unë.
- Po çfar dini ju, o palla, apo vetēm me hangër buk. - N'a u drejtua Maksimi. - Është drogë, prodhohet nga një bimë që quhet "koka", ajo rritet kryesisht në Amerikēn Latine. Drogën e përdorin jashtë shtetit të rinjtë. Thonë se kushton shumë dhe se ata që e tregtojnë po i zunë i fusin në burg. Thonë se po e përdore të bën të fortë dhe më të zgjuar, sidomos me gjujt femra. Thonë se është si mielli i bardhë special i grurit dhe se merret me hundë.
- Ku i ke mësuar të gjitha këto? - E pyeta unë Maksimin.
- Eheee! I kam pa në filma me mafje tek italiani. Këto i din edhe Edi, por ky është shumë finok e nuk flet.
- Ti Maks i din më mirë se unë, - i'u drejtua Eduarti Maksimit. - ky i sheh kanalet e italianit kur shkon në Durrës tek daja i tij. Ai ka televizor me ngjyra dhe gjithçka shikohet më mirë se në kinema filmat me ngjyra. Kam qenë edhe unë disa herë me këtë rrugaçin tek daja i tij. Atje televizori kap shumë stacione italiane, sidomos verës. Ç'far nuk kemi pa.
Pasi shikoj rreth e rrotull Maksimi vazhdoj bisedën e reklamave.
- Më të mira jan reklamat e rrobave, sidomos ato të të brendëshmeve të femrave. O Zot! Jan me t'a hjek trurin. - tha Maksimi duke i rënë me gishtin tregues lehtas tëmzës së kokës së tij. - Dalin femra si yje. As në ëndërr nuk i keni parë. Dalin të veshura me mbathje të vogla me ngjyra e të ngushta sa një rrip i hollë, sa as zogun nuk i'ua mbuljon krejt, aq sa fletët e tij duken qartë në të dya anët e rripit të tyre.
- Unë me Gjergjin i'a kishim ngulur sytë Maksimit aq sa pothuajëse kishim humbur në botën e tij.
- A e keni parë ndonjëherë zog femrash? Me ju e kam, o trapa.
- Kur tha këto fjalë Maksimi e ngriti pakëz zërin, kjo sikur më përmendi.
- Çfar? - i thashë unë.
- A e dini kush është zogu i femrave, o palla.
Unë me Gjergjin nisëm të qeshnim, ndërsa Maksimi vijoj bisedën.
- Po sytinat. O Zot! Si jan. Jan me ngjyra nga më të mahnitëshmet dhe femrave i'u mbulojnë vetëm majat e cicave. A e dini si i kan cicat femrat e rekkamave? O Zot si i kan. Si tollumbace, e jo si ato të shoqeve tuaja të klasës që i kan sa një mollë e egër, që mezi i'u duken në verë poshtë grykses.
- Po rekamat e pantollonave të modës fundit, a i keni parë? - tha Eduarti. - Jan bluxhinse tub, e jo si kjo moda që ndjekim ne me pantallona të gjëra në fund.
Ende nuk i kishim mbaruar pijet që kishim porositur kur na vjen kamarierja e na kërkon që të paguanim dhe të dilnim pasi kishte ardhur orari i mbylljes së restorantit për paradite. Pothuajëse i gjithë lokali ishte zbrazur. Të katër u çuditëm se si kishte kaluar koha. Historitë e reklamave që na tregoi Maksimi na zhytën në imagjinatë, aq sa mendova se isha në ëndërr, e jo në klub me shokë.
Sapo dolëm nga restoranti të katër bashkë nisëm të ecnim ngadalë sikur të ishim në xhiro e jo në akull e borë.
Unë i pari e hapa bisedën.
- O Edi! - thirra unë - si t'a lëmë për punën e pantallonave bluxhins të punës?!
- Fol pak me të madhe o Pjetër se nuk po më len era me ndigju - foli Eduarti me zë të lartë.
- Si t'a lëmë për pantallonat, do m'i japësh?
- Po ore po! - u përgjigj Eduarti.
Në këtë kohë u kthye nga unë Maksimi dhe tha.
- Pa ndaluni pak dhe të mbështetimi pas murit të mapove se na thau era. Aty të vendosim se na nxori pak heret sot nga lokali kamarierja. Na nxori pa mbaruar bisedën për pantallonat bluxhns që doni ju modistat.
Menjēherë morëm kthesën dhe u mbështetëm pas murit. Aty nuk na rrokte era dhe rrezet e diellit nisën të na ngrohnin disi.
- Ne do t'iua japim nga një palë pantallona - tha Maksimi, por i'u duhet edhe një copë për shtojcën e zgjerimit të këmbëve të pantallonave. Futet si punë trekëndëshi.
- E kemi pa se si dalin tek pantallonat tuaja, por nuk di se ku do t'a gjejmë copën për shtojcë - thashë unë. - gjithashtu n'a duhet edhe për xhepat pas. Duam t'i bëjmë me dy xhepa pas, ashtu si moda që keni parë ju në televizor tek italiani. Veçse jo tub tek këmbët por të gjërë pasi biem direkt në sy dhe na qesin punë tek shkolla. Rrezik që mua të më përjashtojnë fare. Edhe Gjergjin pa një paralajmërim të fortë nuk e lënë jo. Le që Gjergji e ka plakun shumë të rreptë për këto gjëra. Po i'a pa në atë far feje pantallonat, rrezik se i'a djeg fare. - thashë unë, njëkohësisht duke e parë në sy Gjergjin i cili po dëgjonte me vemendje fjalët e mia.
- Mos u shqetësoni - shtoi Maksimi - pse jemi shokë?! Do t'iu jap një xhaketë falas. Ajo i'u del të dyve edhe për trekëndëshat e këmbëve edhe për xhepat pas.
- Si t'a lëmë, a t'vijmë pasdite e t'i marrim? - I thashë unë.
