>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Zilja E Ores Së Fundit Të Mësimit 

Sapo kishte nisur shkrirja e borës që ishte e pranishme që prej më shumë se dy javësh. Kur kishte rënë kjo borë e fundjanarit nuk ishte më e trashë se 20 cm por kthjellimi i motit kishte shkaktuar temperatura shumë të ulta, disa gradë nën zero. Kjo edhe për shkak të erës veri-lindore që është gangrenë për atë qytet të vogēl minatorësh e pasuruesish minerali.      Rritja disi e temperatutave pasi era kishte pushuar, bëri që nxënësit e shkollës së mesme, disa të ngjiteshin pas murit të shkollës për të marr ca rreze dielli gjatë pushimit të madh. Disa shkuan që të kryenin nevojat personale tek nevojtoret e shkollës që ndodheshin ngjitur me shkollën në anën lindore të sajë. Nevojtoret e shkollës ishin ndërtuar në formë pojate me copa tullash të bardha dhe të kuqe të mbështetura në murin e shkollës. Ndëra çatinë e kishin të mbuluar me fletë eterniti të vjetër dhe vende-vende të thyer, çka bënte që në ditë shiu apo kur shkrinte bora të pikonin në shumë vende. Ato kishin një hyrje të madhe kryesor dhe në brendësi ndaheshin nga një mur me copa tullash, ku kishte një hyrje pa fletë dere dhe më andej shtriheshin tre-katër kthina me dyer dërrasah të vjetra. Këto ishin për vajzat. Ndërsa ana e djemëve vinte direk nga hyrja krysore majtas. Edhe kjo anë kishte tre-katër kthina dhe po me dyer me dërrasa të vjetra.
Me grupin e nxënësve që shkuan të kryenin nevojat personale ishte edhe Gjovalini që ishte në vitin e katërt. Dy nxënës të vitit të tretë pinin duhan, ndaj ishin të detyruar që të rrinin gjatë në nevijtoren e shkollës për të konsumuar nga një cigare. Duhani dhe alkooli për nxënësit shkollave të mesme jan të ndaluara rreptësisht, si në ambientet e shkollës, ashtu edhe jashtë. Rregullorja e shkollës është shumë e rreptë. Kush zihet duke konsumuar alkool, por sidomos duhan përjashtohej pa paralajmërim nga shkolla. Gjovalini u vonua disi. Teksa po shkonte në nevojtore ai ndeshi me Ismetin i cili e pyeti nëse e kishte zgjidhur ushtrimin e matematikës pasi vetë nuk kishte mundur që t'a zgjidhte atë. Gjovalini pohoi me kokë dhe vijoj rrugën për aty ku ishte nisur. Siç duket Ismeti nuk e kishte kuptuar shenjën pohuese, ndaj e ndali Gjovalinin duke e pyetur sërish. Ky i tregoj se e kishte zgjidhur, por me vështirsi pasi kishte qenë shumë i vështitë. Ora e radhës pas pushimit të madh ishte e matematikës. Ismetit i duhej që t'a kopjonte shpejt nga fletorja e ti, ndaj nxitoj që të futej në klasë duke u justifikuar tek dezhurni.       
                   *   *   *   
  Gjovalin Marku ishte një nxënës shumë i mirë, më sakët, i shkëlqyer pothuajëse në të gjitha lëndët. Sistematik dhe i sjellshëm. Nga e ëma Gjovalini kishte probleme në biogtafi për shkak se djali i xhaxhait të sajë kishte bërë disa vite burg politik. Për këtë shkak kur ishte regiistruar në shkollën e mesme i ishte dashur shumë mundë  por i'a kishte dal dhe tani ishte në muajt e fundit të maturës, nga ku priste që të merrte diplomën e pjekurisë. Familja e Gjovalin Markut banonte në një shtëpi përdhese që gjendej matanë lumit që rridhte për bri qytetit. Gjovalini ishtë fëmia i parë i Ndue Markut. Pas tij kishin lindur edhe dy të tjerë. Një motër dhe një vëlla. Motra e tij duhej të ishte në vitin e dytë të shkollës së mesme por nuk kishte mundur që të regjistrohej për shkak të biografisë, pavarsisht se tetëvjeçaren e kishte mbyllur me notën mesatare 9.3. Tani ajo kishte mbi një vit e gjysëm që punonte puntore në kooperativën bujqësore. Ndërsa i vëllai ishte në klasën e shtatë. Edhe ky një nxënës i shkëlqyer dhe shembullorë nga të gjitha drejtimet.     Babai i tij tani ishte rreth 42 vjeç. Për njëzet e pesë vjet me radhë kishte punuar si minator në minierë. Kishte rreth dy vite që kishte dal si invalid nga sëmundja e silikozës. Kohët e fundit i ishte rënduar shumë shëndeti. Mjekët nuk i kishin dhënë më shpresë pasi mushkritë e tij pothuajëse ishin bllokuar totalisht dhe tani priste vdekjen në shtrat, në shtëpi.
