Preng S. Gjikolaj
Kanga E Pranverës
Qielli pranverorë nis të çvishtet nga retë.
Pozë nudo e kandshme kaltërsie.
Bilbilat ngjyrosin t’bukrat pendë,
e i’a marrin amël n’kor një melodie.
Malet si t’bezdisuna nga vapa e parë,
flakin n’lum ksulën e tyne t’bardhë,
e t’tynin trup skelet t’ashpër shkamborë,
rrobë e blertë gjethnaje, e vesh ngadalë.
Lëndinat e blerta qëndisen nga lulet,
nga lulet ngjyra shumë e plot aromë.
Ahu i moçëm me t’blertën gjethnajë vishet,
e nuk bezdiset fare për kambët n’dëborë.
Me rrezen e diellit nis të loz ujëvara,
një hark mahnitës ylberorë sajojnë.
Legjendë e kanshme për djem e vajza,
që pareshtun ëndërrojnë t’a kalojnë.
Vashat syshkruara dalin t’mledhin lule,
duke i tubuar, disa i thurin kunorë.
Njana-tjetrës mundohen t’ia bajn me hile,
për t’zgjedh nër djem ma t’mirin dashnorë.
Pozë nudo e kandshme kaltërsie.
Bilbilat ngjyrosin t’bukrat pendë,
e i’a marrin amël n’kor një melodie.
Malet si t’bezdisuna nga vapa e parë,
flakin n’lum ksulën e tyne t’bardhë,
e t’tynin trup skelet t’ashpër shkamborë,
rrobë e blertë gjethnaje, e vesh ngadalë.
Lëndinat e blerta qëndisen nga lulet,
nga lulet ngjyra shumë e plot aromë.
Ahu i moçëm me t’blertën gjethnajë vishet,
e nuk bezdiset fare për kambët n’dëborë.
Me rrezen e diellit nis të loz ujëvara,
një hark mahnitës ylberorë sajojnë.
Legjendë e kanshme për djem e vajza,
që pareshtun ëndërrojnë t’a kalojnë.
Vashat syshkruara dalin t’mledhin lule,
duke i tubuar, disa i thurin kunorë.
Njana-tjetrës mundohen t’ia bajn me hile,
për t’zgjedh nër djem ma t’mirin dashnorë.
1984
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Në Tavolinën E Parafundit
- Ne Radhen E Bukes
- Si T'kendoj Per Ju
- E Di Dardani
- Guri Gjon
- Vendlindjes
- Kurë?!!!
- Zilja E Ores Së Fundit Të Mësimit
- O Zot Deri Kurë Do T'a Lejosh Kët Mynxyrë
- Ate Te Diele Prilli Ne Aksion
- Jeta
- Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
- Ç'nuk Pane Kto Troje T'shqipes
- Te Pa Njohurit
- N'mes T'oqeanit T'pa Busull, T'pa Rrema.
- Asht Flamur I Gdhen Me 12 Yje
Komente 0