- Pse pasdite?! - m'u drejtua Maksimi - Ejani tani e merrni dhe me këtë rrugë çojini tek rrobaqepësi. Mos i çoni tek rrobaqepësia e shtetit, por çojini tek Nikolli, tek shpia e tij. Ai është mjeshtër dhe i'ua qep sipas qefit tuaj. Edhe për këtë mos i tregoni njeriu, ëëë!
- Jo, jo! - i thashë, njëkohësisht duke i'a bërë edhe me kokë shenjën mohuese.
- Po ne tani nuk i kemi paratë me vete - foli Gjergji.
- Ne jemi shokë o Gjergj, n'a i sillni kurë t'i keni, nuk prish punë - i'u drejtua Eduarti, Gjergjit.
- Do t'iu sjellim nesër! - Thashë unë.
- Edhe unë. - Shtoi Gjergji.
- Ejani tani me ne, merrni dhe çojini drejt e tek Nikolli. Paratë i don ai kurë t'i merrni. Ai nuk i'ua vonon. Kur të nisni shkollën, që ditën e parë t'i keni veshur. - tha Maksimi duke më rënë me dorë lehtas shpatullave që të shkonim.
* * *
Dita e parë e shkollës pas pushimeve të janarit ishte e kthjellët dhe me një erë të lehtë. Temperaturat ishin disi të ulta pasi vendi ende ishte i mbuluar nga bora ndonse trashësia e sajë ishte përgjysmuar gjatë ditëve të fundit.
Unë me Gjergjin atë ditë vajtëm në shkollë më heret se zakonisht. Kështu bënim gjithmonë kur nisnim mësimet pas pushimeve. Atë ditë kishim veshur pantallonat e bluxhinsit që i morēm tek Maksimi e Eduarti. Rrobaqepësi e kishte shkrirë talentin e tij duke na i qepur sipas porosisë dhe përshtatur për trupi në mënyrë speciale. Të gjithë shokët dhe shoqet e klasës u habitën kur na panë me ata llojë pantallonash bluxhins të qepur aq mirë.
- Ku i keni qepur këta pantallona, në Titanë? - Më pyeti Artani shoku i bankës.
- Po! - i thashtë - atje kemi një shokun tonë dhe na ndihmoj.
- I gëzofshi! - na uroj ai. - Me të vërtetë qenkan të kohës.
- Ju falrminderit! - I'a ktheva unë. Jan mirëboll, me dok rrobesh pune i kemi qep, vetëm sa i kemi përshtat për trupi.
- E shoh, e shoh, - tha Artani njëkohësisht duke m'u afruar. - Kundes se do t'iu padisi direkt tek drejtori Arbeni, ai është edhe sekretari i rinisë.
- T'a thashë një herë o Artan! - fola unë duke e ngritur zërin si me nerva.
- Kemi marr nga një palë pantallona pune dhe i kemi qep për trupi pasi origjinal na binin të mëdhaja.
- E mirë, mirë! Më fal se të thashtë. - u përgjigj Artani njëkohësisht duke vajtur në rrjesht pasi në atë çast ra zilja.
Edhe unë e kisha një parandnjenjë të keqe dhe isha penduar se pse i kisha qepur ata pantallona bluxhins me atë modë. Të paktën të mos i'ua kishim vendosur xhepat pas. Edhe Gjergji ashtu si unë i'u përgjigjej atyte që e pyesnin.
Gjatë rrugës kur po vinim për në shkollë Gjergji më tha.
- O Pjetër! Me than të drejtën e kemi egzagjeruar shumë me modën e pantallonave, na e bënë mendjen pordhë ata dy shokët tanë. Ata jan komod në punë dhe nuk e kan kërkesën e llogarisë të fortë si ne. Mua ende nuk m'i ka pa plaku, kam frikë se do t'mi djegi fare dhe mua do të më strugojë në zakon të vjetër me rript pantallonave.
- Të dalë ku të dalë. Sot po shkojmë me ta veshur në shkollë. - thashë unë, por kisha edhe unë frikën e sekretarit të rinisë se qysh sot do të n'a padiste tek drejtori.
- Mirë, mirë, -tha Gjergji, - por t'i do t'a keshë më të rëndë. Ty do të fajsojnë se më ke imponuar edhe mua si shokë që jemi bashkë.
Atë ditë mësimi vijoj si zakonisht dhe asnjeri nuk na trazoj. Pasi mbaruam mësim, kur nisëm të shpërndaheshim shumë nga shokët tanë dhe jo vetëm ata por edhe të klasave më larta na thanë se a mund t'iua gjenim kësi soj pantalllonash.
- Duro, duro ni herë. - i thashë, Paulinit, një shoku që ishte në vitin e tretë. - të shohim se ç'do të n'a thonë ne, pastaj flasim.
- Ç'far do t'iu thonë, - tha Antoni, një shok i kasës tonë. - A i'u panë, madje edhe drejtori kaloj afër jush dhe j'u përshëndeti me buzëqeshje. Tani u shpërnadamë për sot. Pasi sot nuk i'u trazoj njeri, as mos e vini ujtë në zjarr. Mos e vritni mendjen për atë punë, - e mbylli bisedën Antoni.
Pasdite vonë, aty afër muzgut më thirri Gjergji. Ai ishte ndalur afër zitit të shtëpisë sime nga ana e pasme. Sa i dëgjova zërin menjëherë dola.
- Hë mor Gjergj çfar ke?! - I tashë sapo dola jashtë prapa shtëpisë në atë anë që ishte ai.
- Hajde andej nga porta, nuk kam njeri në shtëpi, vijnë më vonë. Mos u shqetëso.
- Jo, jo! Nuk mund të vij brenda se nuk kam kohë. Po hade ti këtu tek unë. - më foli Gjergji me zë si të humbur.