                       *  *  *      
Duke pritur radhën para hyrjes së nevojtoreve të shkollës, para tij rrinte Arjani, që ishin në të njejtën klasë. Njëra nga dyert e nevojtoreve u hap dhe nga aty dolën dy nxënësit e vitit të tretë që pinin duhan. Kuptohet se kishin konsumuar  nga një cigare pasi kishin ndenjur gjatë në të njejtën kthinë të nevojtores. Sapo dolën dy duhanpirsit, në atë kthinë hyri Arjani. Gjovalinit i duhej të priste që të lirohej ndonjë kthinë tjetër, por për çudi Arjani doli shumë shpejt duke i'a liruar vendin Gjovalinit. Kur Gjovalini po dilte nga kthina e nevojtotes, sapo hapi derën ndeshi me vështrimin e drejtorit të shkollës dhe u step disi. Kur hodhi hapin që të dilte nga kthina drejtori i foli ashpër:   
-Pini edhe duhan ëëë!  
-Jo shoku drejtor! Unë sapo hyra për nevojat personale. -U përgjigj si i zënë në faj Gjovalini.  
-Mirë, mirë, do t'a shohim këtë punë, mos ki gajle.   
Për fatin e keq të Gjovalinit njëri nga bishtat e cigares "Partizani" që kishin pirë pak më patë dy nxënësit e vitit të tretë kishte mbetur në dyshemenë prej çimentoje të kthinës së nevojtores. Zakonisht nxënësit duhanpirës bishtat e cigareve i hidhnin në vrimën e nevojave për të humbur çdo gjurmë nga frika se i kontrollonin.    Drejtori nxori nga xhepi një copë gazete nga ato që i mbante zakonisht për të fshirë prapanicën pasi kryente nevojën. Në atë copë gazete shquhej një pjesë e mirë e portretit të udhëheqësit të Partisë dhe Shtetit shokut Enver. Drejtori duke e vështruar vrëngër Gjovalinin i dha në dorë copën e gazetës dhe e urdhëroj që të merrte bishtin e cigares dhe t'a mbështillte në atë copë gazete. Ai u përkul, mori bishtin e cigares dhe e futi në copën e gazetës të cilën me parë e kishte mbështjellë në formë tubi. Sapo Gjovalini i'a dha në dorë drejtorit atë copë gazete të mbështjellë si tub dhe të kthyer në të dya anët që të mos dilte bishti i cigares, u dëgjua zilja. Në këtë moment drejtori me një ton të zakonshëm i tha:
  -Shkoni në rrjesht.  
Gjovalini menjêherë shkoj tek vendrrjeshtimi i shkollës dhe u bashkua me rrjeshtin e klasês së tij.    Orën e katërt që vinte pas pushimit të madh, viti i katërt kishte matematikë. Sapo ra zilja në klasë hyri mësuesi i matrmatikës i cili pa humbur kohë vuri regjistrin mbi tavolinë dhe pyeti nëse mungonte njeri. Klasa i'u përgjigj njëzëri me një "jooo" të zgjatur. Mësuesi i matematikës u ul në karrigen e tij dhe pasi bëri shënimet përkatëse në regjistër, uli stilografin dhe pyeti.  
-A e keni zgjidhur ushtrimin e matematikës që kishit për detyrë shpie? Po ju pyes pasi ka qenë pak si i vështirë.   
Klasa kishte rënë në heshtje. Pas pak u dëgjua një zë aty tek tavolina e parafundit tek rrjeshti nga dritaret. Ai ishte Ismeti i cili me krenari tha.  
-Po shoku mësues, e kemi zgjidhur.    Mësuesi u çudit me përgjigjen e Ismetit pasi ky ishte një nxënës i dobët në matematikë. Në atë çast i shkoi pranë për t'a parë konkretisht në fletoren e ti. Mësuesi e dinte shumë mirë se Ismeti e kishte kopjuar ushtrimin pasi ishte zgjidhur si duhej. Pasi e vuri fletoren e Ismetit në vend, mësuesi pyeti përsëri.  
-A e ka zgjidhur tjetërkush ushtrimin?   
Klasa ishte kredhur në një heshtje të thellë. Nuk u përgjigj njeri. Pas një pauze mësuesi urdhëroj Ismetin që të dilte në tabelë dhe t'a zgjidhte edhe njëherë ushtrimin që t'a shikonte edhe klasa në mënyrë që t'a kuptonin.
