Preng S. Gjikolaj
Ç'nuk Pane Kto Troje T'shqipes
Brigjet Adriatikase e Joniane t'ksaj Shqipnie,
t'ngrituna nga Zoti, krijuesi ksaj gjithsie.
Pas matjes t'teritorit me lkurën e djallit,
panë dhe neshjen mes Pompeut e Jul Çezarit.
Panë lulzimin e qytetnimin nër shekuj e mijëvjeçarë.
Panë shkatrrimin nga kalorsit e zi, sllav barbarë,
nga turq, bari dhishë t'ardhun nga Anadolli,
që e plagun, e ropën dhe cungun Shqipninë për s'gjalli.
Panë Gjergjin e Kastriotëve që bashkoj t'gjithë Arbninë,
nan ni flamur t'kuq gjak e shqipe t'zezë me dy krenë.
Nan ni kanun nga Tivari e n'gjnë e bukur t'Artës,
nga Dardania, Pollogu, n'Kostur e n'fortesë t'Manastirës.
Panë shqiptarë t'gradu nga Sulltani anadollas,
për vepra t'nalta, t'u vra e pre vllazën e motra arbneshas.
T'u i rrjep për s'gjalli për xhelepe e haraçe,
Me shpatë n'fyt edhe për fenë anadollake.
Panë shqiptarë mendjenritun që me buk t'yne,
luftun me shpatë e penë për t'bukurn gjuh shqype.
T'u hap shkolla e ngrit kuvene, për me i bind se jan shqiptarë,
se jan bij të shqipes e t'Kastriotit, që t'a die bota marë.
Panë shqiptarë që u ngulën n'prehën t'armikut,
që shtegtun larg deri n'foletë grenzave t'Moskovit.
Për pushtet e lavdi personale n'dam t'tan komit,
ku ene sot e ksaj dite nuk heqin dorë pri asi lloit.
Panë djem e vasha dardanas që me penë e pushkë,
bindën botën marë se ekziston me shqiptarë ni Dardani.
Panë Adem Jasharin që dha jetën me t'tan robt e ti,
me gjak t'tyne dëshmun se sa e madhe asht kjo Shqipni.
Kto troje t'shqipes t'ujituna me gjak elitarë,
po shohin se si po kacafyten vllazën me gomarë,
për pushtetin e pa besë që rrëmbyn t'u pre e vra.
Kët popull t'u e vallu, e me gjak t'vet t'u e la.

Komente 0