- Çfar ke?! - i thashë unë. - Ke ndonjë hall, - njëkohësisht mora rrugën e dola nga porta.
Sapo i'u afrova Gjergjit ai më tha:
- Për fat të keq, sapo u ndave nga ti, u takova me babain i cili kishte dal se kishte një mbledhje ndonse ishte turni tretë. Sa m'i pa pantallonat veshur më "përgëzoi" për t'a dhe kthej me mua në shtëpi. Sapo shkuam në shtëpi më tha që të haja buk shpejt e shpejt dhe të shkoj për dru pasi i kishte prerë ca në pyllë sipër xhadesë, aty ku shkonim zakonisht. Kjo mua më bëri përshtypje pasi drutë i kishim afruar që në vjeshtë dhe nuk kishim nevojë.
- Po kemi dru baba, pse je munduar me pre të tjera, - i thashë.
- Bëj si të thashë! - më urdhëroj me kërcënim babai.
Unē menjëherë ndërrova rrobat dhe nisa që të haha buk. Hëngra shpejt e shpejt dhe u nisa për të dal me marr gomarin atje tek ishte lidhur për t'a përgatitur. Sapo dola jashtë pashë tym pas shpie, aty babai kishte ndezur një zjarr. Sapo u afrova aty. Ç'të shihja! Pantallonat e reja kishin marr flakë dhe po digjeshin ngadalë.
Në atë çast m'u duk se ajo flakë po më përpinte tërë trupin. Mbeta si i ngrirë. Më përmendi fjala kërcënuese e babait.
- Shko shpejt e më prit brenda!
E dija se çd'o më gjente, u mata që të ikja fare, por përsëri u pendova dhe shkova brenda. Sapo hyri babai brenda e pyeta.
- A të shkoj me i marr një herë drutë atje ku i ke pre pastaj të flasim për pantallonat.
- Cilat dru! Drutë e sat ëme! - Bërtiti babai aq fort sa u dridhën xhamat. Unë ngela si i ngrirë, tamam si një statujë.
- Ku i kishe marr ata pantallona rrugaçësh?! Ëëëëë?! - Bërtiti babai në kupë të qiellit. A e din se po të fusin në rrugë të keqe, more palaço. Me kë shoqërohesh ëëë?! E di unë. Ti shoqërohesh me atë Pjetrin e keq, djalin e Markut. A e din ti mor pis se kush jan ata?!
- Po i kemi fis baba, rri ndonjëherë me të. E kam edhe në klasë, - i thashtë babait.
- A e di more zagarë muti se atyre nuk u ve njeri në derë. Ata jan armiq të këti pushteti. Me ata ne i kemi sahanat e ndarë. - Ai në atë çast nxori rripin e pantallonave, njëkohësisht duke më bërtitur sa i hante gurmazi.
- T'i tregoj unë fisin e shokët ty, mos ki gajle! - Dhe më futi një strugim me rript, aq sa edhe tani po më djeg e dridhet i gjithë trupi.
- E dishem unë se kush jan ata, - po fliste babai me zë të lartë, - prandaj në mbledhjen e kēshillit në atë kohë këmbëngula që djalit të Markut mos t'i jepnim të drejtë studimi.
- Po ai baba i kishte notat gati të gjitha dhjeta, si mund t'a linit pa e tegjistruar në shkollë të mesme?
- Pusho të thashë! - bërtiti babai duke më dhënë edhe një shpullë të nxehtë. - E dia unë se kisha të drejtë. Pale, që edhe më kritikuan pas mbledhjes disa shokë tanë se unë e kisha inatë Markun, ndonse e kam në fis. E di unë se ata nuk e duan moralin socialist të shoqërisë tonë. A e shikon që edhe i biri pa u rritur ende nis rrugën e degjenerimit kapitalisto-revizionist. Po të fut edhe ty në ato baltra, por sa të jem gjallë unë, ti nuk do të marrësh atë rrugë. Tani shko e kap librat. Mos të të shoh më me atë Pjetrin e keq! - e mbylli babai leksionin a asaj pasditeje.
- Erdha që të them, mos i merr veshur pantallonat e reja në shkollë. Dëgjo mua. Sot nuk n'a than gjë, por ty as që do të falin. Do të qesin punë. Kam frikë se do të përjashtojnë fare. Është gjynah, je nxënësi më i mirë i klasës dhe nuk është mirë që t'a humbasësh shkollën për një palë pantallona.
- Po i kam të arnuar pak pas pantallonat e vjetër, o Gjergj. Më vjen turp me i marr në shkollë - i thashë unë.
- Më mirë me pantallona të vjetëra se sa me humb shkollën. Le që i ke shumë të mirë. Arnat pas t'i mbulon xhupi. Le që nuk duken, vetëm me i pa me vemendje. - e mbylli bisedën Gjergji njëkohësisht duke më përshëndetur me dorë.
- Natën e mirë! Bëj si të thashë, ëëë! - foli Gjergji duke u larguar.
- Natën e mirë! - I'a ktheva me gjysëm zëri dhe u ktheva e hyra brenda.
Atë janarë dita e parë e shkollës pas pushimeve i ra të ishte ditë e premte. Dita e parë e shkollës kaloj e qetë pasi nuk na trazoj njeri për pantallonat bluxhins të përshtatur paksa sipas modës. Problemi ishte tek Gjergji, të cilit i'a kishte djegur fare i ati.
Pas largimit atë buzmbrëmje të Gjergjit unë rashë në mendime të thella. Mendjen m'a kishte pushtuar dilema.
