Preng S. Gjikolaj
Debimi Apokaliptik
Kushtuar të internuarve politik 1945-1954
Luftë s'kish, por kish luftë t'rreptë nër veti,
luftohej natën, luftohej ditën me fjalë e armë.
Luftohej n'male, n'fusha e deri n'bregdeti,
luftohej n'salla me dëshmitarë t'rremë, prokuror e gjyqtarë.
Luftohej me gjahtarë me armë sy e veshë t'mpreht,
në çdo skutë, pas çdo ferre, pas dyrve t'kullave t'gurit.
Luftohej me ushtrarë me ide t'kuqe t'pa fe t'pa shpirt,
me kap çdo fjalë, çdo frazë t'elitës t'heronjve t'flamurit.
Nisën me atentate skutave, me frazën mashtruse:
"N'emën t'popullit je i dënu me vdekje"!
Bitisën me litarë e pluma n'për sheshe t'qyteteve e katuneve,
me dëshmitarë t'rremë, gjyqtarë, t'pa ligje e kanune.
U ngritën komisione me t'egër, t'pa shkollë e t'pa fe,
për me dëbu t'kamunit, t'dishmit, shkurt elitën.
Mblodhën pleq, gra e fmi t'shpiave t'kamuna me besë e fe,
për me i degtis anej kah ku do t'linin shumica jetën.
Turma t'pafajshme reshteshin me kamzhik kurrizit,
rrugë pa rrugë, e ngranë e pa ngranë, pa ujë për t'pi.
Ulërinin policë, ushtarë, sekretarë t'dreqit e t'birit,
t'hipun vetë n'kuaj shtynin turmēn me pleq, gra e fmi.
Pleq e plaka t'moçëm t'marr nga shtrati i dekës,
Gra e nuse lehona me fmi për gjiu nga shtrati linjes.
Djem e vasha fmi nga shpia, shkolla e stani bjeshkës,
nga kullat ku brez mas brezi kishin trojet e origjinës.
Turma t'pa fajshme me pleq, plaka, gra e fmi,
reshteshin dhunshëm me thupra t'përgjakuna,
n'durtë e idealistëve moskovit me yllin e kuq për mi sy.
Qeshnin e gazmoheshin me vdekjen n'kto turma.

ecnin t'lodhun etit e unit, natën, ditën, n'shi e diellë,
si lum i rrëmbye me shkulma gjaku n'stuhi,
drejt jugut, Berat, Turan e Tepelenë, për t'mos u kthy t'gjallë.
Nata e zezë ndjellte zi, e hanë e mjerë rrezonte gjak.
Dita kish fik bardhësinë e mbështjellë me vello nate.
Dielli s'rrezonte rreze, por rrezonte tym e natë,
e rrugve t'pa rrugë lindnin foshnja armike.
Prapa mbeteshin veç shkrum e hi, kullat n'flakë.
Turma t'pa fajshme njerzore shtyheshin,
shtyheshin drej kampeve t'tmerrit e t'dekës.
Gra lehona me fmi për gjiu shtyheshin e pshtyheshin,
e foshnjave armike t'sapolinduna u mohohej filli jetës.
Grumbulloheshin me mija, n'Berat Turan e Tepelenë,
Gra, fmi, pleq e plaka me shpirt n'për dhamë.
N'për kazerma t'rrethu me tela gjembaç kasaphanë.
Për mos me shiju t'lirë, jetën e as diell e as hanë.
T'mledhun dhunshëm si gjanë e gjallë drejt kasaphanës,
nga Malsia, Shkodra, Lezha, Puka e Dukagjini,
Tropoja, Hasi, Kukësi, Dibra, Mati e Kurbini.
T'shumtët t'mledhun nga t'gjitha Bajraqet e Mirditēs,
krent që nga ma i vogli n'radhë e deri tek Kapidani.
Tepelena, kamp vdekje prodhonte plagë e vdekje çdo orë,
ku çdo ditë bashkjetohej me vdekjen, etjen, unë e mjerimë.
N'brigjet t'Vjosës rrëmbyeme do t'humbnin edhe vorrë,
mbi ni mijë shpirtë, nër ta mbi katërqin t'mitun fmijë.
Shqipja nër maja t'nalta me folenë e sajë maje gurit,
nali fluturimin, nisi vaj e gjamë për dëbimin e masakrën.
Derdhi lot dëshpërimi n'mes fushës gjak t'kuq t'flamurit,
për bijtë e bijat e pafjashme që n'kampin e Tepelenës vdiqën.
Veç Zoti Madh i Lumi i gjithsisë për mi yje dëshmitarë,
do t'diftojë për dëbimin apokaliptik, masakër nër shqiptarë.
Për shpirtna t'pafajshëm, t'moçmëve, grave e engjujve.
Si vdiqën, si u degdisën kocat n'Vjos t'rrëmbyme n'natë stuhie.
Për t'shrranjos përgjithmon elitën e ksaj Shqipnie.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0