Preng S. Gjikolaj
N'mes T'oqeanit T'pa Busull, T'pa Rrema.
Nga thellsitë e shekujve t'trazu udhtum,
udhtum t'pri nga elita e sakrificave.
Me gjuh, kulture, traditë e zakon t'venum,
t'u përlesh me armiq barbarë, lugetër e t'pa fe.
Ngritëm kuvende e shtete paralele,
Hartum e vendumë ligje e kanunë.
Nxorëm princën t'dishëm e t'pa vese,
që na prinë fitimtarë n'rrebeshe e furtunë.
Ania arbnore, origjinale përmes dallgësh çau,
çau oqeanin e thellë t'historisë së dallgëzume.
Me rremtarë, e busull elitare n'për shkulma t'u e orientu,
n'garë me perandor, princën e dreqën n'koh t'turbullume.
* * *
N'fortesë t'Krujës, fali Zoti Gjergjin e Kastriotit,
që bashkoj t'gjith princat arbnorë rreth flamurit t'ij,
për t'i zbraps andej nga erdhën anadollakët e Sulltanit.
Për t'i kthye lirinë e nderin t'shtrenjtës Arbni.
I rritun e burrnu n'fole t'grenzave osmane,
i rrëmbye si peng nga frika e t'atit Gjon Kastriotit.
N'dejet e t'ia gjak i pastër arbnorë rremonte,
la ofiqet osmane, u nis turravrap n'trojet ku kish le motit.
Ni ditë t'zezë janari heroi-dragua shkoj n'amshim.
T'shumtët u piklluan, t'tjerë u ngazllyen,
shumë edhe arbneshë bashkë me Sulltanin,
se morën grada e ofiqe me tradhti t'përlyem.
Që nga ajo ditë e zezë anijes arbnore
j'a çmontun rremat e timonë, eci veç me velë.
Ja flakën dhe busulln, gjithçka doli dore,
e anija arbnore shkonte andej kah e frynte e bekuara erë.
Pas pesëqind vitesh, Sulltani na la shëndenë.
Ngritëm ni shtet me trollin përgjysmën t'cungu.
T'pa banka, t'pa ligje, s'kish polici e as ushtrinë,
por elitë e përgjegjshme nga e para gjithçka ka ndërtu.
***
Ni ditë t'zezë vjeshte fryni era e thatë moskovite,
pluhnin e kuq e përhapi deri n'breg t'Adriatikut.
Zuni rrajë n'vegjëli edhe n'trollin e ksaj Shqipnie,
ndër kriminelë e t'pa fe, që jetojnë veç n'prehën t'armikut.
Bordi ksajë anie t'pa zot u mbush me gjithfarë,
me gjithëfarë njezish, pirat, brekëgrisur e gomerë,
t'untë për gjak elitarë, e tjerë bythçjerrë,
t'le n'për pye t'çuditshme ku morrat kan folenë.
* * *
Edhe sot po i turren t'etshëm anijes tonë Shqipni
gjithëfarë pushtetarësh, e kryetarë partishë.
T'gjithë t'lindun nga e njejta nanë parti,
që i ushqen gjithni, e s'i ndanë gjishë.
T'gjithë jan vu n'garë, t'ligjt e t'çmendunit
si n'kohë t'Princ Vidit katunart e Haxhi Qamilit,
për me rikthye Babën n'kolltuk t'shtetit,
me i ra mohit Europës, Amerikēs e perendimit.

Komente 0