- "T'i marr të nesërmen veshur xhinsat në shkollë, apo të bëja siç më tha Gjergji"?! - Kjo pyetje ndaj vehtes po më mundonte shumë. - "Të veproja ashtu siç më tha Gjergji? Më dukej se do ulja veten para shoqërisë së shkollës, pasi të gjithë m'i kishin parë dhe më kishin uruar, ndaj do të dilja gënjeshtarë. Shokët dhe shoqet e shkollës do të pandehnin se unë e Gjergji i kishim huazuar ato pantallona sa për të shitur mend ditën e parë të shkollës dhe më pas do të vishnim pantallonat e dokut të thjeshtë me të cilët kishim nisur vitin e ri shkollorë në shtator dhe që tani kishin nisur që të griseshin. Shumica e shoqërisë tonë kishin blerë rroba të reja. Dikush xhup, e dikush pantallona. Edhe unë e Gjergji i kishim blerë, madje bluxhunsa të modës, që rrallëkush i kishte edhe në qytetet e mëdha, por kush do e besonte kur ne nuk do t'i vishnim më deri në mbyllje të vitit shkollorë. Po t'i vishja unë, përveç frikës së përjashtimit, më vinte keq edhe për Gjergjin. Atë e kisha shok për kokë. Kishim lindur për një javë. Ishim rritur pothuajëse bashkë, pavarsisht ndasive mes familjeve tona. Sa herë kishte ndenjur pa buk. Sa herë ishte rrahur brutalisht nga i ati, sepse shoqërohej me mua.
Pal Gegmarku, i ati i Gjergjit ishte një njeri shumë i ashpër. Kishte mbaruar vetëm shkollën fillore dhe më pas ishte sistemuar në punë në minierë. Ndonse ishte komunist, në minierë punonte vagonist. Ai ishte edhe antarë i këshillit popullorë të fshatit. Kohët e fundit ishte bërë përgjegjës turni, siç duket kjo përgjegjësi e vogël në punë e kishte bërë edhe më të ashpër ndaj rregullave të pamjes së jashtëme dhe sjelljeve jashtë moralit ideologjik të shoqërisë socialiste.
Gjergji pavarsisht se ishte rritur në një ambient të tillë të ashpër, ishte djalë i urtë, i sjellshëm dhe mjaft inteligjent. I pëlqente e reja. Vetëm me mua hapej. Një herë më pat thënë:
- "vetëm se nuk kam nga i'a mbajë se asnjë minut nuk rri më në atë shtëpi. Më dhimbsen motra dhe tre vëllezërit e vegjël. Babai i rreh brutalisht faj e pa faj. Merre me mend edhe tani që po mbush 16 vjeç më rreh. Shtëpia jonë është kthyer gati në një qeli gestapoje gjermane. Çdo ditë kërcet thupra e rripi. Na rreh e na lëvorzon faj e pa faj".
Atë natë pothuajëse nuk fjeta fare. U zgjova më heret se zakonisht. Babi u çudit kur më pa se u zgjova heret. I thashtë kam detyrat pa bërë. Duke u larë tek kroi që e kishim në fund të obortit, siç duket të ftohtit m'a kthjelloj mendjen. Ishte shumë ftohtë. Stërpikat e kroit i kishin veshur me vastakë akulli bartishtet rreth vendit ku rridhte uji. Aty për aty e vendosa. Thashë me vehte. "Të dalë ku të dalë. Do t'i marr veshur në shkollë pantallonat e bluxhinsit". Më dhimbsej Gjergji i cili nuk i kishte më pantallinat bluxhins, pasi i'a kishte djegur i ati.
Sapo hyra brenda menjëherë u vesha dhe pastaj mora disa libra e fletore dhe i vura para duke i hapur kot. Doja që të isha ulur kur të vinte babai brenda për t'u përgatitur për të vajtur në punë. Nuk doja që të m'i shikonte pantallonat. Nëna m'i kishte parë dhe më kishte bërë vrejtje.
- I paske prerë si shumë me modë ata pantallina, kam frikë se do të qesin punë tek shkolla.
Duke menduar se babai ishte nisur për në punë, futa menjëherë librat në çantë dhe u nisa për në shkollë më heret se zakonisht. Sa më pa nëna ajo më foli.
- Ky po shkon aq heret birë?
- Në shkollë! A s'e shikon që kam çantën e librave në dorë?! - Thashë unë.
- Po është ende heret. Le më që nuk ke hëngër edhe mëngjesin. Është edhe shumë ftohtë o birë dhe nuk bën që të dalësh pa buk. A t'a përgatis pak që t'a marrësh me vete e t'a hashë në pushmin e madh? - Më tha nëna njëkohësisht duke më rënë lehtas shpatullave.
- Mos ki gajle o nënë! Nuk jam në fillore që të marr buk me vete. Më tallin shokët e shoqet. Shumica e tyre vijnë nga fshatrat që jan edhe mbi një orë e gjysëm larg dhe nuk marrin buk me vete. - i thashë nënës dhe u nisa për në shkollë.
Sapo dola në oborr u ndesha me tim atë.
- Pa ndalu, ndalu pak, - më foli ai njëkohësisht duke më shikuar me vrejtje pantallonat. - Pa ktheu pak pas?
Unë bëra ashtu siç më tha babai.
- I paske qepur keq këta pantallona or birë! Ti e di se nuk lejohen me këtë modë. A i ke pa si jan ata që dalin në dyqanin e shtetit, ashtu duhet t'i kishe ble edhe ti. - Më foli babai.
Unë isha skuqur i tëri, por e kisha vendosur për të pranuar çdo sakrificë, madje edhe përjashtimin veç të mos turpërohesha para shoqërisë.
- O baba! Edhe dje i kam marr në shkollë dhe nuk më tha njeri gjë, madje edhe drejtori më përshëndeti dhe nuk më tha gjë edhe pse m'i pa këto pantallina veshur.
- Pa dëgjo or birë! - M'u drejtua babai. - Nuk të thonë gjë sot këta, por do t'a thonë nesër. Kam frikë se po t'u veshën do të përjashtojnë fare nga shkolla. A e di se mezi të kam regjistruar vjet në vit të parë. Gjithsesi tani je i rritur dhe në fund të fundit shkollën për vete e ke. Unë t'i thashë fjalët e mia. Ti bëj si të duash. - E mbylli bisedën babai dhe u nis për në punë.