Duke qenë se Ismeti ushtrimin e kishte kopjuar tek fletorja e Gjovalinit ishte ngritur në këmbë dhe qëndronte pa lëvizur, me kokën ulur, ku i shquhej një e kuqe e lehtë në fytyrë. Mësuesi shtoj.  
- Hë more Ismet, ç'me rri aty si statujë, dil që t'a zgjidhim ushtrimin së bashku që t'a kuptojë edhe klasa.    Ismeti qëndronte tek vendi i tij në këmbë si më parë pa bërë zë. Mësuesi ishte i bindur që Ismeti e kishte kopjuar diku në ndonjë fletore të shokëve apo shoqeve të klasës por po i vinte çudi se asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë përgjigje se e kishte zgjidhur ushtrimin. Kjo mësuesit i bëri përshtypje të madhe, ndaj pasi i futi ca dru stufës që po shuhej i'u drejtua klasës.  
-Nxirrni fletoret dhe t'a zgjidhim bashkë ushtrimin.   
Gjovalini sapo kishte hyrë në klasë, kishte nxjerr librin e matematikës dhe fletoren e detytave të shtëpisë dhe pasi i kishte vendosur mbi tavolinë njëri mbi tjetrin para tij pa i hapur, menjëherë kishte rënë në mendime për atë çka kishte ndodhur pak më parë tek nevojtoret e shkollës.  
  Ai menjëherë dyshoj tek veprimi i Arjanit i cili sapo ishte futur në kthinën e nevojtores, menjëherë kishte dal duke u larguar nxitimthi.     
                  *   *   *     
Arjani shquhej si njeri që padiste në drejtori apo tek mësuesi kujdestarë për çdo veprim apo gjest që vrente ndër shokët dhe shoqet e klasës. Ai vitin e parë e kishte nisur disa dit me vonesë pasi prindërit e tij ishin përpjekur qê t'a dërgonin në shkollë diku në ndonjë qytet të madh. Fillimisht kishin bërë përpjekje që Arjanin ta dërgonin në Tiranë në shkollën e mesme ushtarake "Skënderbej" por me një notë mesatare 6.2 nuk e kishte pranuar njeri.    
Arjani ishte fëmia i tretë i Kapllan Hysenit. Pas tij kishin lindur edhe dy vëllezër e një motër. Ndërsa para tij ishin edhe një vëlla dhe një motër, duke u bërë gjithsej gjashtë fëmijë. Vëllai i madh dhe motra ishin martuar dhe ishin në shtëpitë e tyre. Vetë Kapllan Hyseni kishta mbaruar shkollën fillore dhe pas disa kurseve kishte shkuar në shkollën e lartë të partisë në Tiranë. Pas mbarimit të shkollës së Partisë ishte kthyer në atë qytet si funksionarë partie. Më parë kishte kryer funksione partie kryesisht sekretarë byroje i ndërmarrjes së bakrit dhe antarë i pleniumit të Komitetit Partisë të rrethit. Tani ishte në pension por ende ishte antarë i pleniumit. Pothuajëse çdo ditë ai merrej me organizimin e mbledhjeve të frontit, formave të edukimit apo informacionit politik javorë. Kapllan Hyseni ishte një burrë i gjatë, me shpatulla të kërrusura dhe eshtërgjërë. Mbante gjithmonë veshur qillota ushtarake, xhaketë të zezë të dalē boje. Një fanellë pambuku të zezë me jakën në formë "v"-je dhe në fyt i dallojej një kollare e kuqe e dalë boje për shkak të vjetërsisë së sajë që dilte nga një jakë e bardhë këmishe, e cila rreth qafës kishte marr ngjyrë gri. Mbante mbathur një palë çizme lëkure ushtarake dhe në kokë mbante një kapele oficerash pa yllë. Këtë uniformë e mbante veshur pothuajëse gjithmonë, veç në dimër vishte edhe një gëzhuk të madh ngjyrë ushtarake me jakë të madhe gëzofi që zakonisht e manin veshur prokurorët, gjyqtarët dhe përgjegjësit e zyra të pyeve. Ai vinte nga fshatrat e një treve jashtë rrethit. Në fillim kishte punuar si puntorë i thjeshtë në minierë. Më pas sapo kishte mbushur moshën ishte pranuar antarë partie dhe pas mbarimit të shkollës së lartë të partisë kishte kaluar si funksionarë partie me rrogë. Qëkurë ishte ndërtuar qyteti, aty kishte marr një hyrje dhe që nga ajo kohë banonte në atë qytet së bashku me familjen e tij që e kishte tërhequr nga fshati i lindjes.       
