Preng S. Gjikolaj
Do T’kthehemi
Jem rrxue si shqipe me krah t’thyem,
T’godit nga shpata mizore e Moskovit
me trup, shpirt e zemër t’coptuem.
me fis, farë e vlla t’dam për s’gjallit.
Do t’krrusun nan vellon e natës.
t’natës zezë t’pa yje, t’pa hanë.
N’qetsi t’frikshme t’skëterrës.,
t’bindun si delja nan gërshanë.
Do t’mërthyem n’gojë t’ujkojës sllave,
t’ujkojës që me gjak kurrë s’u ngi.
Do t’reshtun me thuprën e përgjakme,
t’nxjerrëme n’rrah t’vdekjes, si gjithni.
Do t’shpërdam si ushtarë t’mundun.
T’pa komandant, t’uritun e t’pa zot,
Si pas tërheqjes nga beteja humbun.
T’rraskapitun e t’kredhun n’derte e lot.
Ende mbetëm si ma parë t’lavarun
t'u zgërdhi n’gojë t’klyshve t’unshëm.
T’lidhun me vargoj t’ndrushkun
pas qerres t’pa ndalshme t’kohës.
T’lidhun nga kalorsit e zi t'natës,
t’natës pis t'zezë, t’pa yje, t’pa hanë,
që sillen rrotull me vdekje n’durë.
Edhe mitologjik si Akili fitimtarë,
edhe modern hipikrit me zemërn gurë.
Ende zvarritna rreth mureve t’Europës,
nan kuben tonë t'qillit t’vra.
T’pluhunos nga pluhni kohës
që mbi ne ra, e po bie pa pra.
Por copat e shpirtit t’trungut tonë
me fjollat e randa t’pluhnit kohë
dot ngrihen fitimtarë, heret a vonë.
atje n'shpin ton, n’të blutën hapsinë.
Dhe zemrën gjakatare që ke n’themër
do të ta kthejm me deomos n’krahanorë.
T’godit nga shpata mizore e Moskovit
me trup, shpirt e zemër t’coptuem.
me fis, farë e vlla t’dam për s’gjallit.
Do t’krrusun nan vellon e natës.
t’natës zezë t’pa yje, t’pa hanë.
N’qetsi t’frikshme t’skëterrës.,
t’bindun si delja nan gërshanë.
Do t’mërthyem n’gojë t’ujkojës sllave,
t’ujkojës që me gjak kurrë s’u ngi.
Do t’reshtun me thuprën e përgjakme,
t’nxjerrëme n’rrah t’vdekjes, si gjithni.
Do t’shpërdam si ushtarë t’mundun.
T’pa komandant, t’uritun e t’pa zot,
Si pas tërheqjes nga beteja humbun.
T’rraskapitun e t’kredhun n’derte e lot.
Ende mbetëm si ma parë t’lavarun
t'u zgërdhi n’gojë t’klyshve t’unshëm.
T’lidhun me vargoj t’ndrushkun
pas qerres t’pa ndalshme t’kohës.
T’lidhun nga kalorsit e zi t'natës,
t’natës pis t'zezë, t’pa yje, t’pa hanë,
që sillen rrotull me vdekje n’durë.
Edhe mitologjik si Akili fitimtarë,
edhe modern hipikrit me zemërn gurë.
Ende zvarritna rreth mureve t’Europës,
nan kuben tonë t'qillit t’vra.
T’pluhunos nga pluhni kohës
që mbi ne ra, e po bie pa pra.
Por copat e shpirtit t’trungut tonë
me fjollat e randa t’pluhnit kohë
dot ngrihen fitimtarë, heret a vonë.
atje n'shpin ton, n’të blutën hapsinë.
Dhe zemrën gjakatare që ke n’themër
do të ta kthejm me deomos n’krahanorë.
1990
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0