E kisha ndarë mendjen për t'i marr xhinset e reja në shkollë, ndaj sapo babai kaloi lakun që ishte përballë shtëpisë tonë, u nisa për në shkollë. Atë të shtune shkova pak më heret se zakonisht. Nuk doja që të takohesha rrugës me Gjergjin pasi do t'i vinte keq që unë i kisha marr veshur xhinset e reja, ndërsa ai do të kishte veshur pantallonat e vjetër të dokut me të cilët kishte nisur vitin shkollorë. Ditën e parë të shkollës pas pushimeve dimrore unë dhe Gjergji e kishim nisur të veshur me pantallona bluxhins të rinjë të qepur sipas dëshirës tonë, ndërsa sot ai nuk i kishte më, pasi i'a kishte djegur i ati që dje pasdite.
Sapo kalova urën për fat u takova me disa shokë e shoqe të klasës që vinin nga fshatrat e zonës. Atë ditë ata kur kishin dal në xhaden kryesore kishin mundur që të hipnin në një makinë, kësisoj kishin ardhut pak heret. Me atë grup nxënësish kishte ardhur edhe Artani, shoku im i bankës. Sa më pa mua aty kaq heret u çudit disi por edhe u gëzua shumë pasi kishte hasur në vështirsi në detyrat e gjuhës shqipe, ndaj kishte kohë që të konsultohej me mua për t'i zgjidhur.
- Mirmëngjesi Pjetër! - M'u drejtua Artani. - Pse je nis kaq heret sot?
- Po ja, e mora vesh se ju kishit hipur në makinë, ndaj u nisa heret që t'iu prisja ju.
Artani qeshi me të madhe, po ashtu qeshën edhe të tjerët që na u afruan.
- Si me porosi më ke dal para sot, - tha Artani njëkohësisht duke më futur krahun që të largoheshim nga grumbulli i shokëve e shoqeve të tjerë. - Nuk kam mundur që t'a zgjidh ushtrimin e gjuhës. Ti e di se mezi e kam nxjerr 5 simestrin e parë. Kam frikë se më ven ndonjë katër presori dhe kështu rrezikohem me mbet fare.
- Mos u shqetëso, - i thashë - mbështetemi pas ati muri që të mos na kapi era dhe t'a zgjidhim bashkë.
Pasi e zgjidhëm ushtrimin shpejt e shpejt, Artani e futi fletoren në çantë dhe më ftoi që të niseshim drejt shkollës. Grupi i nxënësve që kishin ardhur me Artanin tashmë kishin mbërritur tek shkolla. Gjatë rrugës që na kishte mbetur deri tek shkolla, Artani m'u drejtua.
- Sa lakmi t'i kam këto xhinsa, i ke qepur shumë mirë.
- Po, po ashtu është, por nuk e di se si do të reagojnë mësuesi kujdestarë dhe sidomos drejtori i cili është shumë i rreptë, - i thashë Artanit.
- Ti me Gjergjin i kishit veshur edhe dje dhe nuk i'u tha njeri gjë. Tani është mbyllur ajo punë, - tha Artani duke më rënë lehtas shpatullave.
- Kam frikë Arbenin, sekretarin e rinisë, o Tan, se do të më padisë në drejtori. Që dje më ka pa me inatë, madje ai është i vetmi që nuk më uroj.
Atë të shtunë ndonse ishte ftohtë dhe në oborrin e shkollës kishte ende borë e akull, e zhvilluam fiskultutën e zakonshme të mëngjesit. Sapo mbaruam dhe po bëheshim gati për t'u futur në shkollë, më vje afër Gjergji dhe pasi më përshëndeti me një "mirmëngjes" të zbehtë më tha me zë pyetës.
- I paske marr veshur pantallonat e ri?
- Po! Pse?! - u përgjigja unë.
- Jo, jo. Ashtu kot. - tha Gjergji me zë melankolik dhe u radhit në mes të rrjeshtit, aty ku ishte më parë.
Tani e harrova fare brengën me të cilën po luftoja që mbrëmjen e djeshme për fatin që do të më priste për pantallonat. Tani e gjithë qenia ime ishte mbërthyer nga një melankoli për Gjergjin i cili ishte rrahur nga i ati dhe nuk i kishte më pantallonat e bluxhinsit me të cilët kishte nisur ditën e parë të shkollës pas pushimeve të janarit. Kjo ndjenjë melankolike për Gjergjin më kishte shpërqëndruar aq shumë saqë veç më përmendi Antoni duke më rënë lehtas me shpullë pas qafe, se po të isha i fundit në rrjesht do të ngelesha i vetëm si statujë në mes të oborrit të shkollës.
Orën e parë kishim histori kohe me mësues Reshitin, që e kishim edhe mësues kujdestarë. Mësues Reshiti sapo hyri në klasë, na përshëndeti duke na uruar fillim të mbarë të vitit të ri dhe të simestrit të dytë të vitit shkollorë. Ai nuk kishte mundur të vinte ditën e parë të shkollës për arsye familiare. Pasi na pyeti se si i kishim kaluar pushimet, na tha.
- Sot në pjesën e parë të orës së mësimit do të përsërisim së bashku disa pjesë të rëndësishme të mësimeve të kaluara që i kemi zhvilluar deri në mbyllje të simestrit pastaj do ti'u shpjegoj mësimin e ri.