                 *   *   *  
Gjovalinit menjëherë i'u kujtua kur Arjani kishte ardhur për herë të parë në klasë kur kishte nisur vitin e parë. Ai kishte ardhur në klasë së bashku me të atin. Ishte java e dytë e shkollës, ndaj edhe u çuditëm disi, se si kërkon t'a regjistrojë djalin në shkollë me kaq vonesë. Ishte ora e parë e mësimit. Kishim letërsi të cilën na e bënte mësuesi kujdestarë. Sapo kishte hyrë në klasë Arjani së bashku me babain e tij, mësuesi i priti përzemërsisht dhe babain e Arjanit e ftoj që të ulej në karrigen e tij. Babi i Arjanit pasi e falenderoj mësuesin, qëndroj në këmbë. I hodhi një vështrim klasës dhe pasi u kollit nja dy a tri herë foli me një zë të ashpër sikur vinte nga jehona e malit.   
-Kam ardhur të fus djalin në shkollë.    -Mirë! -Tha mësuesi. -Por më parë duhet të bisedosh me shokun drejtor pasi ka mbi tri javë që jan mbyllur regjistrimet, madje kemi shënuar edhe emrat në regjistër.
    -Kam biseduar me drejtorin. Më tha që të vija këtu tek ju pasi jeni edhe mësuesi kujdestarë. -Pasi tha këto fjalë Kapllan Hyseni hoqi kapelen, shkoj pëllëmbën e tij të madhe dhe të ashpër të dorës dy-tri herë mbi flokët e tij të rrallë dhe të thinjur. Më pas e vuri përsëri kapelen në kokë dhe vështroj nga mësuesi për të marr përgjigje. Mësuesi i tha.
     -Mirë! Sot merre me vete djalin pasi nuk kemi vend ku të ulet. Tani shkoni tek libraria dhe merrni librat. Urdheroni dhe listën e tyre. -Mësuesi e mori listën e librave aty në sirtarin e tavolinës së tij dhe i'a dha Kapllanit. Kapllan Hyseni pasi urdhëroj të birin që të merrte listën e librave, hoqi përsëri kapelen, po me pëllëmbën e dorës paloj flokët dhe pasi e vuri në kokë përsëri, i'u drejtua mësuesit por me vështrimin nga banka e fundit ku ishte ulur Gjovalini.
   -Për djalin tim nuk paska vend, ëëë! Për birin e një veterani të nderuar dhe drejtuesi partie. Ndërsa për të birin e Ndue Markut ka, ëëë! Për të birin e ati që nuk i përket shoqërisë tonë të shëndoshë socialiste ka, ëëë!. Në rregull, do t'a shohim këtë punë.
   Në këtë moment mësuesi mbeti si  i ngrirë. Nuk dinte se si t'i përgjigjej. Pasi e mori vehten mësuesi i'u drejtua Kapllanit.
   -Më falni shoku Kapllan por po e shikoni edhe vetë që tani nuk kemi stol ku të ulet. Shkoni merrni librat dhe ne po e gjejmë ndonjë karrige që të ulet që sot djali juaj. -Kapllani pa një stol në fund të klasës poshtë një dollapi që mbante disa sende të kabinetit të fizikës, pasi kjo klasë shërbente edhe për kabinetin e fizikës. Shkoj vetë, e mori stolin dhe e vendosi tek tavolina e parë në rrjeshtin e mesit duke i'a bërë me shenjë të birit që të ulej aty. Pasi sistemoj të birin tek tavolina e parë, Kapllan Hyseni e hodhi vështrimin nga nxënësit dhe me zërin e tij karakteristik shtoi.
   -Unë djalin tim do t'a çoj në universitet, i'a di kapacitetin. Asgjë nuk i mungon.
   Pasi mbaroj fjalën Kapllan Hyseni i dha dorën mësuesit dhe sapo shkoj tek dera e klasës, u kthye nga nxënësit duke i përshëndetur me grushtin lart dhe pastaj doli jashtë.     
                     *   *   *
Siç duket Arjani sapo ka parë bishtin e cigares në dyshemenë e nevojtores ka shkuar e ka raportuar tek drejtori. Ndryshe nuk ka sesi të ndodhej në atë moment aty ai.
Ky mendim Gjovalinin po e mundonte shumë pasi ishte me pasoja për të.  
Në dyshemenë e nevojtores ishte një bisht cigareje dhe aty brenda ndodhesha vetëm unë në momentin kur erdhi drejtori, ndaj kjo është një provë rastësore që unë nuk mund t'a mbroj të vërtetën. Siç duket deri këtu ishte fati im në këtë shkollë. Po më vjen keq që nuk munda t'a mbyllë vitin për të hyrë në provimet e maturës. Jam i qartë që nuk do të më falin. Jan munduar shumë herë që të gjejnë ndonjë shkak për të më ngelur në klasë apo përjashtuar fare, por nuk kam patur asnjë magësi, ndaj edhe kam ardhur deri këtu. Po më vjen shumë keq që po largohem pa faj dhe në tre-katër muajt e fundit nga ku do të mbyllja të të gjithë shkollën e mesme".
