Preng S. Gjikolaj
Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
Nis jam n'brigjet t'Tivarit
për me i ra drejt Malsisë.
Për me msy drejt Plavës e Gucisë,
e mandej kah Dacajt Epër
me u ngjit n'bjeshk t'Rugovës vjetër
Nëpër shtigjet e rrugt e shqiptarisë
male, fusha rimun me gjak t'rinisë.
Rrotullohem drejt Shals Bajgorës
për me bujt n'Boletin, n'Kullt Isës.
Mandej dredhoj kah Mollë e kuqe,
ku nëpër shekuj kemi marr e dhan nuse.
Për me ra n'Gërgur, fole e shqipes,
drejt Metvegjës lulja e lules.
Kur kam ra n'Preshevë t'trimnisë,
kam taku n'trimat e palcës Shqipnisë.
Me dhamë kan kput vargojt e Serbisë,
për me i hap udhë gjuhës shqiptarisë.
Kam msy kah jugu për Kumanovë,
n'të djathtë lash Bujanovcë.
Për me ra n'Shkup mu n'qenër,
nëpër shekuj e kem thirr me kët emën.
Vrik jam nis kah Manastiri moçëm,
ku jan mledh burrat trima e t'dishëm.
A.B.C-në shqiptare për me njëhsue,
e gjithë shqiptaria me shkru e knue.
Kur kam msy kah viset e jugut,
kam pi kafe n'bujtinë t'Kosturit.
Kam kthye kryet kah Janina,
ku ka luftu Ali Pasha me trima.
Për me i ra kah leqet e Sulit,
m'duhet me marr udhën e Margëlliqit.
Për me ra n'Gjinë e bukur t'Artës,
ku ka trojet e plazhet Gjini Bue Shpatës
Pa harru Prevezën n'brigje t'Jonit,
Ku ka luftu mirditasi Lleshi Zi i Gjonit.
Për me mbrojt Epirin e Pirros,
kan dhan jetën shumë bijë t’shqipes.
për me i ra drejt Malsisë.
Për me msy drejt Plavës e Gucisë,
e mandej kah Dacajt Epër
me u ngjit n'bjeshk t'Rugovës vjetër
Nëpër shtigjet e rrugt e shqiptarisë
male, fusha rimun me gjak t'rinisë.
Rrotullohem drejt Shals Bajgorës
për me bujt n'Boletin, n'Kullt Isës.
Mandej dredhoj kah Mollë e kuqe,
ku nëpër shekuj kemi marr e dhan nuse.
Për me ra n'Gërgur, fole e shqipes,
drejt Metvegjës lulja e lules.
Kur kam ra n'Preshevë t'trimnisë,
kam taku n'trimat e palcës Shqipnisë.
Me dhamë kan kput vargojt e Serbisë,
për me i hap udhë gjuhës shqiptarisë.
Kam msy kah jugu për Kumanovë,
n'të djathtë lash Bujanovcë.
Për me ra n'Shkup mu n'qenër,
nëpër shekuj e kem thirr me kët emën.
Vrik jam nis kah Manastiri moçëm,
ku jan mledh burrat trima e t'dishëm.
A.B.C-në shqiptare për me njëhsue,
e gjithë shqiptaria me shkru e knue.
Kur kam msy kah viset e jugut,
kam pi kafe n'bujtinë t'Kosturit.
Kam kthye kryet kah Janina,
ku ka luftu Ali Pasha me trima.
Për me i ra kah leqet e Sulit,
m'duhet me marr udhën e Margëlliqit.
Për me ra n'Gjinë e bukur t'Artës,
ku ka trojet e plazhet Gjini Bue Shpatës
Pa harru Prevezën n'brigje t'Jonit,
Ku ka luftu mirditasi Lleshi Zi i Gjonit.
Për me mbrojt Epirin e Pirros,
kan dhan jetën shumë bijë t’shqipes.
1989
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0