Në bashkëbisedimin e përsëritjes, si gjithnjë më aktivi isha unë. Me zellin e madh që po ushtroja në përgjigjet e pyetjeve, siç duket po e bezdisja mësuesin ndaj ai më urdhëroj që të dilja para klasës dhe t'iu përgjigjesha disa pyetjeve. Teksa unë po i përgjigjesha pyetjeve të mësuesit, Gjergjin siç duket e bezdisi shoku i tij i bankës, ndaj ai reagoj me gjest duke e shtyrë, por njëkohësisht duke i folur me zë. Menjëherë mësuesi e ngriti në këmbë duke i bërë vrejtje dhe më pas e urdhëroj që të dilte para klasës që t'i përgjigjej edhe ai disa pyetjeve. Gjergji ishte një nxënës i mirë, por sidomos në histori ishte fenomen, ndaj siç duket e nxori mësuesi në tabelë që përgjigjet e tij t'i dëgjonte me vemendje e gjithë klasa.
Dalja e Gjergjit para klasës në mësim e vuri krah meje, kjo shkaktoi hilaritet në radhët e klasës. Mësues Reshiti mbeti i habitur nga ky reagim kolegtiv i klasës. Pasi i hodhi një vështrim vetes së tij, vështrimin e spostoj tek unë e Gjergji. Mua po më shikonte tek pantallonat me vemendje por pa bërë zë. Pasi mësuesi e largoi vemendjen nga ne të dy, i'u kthye klasës.
- Ç'patet? Ç'far nuk po shkon këtu? -
- Jo, jo, asgjë. - u përgjigj klasa gati në kor. Vetëm Arbeni ngriti dorën, siç duket donte të thoshte diçka, por mësuesi i tha se nuk do të nxirrte tjetër nxënës në tabelë pasi do të niste nga shpjegimi i mësimitvtë ri.
Siç duket klasës i kishte bërë përshtypje se si na koçidoj që të dilnim në mësim pikërisht unë dhe Gjergji të cilët ditën e parë të shkollës pas pushimeve dimërore e kishim nisur me pantallona bluxhins të modës, ndërsa ditën e dytë njëri nga ne nuk i kishte. Pas përgjigjes që mori në kor, mësuesi na e bëri me shenjë që të uleshim në vend dhe nisi nga shpjegimi i mësimit të ri.
Ngritja e dorës nga ana e Arbenit mua më ra si bombë. Ai ishte sekretari i rinisë dhe e dija saktësisht se ç'far do t'i thoshte mësuesit. Ai do t'i shpjegonte për punën e pantallonave tanë dhe kjo do të hapte diskutim. Për fat mësuesi pandehu se Arbeni donte të dilte në mësim ndaj e urdhëroj që të heshtëte.
Edhe dita e dytë e shkollës kaloj pa probleme për pantallonat e mia. Të nesërmen e kishim pushim pasi ishte e diele.
Sapo mbaruam mësim, në fund të oborrit të shkollës thirra Gjergjin i cili ishte nisur i vetëm për në shtëpi. Ai vazhdoj i qetë rrugën, pa m'u përgjigjur fare. Siç duket nuk donte të shkonte si zakonisht me mua. E mora me mend arsyen. Jo vetëm se e kishte porositur i ati, gjë që ishte e disata herë, madje edhe ishte rrahur brutalisht dhe përsëri ishte shoqëruar me mua, por siç duket ishte ofenduar. Duke qenë se edhe ditën e dytë mua nuk më tha gjë kush për pantallonat. Kjo punë kishte marr fund, nuk do të merrej më njeri. Ai me siguri kishte bluar në mendje se klasa në orën e historisë kishin qeshur me të dhe se ata kishin menduar se ai i kishte marr diku ata pantallona bluxhins sa për të shitur mend ditën e parë të shkollës, pasi unë shoku i ngushtë i tij i kisha qepur një palë të tillë. Klasa ende nuk e dinte se ata pantallona i'a kishte djegur i ati po atë ditë që i kishte veshur për herë të parë.
Sapo Gjergji nisi të zbriste poshtë drejt urës, unë e arrita dhe endala duke e kapur nga supi.
- Pse ike ashtu pa m'u përgjigjur o Gjergj?! - i fola, njëkohësisht duke i dal para.
- Sot dua të shkoj i vetëm në shtëpi. -tha Gjergji me gjysëm zëri duke më shtyrë lehtas që t'i hapja rrugën.
- Jo, jo o Gjergj! Edhe sot do të shkojmë bashkë në shtëpi. E di se ndoshta po të përgjon yt atë por sot është shumë e nevojshme që të shkojmë bashkë.
Gjergji nuk bëri zë por u nis krah meje.
- Mos u shqetëso o Gjergj. - i thashë. - sot do t'i biem nga pylli, e jo xhadesë si gjithnjë. Dua që t'i shmangemi syrit të babait tënd.
- Mirë! - tha Gjergji.
Gjatë rrugës i pari e mori fjalën Gjergji.
- Më mirë të mos i kisha qepur fare ata pantallona. Tani as ato nuk i kam dhe as shokët e shoqet nuk mund t'i bind se ishin të mitë. Ata pandehin se i'a kam marr dikujt sa për të shitur mend ditën e parë të shkollës pasi i kishe edhe ti. Por as unë nuk mund t'u them se m'i ka djegur plaku pasi më vjen turp. - e mbylli bisedën Gjergji i skuqur flakë deri në majën e veshëve.
- Më fal o Gjergj. E kuptoj, kam bërë shumë gabim që i mora sot ata pantallona. Më beso, nuk doja të lëndoja ty. Nuk e di se si m'u shkrep. Jo vetëm babai që më fol rëndë pasi ka frikë se më përjashtojnë fare, por edhe nëna më qortoi që të mos i merrja veshur se do të më nxirrnin punë, deri në përjashtim nga shkolla. Më beso edhe buk nuk kam hëngër sot në mëngjes. Doja të vija sa më parë në shkollë për të marr vesh se çfar do të më ndodhte. - e mbylla bisedën.
- Pa hë! A ndodhi gjë? Jo! - pyeti por edhe u përgjigj po vetë Gjergji.