* * *
   Kur Gjovalini ishte i kredhur në këto mendime, ndjeu bërrylin e Antonit, shokut të bankës që e goditi lehtë në brinjë. Në ato çaste sapo ktheu kokën nga shoku i tavolinës ndjeu një dorë që e kapi lehtas pas qafe. Sapo ngriti kokën pa siluetën e mësuesit që ishte përkulur afër tij dhe në atë çast duke i'u drejtuar.
  -Pa hë more Gjovalin, ku e ke mendjen sot, duket sikur të ka fluturuar. A e shikon se unë po shpjegoj zgjidhjen e ushtrimit të matematikës që kishit për detyrë shpie pasi asnjëri nga ju nuk e ka zgjidhur.
   Në atë çast Gjovalini si i hutuar u ngrit në këmbë, hapi fletoren e detyrave duke i'a drejtuar mësuesit dhe njëkohësisht duke i kërkuar falje për mos vemendjen në mësim. Mësuesi sapo e pa fletoren e hapur e kuptoj se Gjovalini e kishte zgjidhur ushtrimin, ndaj e mbylli fletoren e tij dhe e vendosi mbi librin e matematikës pasi edhe ky ishte i mbyllur. Në atë çast e gjithë klasa e kishte drejtuar vështrimin tek tavolina e fundit ku ishte vendi i Gjovalinit. Sytë e Gjovalinit menjëherë ndeshën andej nga banka e parë me ata të Arjanit. Ky i fundit i uli menjëherë sytë dhe u kthye nga dërrasa e zezë dhe nuk po lëvizte fare. Ndërsa Ismeti kishte ulur kokën dhe e kishte mbështetur njërën faqe tek libri i matematikës i cili ishte i hapur tek mësimi i ditës.
    Mësuesi i matematikës ishte edhe mësuesi kujdestarë i vitit të katërt ndaj edhe ishte i shqetësuar për gjendjen e hutuar të Gjovalinit. Ai e pyeti nëse kishte ndonjë shqetësim familiarë, apo ishte zënë me dikë. Gjovalini me gjysëm zëri ashtu i ulur sikur ishte dhe me kokën paksa të përkulur i tha mësuesit.
   -Do t'a marrësh vesh shumë shpejt.    -Çfar ka ndodhur me ty mor djalë? -Pyeti mësuesi tashmë shumë i shqetësuar. Gjovalini nuk i kthej përgjihje dhe në atë çast u dëgjua zilja që lajmëroj mbarimin e orës së mësimit. Në atë çast u hap dera e klasës dhe hyri me zile në dorë dezhurni, një nxënës i vitit të tretë. Ai me një frymë i tha mësuesit.
   -Mësues Fotaqi! Më tha drejtori që sapo të mbarojë ora e gjashtë të gjithë mësuesit do të mblidhen tek zyra e këshillit pedagogjik për një mbledhje urgjente. Duhet të shkojë edhe sekretari i rinisë, ndërsa nxënësi Gjovalin Marku duhet të qëndrojë në shkollë deri sa të nbaronte mbledhja e këshillit pedagogjik.
    E gjithë klasa u ngrit në këmbë sapo doli dezhurini dhe nisën hamendjet se përse ishte thirrur ajo mbledhje urgjente e mësuesëve ku duhej të ishte edhe sektrtari i rinisë së klasës tyre dhe pse Gjovalin Marku duhej të priste përfundimin e asaj mbledhje.
Të gjithë nxënësit e klasës flisnin në grupe të habitur me njëri-tjetrin veç Arjani ishte mbështetur i vetëm afër derës dhe po vështronte andej nga koridori.     
Gjovalini e ndieu se ora e fiskulturës që vinte tani do të ishte e fundit për të në atë shkollë ndaj u dëshpërua aq shumë sa që i shpëtuan edhe lot, por i fshiu shpejt e shpejt që të mos binte në sy.  Zilja që sapo dëgjoj do të ishte e fundit për të  pasi orën e fiskulturës do t'a zhvillonin në teren, ndaj nuk do t'a dëgjonin.
    Sapo mbaroj ora e gjashtë e mësimit, mësuesit që kishin mësim orën e fundit mblodhën regjistrat dhe ditarët dhe u drejtuan tek dhoma e mbledhjeve të këshillit pedagogjik që ndodhej në katin e dytë të shkollës drejt shkallëve ngjitur me zytën e drejtorit. Aty rreth orës 13.30 nisi mbledhja ku i pranishëm ishte edhe sekretari i rinisë së vitit të katërt.     Drejtori i shkollës pa humbur kohë hapi mbledhjen duke i'u drejtuar Fotaqit, mësuesit kujdestarë të vitit të katërt.
