Preng S. Gjikolaj
Emigranti
I kërrusun nan qiellin e vrejtun t’shpirtit tan n’vetmi
dhe sytë si dy yje t’zjarrtë diçka kërkojn n’errsinë.
Kërkojnë një dritë, kërkojnë një yllë t’ri,
n'për zemër nate jeton emigrant i mirë.
Ku nuk futesh, e ku s’të fusin.
me një shpresë t'strukun n’gji
pret t’nesërmen t’pa shpresë.
Shumë pak t'flasin, shumë t'ngasin,
si mallë tregu t'shumtët t'masin.
Jeton n’diminin e t’zezes natë t’pa besë.
S’të ze gjumi, nga mërzia t’ther balli.
Pshertin e n’hapsinë shikon hanën.
Për Shqipni a Kosovë nëpër shpirt t’digjet malli,
andërr e bukur n’për sy t’sjellë nanën.
Dhe ti ecën kuturu, si n'dimën ashtu n'verë.
T'shumtët t'ngasin, t'tjerë s’të flasin.
Diku t’shajnë, për ven tan t'u vjell vnerë
dhe e rujnë qenien tane tjetërkun t'a degtisin.
As sy nër sy me vashën pa u pa,
sikur atë dit kur t’fali dashtninë.
As t’bukrit syt tu kurrë s’tjan tha,
përtej detesh t’pa anë po e plak rininë.
Netët n’për terr shtynë njana-tjetrën,
e kurrë s'u shunë me i lshu ven agimit.
Veç zgjaten, zgjaten e t’plakin jetën,
e atdheu veç vorfënohet kur rininë nxjerr pri gjinit.

Athinë nëntor 1992
Komente 0