Ai vazhdoi.
- Jam turpëruar fare. Lëre mos e pyet.
- Mos u mërzit o Gjergj. - e mora fjalën unë pasi u ulëm të dy në një gurë sipër xhadesë, sapo u futëm në pyllë. - Unë do t'ua shpjegoj që të hënën shokëve e shoqeve të klasës. Ata e njohin babain tënd. E dinë se si sillet me ju dhe se është strikt i normave të moralit socialist. Ta lëmë këtë bisedë tani, ta hajë dreqi, ta hajë! Të flasim për sportin një herë pasi pas pak ditësh nis faza e dytë e kampionatit. Harroi pantallonat tani. Do t'i gjej unë një palë. - e mbylla bisedën.
- E di se m'i gjenë, por nuk e kam ndërmend t'i qep një palë të tillë edhe të paktën për sivjet. Babai im është shumë i egër. Nuk dua që të përplasem më me të. Do të blej një palë në dyqan, si këta që kam. Lum si ti që nuk ke prindër si unë. Ti tani i vesh përditë xhinsat në shkollë. - e mbylli bisedën Gjergji.
Të hënën u nisa si zakonisht në shkollë me pantallonat bluxhins veshur. Gjatë rrugës u bëra me Gjergjin dhe shkuam si zakonisht bashkë në shkollë. Sapo mbaruam fiskulturën e mëngjesit Arbeni doli nga rrjeshti dhe së bashku me drejtorin u futën para nesh në shkollë.
Nuk ma mori mendja se do të merreshin me pantallonat e mia. Pandeha se Arbeni ka ndonjë punë personale me drejtorin ndaj hyra i qetë në klasë. Pas pak në klasë hyri drejtori me një cop gazete në dorë ku kishte diçka të mbështiellë që e vuri në tavolinë.
Sapo drejtori hyri në klasë ne u ngritëm menjëherë në këmbë.
- Mirmëngjesi! - na përshëndeti dhe n'a e bëri me shenjë që të uleshim.
Arben! - i'u drejtua sekretarit të rinisë që ishte në tavolinën e parë nga muri. - shko e thirre pak Reshitin që të vijë. Sapo mësues Reshiti bashkë me Arbenin hynë në klasë drejtori i'u tha që të rrinin afër tij, më pas ai shtoi.
- Shoku Reshit, nuk e keni fort në rregull klasën. Ke nxënës që po na sfidojnë hapur duke ndjekur modë dekadente borgjezo-revizioniste, si në veshje ashtu edhe tek flokët.
Pasi tha këto fjalë, ai menjëherë thirri emërn tim dhe dy shokëve të tjerë, Albanit dhe Fredit.
- Ju që i'u thirra emrat dilni këtu para klasës. - njëkohësisht duke nxjerr nga gazeta një palë gërshërë të reja.
Menjëherë e mora me mend se ç'do të ndodhte me pantallonat e mia. Tani lutesha me vete që të mos më përjashtonin për fare nga shkolla. Pantallonat i harrova fare.
- A i shikoni këta bukurosha. - e nisi fjalën drejtori. - E pandehin veten më të zgjuar se ju të tjerët, sidomos ky Pjetër Gegmarku. Ky përveçse se mban flokët me stil gangësteri, na paska qep edhe pantallonat me modë "Kaubojs". - foli me zë të ashpër drejtori njëkohësisht duke m'u drejtuar me gërshërë në dorë.
- T'i tregoj unë ty pantallonat e modës dekadente borgjezo-revizioniste tani. - dhe sapo tha këto fjalë, menjëherë m'i preu këmbët e pantallonave tek të qepurat deri sipër gjurit. Njërën këmbë e preu në të dyja anët e të qepurave. Pastaj po me ato gërshërë më futi nja tre-katër varra të mira sipër ballit, ndonse i kisha flokët e shkurtëra pasi i kisha qethur një ditë para fillimit të shkollës pas pushimeve. Po ashtu edhe Albanit e Fredit i'u futi nga dy-tri varra sipër ballit dhe më pas sapo uli gërshërët në tavolinë, drejtori rinisi fjalimin.
- Shkolla jonë nuk lejon degjenerimin e rinisë me moda e sjellje që bien ndesh me moralin tonë Marksist-Leninist. Rininë tonë rrevolucionare do t'a ruajmë nga infeksioni borgjezo-revizionist. Ne i'ua kemi treguar dhe do t'ua tregojmë vendin të gjith atyte që duan të na devijojnë nga rruga jone e ndritur drejt komunizmit. - e mbylli fjalimin drejtori. Pasi tha këto fjalë, ai na e bēri me shenjë që të uleshim.
Atë ditë e zhvillova mësimin me pantallona të grisura dhe varra në kokë. Albani e Fredi në pushimin e madh shkuan tek berberi dhe u qethën, ndërsa unë nuk dola fare në pushimin e madh.
E gjithë shkolla e mesme e kishte marr vesh se ç'kishte ndodhur me ne të tre, sidomos me mua. Kur dola nga shkolla kur mbaruam të gjitha orët e mësimit, shumë nga nxënësit u grumbulluan pranë meje dhe po më shikonin me vrejtje. Shumë syresh qeshnin, por kishte edhe nga ata që po u vinte keq.
Sapo dola nga teritori i shkollës, në qoshe të një pallati dykatësh më takoi Gjergji. Ai ishte shumë i mërzitur. Duke m'u afruar më tha.
- Shko tani drejt e tek Nikolli dhe t'i qepi pantallonat. Mos shko kështu në shtëpi. Ka njerëz gjithkund rrugëve dhe nuk bën të të shohin në këtë fe.
- Nuk thua keq. Po shkoj menjëherë. - thashë unë.
- Po të pres, besoj se nuk t'i vonon. Tani besoj se është në shtëpi. - tha Gjergji.