     - Një nxënës i klasës tuaj shoku Fotaq na detyroj që të mblidhemi me urgjencë në këtë mbledhje të jashtëzakonshme. Më vjen shumë keq, por ju nuk jeni vigjilent. Një nxënës i klasës tuaj pin duhan, madje edhe këtu në teritorin e shkollës. Është fjala për Gjovalin Markun. - Pothuajëse të gjithë mësuesit mbetën të habitur pasi për t'a ishte e pabesueshme. E nihnin shumë mirë Gjovalin Markun. Ai ishte një nxënës shumë i sjellshëm, inteligjent dhe i pa vese. Pas një pauze ku të gjithë mësuesit shikonin njëri-tjetrin të habitur, drejtori e mori fjalën sërish. Këtë radhë i'u drejtua sekretarit të rinisë.
   -Edhe ju shoku Leonard mbani përgjegjësi pasi jeni sekretari i rinisë dhe duhet që t'i ndiqni sjelljet e shokëve dhe të shoqeve të organizatës tuaj edhe jashtë orarit të shkollës. Ku është syri vigjilent i drejtuesëve të rinisë?! Nëse sot këta i lëmë të livadhisin, nesër do të jetë vonë pasi n'a bëhen ferrë në rrugën e ndritur që na ka projektuar partia.
Pas  këtyre fjalëve, në sallën e mbledhjes ra heshtje. Drejtori afër bllokut të madh të shënimeve mori një copë gazete të mbështjellë në formë tubi, e hapi dhe nga aty nxori një bisht cigareje "Partizani" dhe e ngriti lart që t'a shikonin të gjith. Duke e mbajtur bishtin e cigares në dorë drejtori me zë të lartë gati të çierrë vazhdoj.
   -Ndoshta ju u çuditët në fillim, por ja që e kemi tashmë në dorë të freskët bishtin e cigares që në pushimin e mash e ka pirë në nevojtoren e shkollës nxënësi, më sakët maturanti Gjovalin Marku. Ju e dini rregulloren e shkollës, ku pirja e duhanit ndalohet rreptësisht në shkollë dhe jashtë sajë nga nxënësit. Rregullorja e thotë qartë: "Kush konsumon duhan dhe alkool në ambientet e shkollës dhe jashtë sajë përjashtohet menjëherë". -Pasi mbaroj fjalën, drejtori uli bishtin e cigares në tavolinë dhe hapi copën e gazetës në të cilën shquhej një pjesë e portretit të udhëheqësit të partisë dhe shtetit shokut Enver. Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë të habitur duke qëndruar në heshtje të thellë. Qetësinë  e prishi drejtori duke i'u drejtuar mësuesëve.
   -Uluni, uluni. Pirja e duhanit në ambientet e shkollës nga nxënësi Gjovalin Marku nuk është asgjë para një gjesti shumë shumë të madh dhe të shëmtuar armiqsorë. E shikoni këtë copë gazete! -Të gjithë mësuesit e pranishëm dhe sekretari i rinisë i kishin hapur sytë aq shumë sa gati po i'u shqyheshin. -E kishte Gjovalin Marku me vete në nevojtore me të cilën do të fshinte prapanicën. Shikoni sa të strëholluar dhe dinak jan armiqtë tanë. Ju e dini se Gjovalin Marku është nipi i armiqëve të popullit që partia ua ka treguar vendin me kohë. Po të kisha qenë unë drejtor i kësaj shkolle në atë kohë nuk do t'a regjistroja në shkollën e mesme. A e shikoni more shokë që partia ka të drejtë që e mban ndezur me hekur të skuqur e barut të thatë luftën e klasave. A e shikoni se sa shumë e urrejnë udhëheqësin e ndritur dhe të pavdekshëm të partisë dhe popullit shqiptarë. Të një udhëheqësi largpamës që po na prin nga fitorja në fitore duke ua bërë copë e thërrime planet imperialistëve Amerikan, revizionistëve sovjetik e kinez të cilët i kan ditët e numruara nga mbështetja jonë që po i'u bëjmë popujve revolucionarë e liridashës të mbarë botës. -Sapo mbaroj fjalën, drejtori e mori copën e gazetës e "hekurosi" me pëllëmbën  e dorës që t'i largonte rrudhat dhe pastaj e futi me kujdes në bllokun e tij të shënimeve.
