Preng S. Gjikolaj
O Zot Deri Kurë Do T'a Lejosh Kët Mynxyrë
N'për viset tona t'damë për s'gjalli
mjegull e zezë derdhet n'për qiellë.
E reshtun nga erë që e fryn djalli,
që mbi ne t'mos ndrinë hanë e diellë.
N'Dardani msynë serbt me tanke e policë,
shqiptarët me i largu dhunshëm s'andejmi.
N'Shqipnin tonë politikanët për karrigë,
kacafyten fallco e s'pysin pse ka ra shteti.
Dardanët t'lodhun nga dhunë e Serbisë,
luftojnë t'vendosun për nder, e t'tynet troje.
Gjakun e derdhin për flamur e liri t'Dardanisë,
që trolli dardan t'drejtat e lirinë legjitime t'gzoje.
Shqiptarët po i marrin shpirtin njani-tjetrit.
duke sulmu gjithçka, depot magazinat,
Për bomba e armë, me qit plumba kot s'kotit,
Duke vra fëmijët, vllaznit, nanat e motrat.
Luftojnë me erën, retë, hanën e qiellin,
me kallash, bomba, mitraloza e deri topa.
Kërkojnë t'bajnë shoshë edhe diellin,
e me ne po qesh e tallet e gjithë bota.
Politikanët tanë t'gjithë t'ngazëllym.
T'ikunit me thasët denga mbushun.
T'ardhunit për pushtetin që rrëmbyn,
për thasët e para'ardhësve t'mallëngjym.
O Zot deri kurë do t'a lejosh kët mynxyrë,
që shumë shqiptarë t'derdhin gjak t'kotë.
Do për hobi, t'tjerë për politikan t'pa ftyrë,
për t'rrëmbye gjithçka që kemi n'kët tokë.
Prill 1997

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0