- Jo, jo! - mohova me kokë dhe me zë. - më mirë shko në shtëpi. Ndoshta vonohem dhe të flasin.
- Mirë, mirë. Nuk thua keq. Hajt pra mirëupafshim! - më tha Gjergji duke u larguar dhe duke më përshëndetur me dorë.
Pët fat të mirë e gjeta në shtëpi rrobaqepës Nikollin. Sa më pa, e kuptoj se ç'më kishte ndodhur dhe menjëherë më gjeti një palë pantallona për t'i veshur. I thashë që të m'i heqi edhe xhepat pas, pasi nuk do të m'i pranonin.
Nikolli m'i qepi shpejt e shpejt pantallonat duke u vendosur nga një tengel të jashtëm për t'mi forcuar që të mos më griseshin përpeni. Po ashtu i'u hoqi edhe xhepat pas. Nuk më vonoi më shumë se një gjysëm ore. Nuk pranoj që t'i jepja as lek. Më tha që kisha vajtur për hall. E falenderova dhe me hap të shpejt u nisa për tek berberi pasi kisha edhe kokën me varra.
Kur vajta në shtëpi për fat të mirë nuk gjeta njeri brenda dhe u ndërrova shpejt e shpejt pa rënë në sy. Pas pak hyri brenda nëna dhe e çuditur më pyeti.
- Si qenke qethur kështu or birë? I paske shkurtuar krejt flokët. Tani është edhe dimër dhe të mbërdhih koka. Le më që para tri ditësh i pate qethur. - përfundoi nëna.
- Eh moj nënë! Kështu ka dal moda sot. Më porositi drejtori që t'i shkurtoja kështu. - thashë unë me të qeshur.
- Nuk po i'ap dum or birë se çka po thua. Gjithsesi e di vetë.
Të nesërmen kur po shkoja për në shkollë, sapo rashë në xhade u poqa me Gjergjin.
- Mirmëngjes! - e përshëndeta dhe më pas i thashë. - Sa mirë që të takova këtu o Gjergj. Pa m'i shiko njëherë pantallinat, si mi ka qepur Nikolli.
- Pa rrotullohu pak, rrotullohu ti shoh. - tha Gjergji. - O sa mirë që t'i paska qepur. Krejt si ata të reklamave që jep televizori tek italiani që na tregoj atë ditë Maksimi, veç i'u mungojnë xhepat pas. - e mbylli bisedën Gjergji.
- Tallu, tallu tani ti me mua. Unë i qepa për hall e ti thua se i kam qep me modën e fundit. A se shikon se i kam hequr edhe xhepat pas. - i thashë Gjergjit me zë pak të lartë.
Sapo hymë në shkollë më thirri drejtori që ishte aty në koridor në katin e parë.
- Pa afrohu, afrohu këtu ti Pjetër.
Unë menjëherë i shkova pranë drejtorit. Ai më pa nga koka deri tek këmbët me vrejtje. Më pas më tha.
- Ju nuk hiqni dorë lehtë nga e vjetra si familje. E di unë. Mirë, mirë, shko në klasë.
- Unë menjëherë u largova dhe hyra në klasë duke u ulur në tavolinën time. Nuk vonoi as një minut kur në klasë hyri drejtori së bashku me Reshitin, mësuesin kujdestarë të klasës tonë. Drejtori mbante në dorë po atë gazetë që kishte dje ku kishte futur gërshërët. Menjëherë e kuptova se ç'do të ndodhte. Mësues Reshiti kishte vendosur majat e gishtave të dorës mbi cepin e tavolinës dhe po rrinte aty i shkujdesur me vështrim nga unë.
- Pjetër Gegmarku, dil këtu para klasës! - urdhëroi drejtori.
Unë menjëherë dola aty dhe u ktheva nga klasa. E ndjeja se isha skuqur e bërë spec deri në majë të dy veshëve pasi më digjte si prush fytyra. Drejtori menjëherë u kthye nga klasa dhe nisi fjalimin e tij.
- A e shikoni këtë fytyrë! "Dardha bie nën dardhë", thotë një fjalë e urtë popullore. Dje i'a grisa pantallonat se i kishte qepur në modën "Kaubojs", sot vjen me një modë tjetër më dekadente. Duke i përshtatur me flokët shumë të shkurtra që i ka qethur. Pjetër Gegmarku nuk e din se shoqëria jonë socialiste ua shtyp kokën "Gagarelasve" e "Kaubojsave". Nuk ka çka na duhet një nxënës i mirë në mësime dhe i urtë por me sjellje dekadente, me shfaqje të huaja borgjezo-revizioniste. - e mbylli fjalimin e tij drejtori dhe më pas mori gërshërët duke mi bërë shirita-shirita këmbët e pantallonave deri sipër gjurit.
- Shoku drejtor! - mora guximin dhe i'u drejtova ati. - Nuk i kam qepur për modë por për hall. M'i grisët dje dhe unë shkova dhe i qepa pasi nuk kam pantallona të tjerë. Ata që i kam më jan grisur, i kam me arna dhe nuk mund t'i marr veshur në shkollë. Po ashtu edhe flokët për hall i kam shkurtuar shumë pasi ju m'i bëtë me varra dje, ndonse i kisha qethur tre-katër ditë më parë.
- Lëri ato broçkulla, lëri. - e mori fjalën përsëri drejtori. - I kemi fajet ne që të kemi regjistruar në shkollë të mesme. Partia na e ka bërë të qartë. "Lufta e klasave duhet mbajtur ndezur. Armiku më i rrezikshëm është ai që të fshihet në gji". Ç'ti bëj moshës, se je ende pa i mbushut të gjashtëmbëdhjetat se do të kisha degtisur atje në shkollën e vagabondëve. Unë e di se heret a vonë do të përfundosh në burg. Tani shko e merr çantën, e sendet tuaja personale dhe zhduku përgjithmonë nga shkolla!...

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0