    Në këtë çast të pranishmit nisën që të gumzhinin lehtas duke folur me njëri-tjetrin. Pasi drejtori e mbylli bllokun, u drejtua nga të pranishmit duke theksuar.
   -Besoj se jeni dakord për përjashtimin e nxënësit Gjivalin Marku nga shkolla me motivacionin: "Konsumim duhani e alkooli në ambientet e shkollës dhe jashtë sajë dhe për sjellje që bien ndesh me moralin tonë komunist!. Akti i përjashtimit nxënësit Gjovalin Marku do të shoqërohet me një shkresë që e ndalon regjistrimin e tij përgjithmonë në shkollë të mesme, ndonse i ka mbetur më pak se një simestër pa e përfunduar të gjithë shkollën". -Të gjithë të pranishmit e ngritën dorën lart në shenjë mitatimi. Pas votimit unanim  drejtori shtoj.
   -Ju shoku Fotaq që jeni edhe mësuesi kujdestarë tashmë i ish nxënësit Gjovalin Marku ngarkoheni me përgjegjësi të lartë për mos mbajtjen në lartësinë e duhur të vigjilencës revolucionare. Një nxënës i klasës suaj, jo vetëm që pin duhan e akool, por bën edhe gjestin e tmerrshëm duke tentuar për të fshirë prapanicën me portretin e udhëheqësit. Po të mos ndodhesha në atë çast unë aty, kjo copë gazete me portretin e udhëheqësit do të përfundonte në nevojtore duke u përdhosur nga Gjovalin Marku i cili frymzohet nga dajat e tij që e dimë të gjithë që jan armiq të partisë dhe të pushtetit tonë popullorë. Për këtë ndëshkoheni me vrejtje të rëndë me shkrim dhe paralajmërim për përjashtim nga sistemi arsimorë. Duke qenë se që tani jeni një arsimtarë me pikpyetje, nuk mund t'ua besojmë më klasat në kujdestari dhe për më tepër klasën e maturës. Që nga nesër ju do të jeni një mësues i thjeshtë që do të japësh lëndët tuaja. Vitin e katërt deri në përfundim të vitit shkollirë do t'a kemë vetë në kujdestari.
Edhe ndëshkimin në adresë të Fotaq Andonit, mësuesit të matematikës që ishte edhe mësuesi kujdestarë i vitit të katërt, të gjithë të pranishmit e miratuan unanimisht me dorën lart, përfshi edhe vetë i ndëshkuari.
   -Mësuesit që jan antarë partie dhe sekretari i rinisë të qëndrojnë këtu pasi do të përpilojmë një relacion për t'ia përciellë Degës së Punëve të Brendëshme që të merren më tej me ish nxënësin Gjovalin Marku, për gjestin e turpshëm që donte të bënte me portretin e udhëheqësit tonë të ndritur shokut Enver.
    Pas këtij fjalimi drejtori i shkollës mbylli bllokun dhe i la të lirë të pranishmit në atë mbledhje të jashtëzakonshme.
     Pas mbylljes së mbledhjes së këshillit pedagogjik, pas sajë do të bëhej një mbledhje tjetër e mësuesëve që ishin komunistë. Këtë mbledhje do t'a drejtonte vetë drejtori i shkollës ku do të ishin të pranishëm Sekretari i Byrosë së Partisë dhe antari i Pleniumit të Komitetit të Partisë të rrethit që kishin nën juridiksion Organizatën Bazë të Partisë të shkollës. Kjo mbledheje urgjente partie do të bëhej për të përgatitur një relacion mbi ngjarjen në fjalë, që do t'ia përcillnin organeve të degës Punve të Brendshme të rrethit dhe organeve të Prokurorisë dhe Hetusisë të rrethit.     Pasi u mbyllë mblefhja e këshillit pedagigjik të shkollës, mësuesit dolën jashtë. Një pjesë e tyre do të largoheshin për në shtëpitë e tyre, ndërsa mësuesit komunistë do të qëndronin për mbledhjen e jashtëzakonshme të organizatës bazë të partisë së shkollës. Sapo mësuesit dolën në oborrin e shkollës, njëri nga ata e thirri Gjovalin Markun që të paraqitej në drejtori.
      Gjovalin Marku e kishte të qartë se çfar e priste ndaj ishte i përgatitur shpirtërisht. Sapo ngjiti shkallët, në koridor para zyrës së tij u ndesh me drejtorin i cili e ftoj që të hynte në zyrë që e kishte përballë. Sapo Gjovalin Marku hyri në zyrën e drejtorit duke e ndjekur pas atë, qëndroi në kēmbë. Pasi drejtori mori syzet që i kishte lënë mbi një bllok të madh afërsisht sa një regjistër që ishte me kopakë të trashë me ngjyrë të kuqe, i'a bëri me shenjë Gjovalinit që të afrohej para tavolinës tij. Drejtori sapo vuri zyzet, mori nga blloku që ishte mbi tavolinë mun para tij një fletë format nga ku i komunikoj Gjovalinit vendimin e këshillit pedagogjik për përjashtimin e tij përgjithmonë nga shkolla. Për këtë vendim Gjovalin Marku ishte i përgatitur shpirtërisht pasi e kishte të qartë se do të përjashtohej përgjithmonë nga shkolla. Por kur drejtori e informoi se pas pak do të mblidhej organizata bazë e partisë për të përpiluar relacionin në adresë të Degës së Punve të Brendshme të rrethit, Hetusisë dhe Prokurorisë, kjo i ra si bombë mbi kokë. I gjithë trupi i'u mbulua me djersë të ftohta, aq sa i dolën mbi kanatiere, ndose ishte ftohtë në zyrën e drejtorit. Edhe pse në gjendje shoku, Gjovalin Marku mori guximin dhe e pyeti drejtorin me një zë çuditrisht kumbues.
    -Çfar kam bërë që do të m'ë kallxoni në degë, hetusi e prokurori? Madje edhe nga shkolla po më përjashtoni pa as një faj. Unë nuk kam pirë kurrë duhan! - Drejtori pasi dëgjoj këto fjalë, u zgërdhesh në fytyrë. Mori një pamje të kuqrremtë. Në kë të çast i'u drejtua Gjovalinit me një zë të fuqishëm.
   -Ju deshët që të përdhosni portretin e udhëheqësit tonë të lavdishëm shokut Enver duke e grisur qëllimisht nga gazeta për të fshirë prapanicën në nevojtore. Për këtë kemi fakte. -Pas kësaj fjale drejtori hapi përsëri bllokun dhe nga andej nxori copën e gazetës ku shquhej një pjesë e mirë e portretit të udhëheqësit.
   -E shikoni! Pikërisht me këtë.
   -Jo shoku drejtor. Atë copë gazete m'a dhatë ju për të futur bishtin e cigares që ishte në dyshemenë e nevojtores.
  -Edhe këtë kërkon t'a mohosh more armik! -Thirri drejtori me zë të lartë, aq sa kumboi duke dridhur xhamat e dritares që ishte përbri tij. -Nesër do të vish në orarë në shkollë pasi do t'a komunikojmë para të të gjithë  shkollës vendimin e këshillit pedagogjik, si për përjashtimin pëtgjithmonë nga shkolla dhe relacionin për kallximin në organet e sigurimit të shtetit dhe atytë të drejtësisë socialiste. Tani dil jashtë! Zhduku nga teritori i shkollës.
    Sapo drejtori mbylli fjalët kërcënuese, Gjovalini menjëherë hapi derën dhe nxitimthi zbriti shkallët dhe doli nga dera e shkollës. Sapo doli nga teritori i shkollës Gjovalini me vehte mendoi: Isha i sigurtë që do të më përjashtonin, por se do të me ngarkonin edhe me një akuzë politike, këtë kurr se kisha menduar. Po e ndiej se zilja e orës së fundit e ditës së sotme do të mbetet e fundit për gjithmonë. Ndoshta nuk do të dëgjoj kurr më zile shkolle, vetëm bilbila policësh nëpër skutat e errta të Degës së Punve të Brendshme dhe më vonë nëpër kapanonet e burgjeve të kampeve të punës, apo ndoshta dhe më keq.
    Me këto mendime në kokë, Gjovalini ishte varur poshtë deri para dyqanit të zarzavateve që ndodhej nga e djathta e ballit të urës. Sapo arriti aty dëgjoj djalin e xhaxhait që e thirri.
  -Nga humbe pikërisht sot o Gjovalin?   -Kishim një mbledhje. - U përgjigj Gjovalini me një zë të mekur. Kushriri i tij sapo i'u aftua, e vështroi në fytyrë dhe menjëherë u step nga ngjyra e zbehtë që i kishte marr ajo.
   -Çfar ke o Gjovalin? Mos je i sëmurë.
    -Jo, jo. -U përgjigj Gjovalini. -Pse më thirre me kaq urgjencë?
    -Çfar të të them. Xhaxhi Ndue është shumë keq. Vetëm ty po të kërkon. - Tha kushriri tij.
    Gjovalini menjëherë mori rrugën për tek shtëpia e tij me hap të nxituar. Pas tij vinte kushriri. Gjovalini sapo mbërriti tek trina e oborrit dëgjoi të qara në formë të bërtiturash. E kuptoi se i ati kishte mbyllur sytë përgjithmonë. Ra në gjunjë dhe qau me dëshpërim...
1988

DËRGOI: