>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Në Tavolinën E Parafundit

Ylli i mëngjesit atë ditë fundprilli e gjeti qiellin të kthjellët. Në të gjithë hapsirën qiellore ishin rralluar yjet. Vetëm andej nga lindja nja dy pash mbi horizont qëndronte ylli i mëngjesit, i cili shkëlqente mbi ngjyrën e purpurt të ndezur të qiellit që vizatohej nga vija e thyer e horizonit mbi siluetën e errët të malit. Gjelat nëpër kotecat e fshatit që gjendej bri brigjeve të lumit të kaltër që e ndante atë nga qyteti i vogël i minatorëve këndonin njëri pas tjetrit si me një regji të mirëorganizuar. Sapo dielli preku majat e maleve, në luginë u derdh një mjegull e hollë dhe e tejdukshme si tyl. Mollët dhe dardhat ishin në kulmin e lulzimit dhe kjo mjegull i kish spërkatur e njomur me një vesë të qartë si loti dhe të shumtë gati si shi. Bulzat e vesës pikonin nga gjethet dhe lulet në tokë duke imituar pikat e para kur nis shiu pranverorë. Sapo dielli nisi të nxirrte syrin nga kreshta e malit, mjegulla nisi që të arratisej duke u ngjitur lugjeve e brinjave nëpër shpatet e maleve në të dya anët e lumit dhe më pas duke u tretur në kaltërsi. Sapo dielli preku lëndinat, arat e mbjalla me grurë dhe shpatet e anës së shullanit që ishin veshur me gjethnajën e re, morën ngjyrë të argjendë nga vesa. Qyqja nisi këngën e sajë të zakonshme pranverore duke triumfuar mbi këngën melodioze të zogjve që ishte me regjistër më të ulët se e sajë, por shumë e këndshme për veshët e njeriut.
Rrezja e parë e diellit sapo preku në dritaren e Arturit, depërtoi nga e çara e perdes që nuk ishte mbyllur mirë drejt e tek sytë e tij që ende ishin nê gjumë. Arturi sapo i ndjeu rrezet e diellit mbi sy, i hapi duke kthyer menjëherë kokën anash për t'iu shmangur bombardimit të rrezeve. Largoi mbulesat dhe u ngrit ndenjur mbi shtrat duke u shtriqur dhe njëkohësisht duke gogësitur. Pasi fërkoi fytyrën me të dya duart, ashtu ndenjur mbi shtrat nisi të sillte nëpër mend ëndrrën që sapo e kishte parë atë pragmëngjesi pranverorë.
* * *
"Arturi sikur ecte rrugës së makinës që të shpinte tek një gurore dhe tek stacioni i pompave të ujësjellësit të qytetit".
Ajo rrugë dilte nga qyteteti nga ana veri-lindore dhe pasi kalonte bri fushês së futbollit dredhonte në fund të shpatit të malit që binte gati thikë në bregun e lumit. Ajo xhade që nuk ishte më e gjatë se 500 m shërbente edhe si shetitore për banorët e qytetit gjatë pranverës e verës.
"Nuk shikohej asgjë nga errësira që mbretëronte. Ajo ishte aq e dendur sa me të fut dy gishtat në sy nuk i shihje. Sapo kaloi fushën e futbollit ku rruga kalonte në fund të shpatit thikë të pjerrët të malit buzë lumit, Arturi nisi të friksohej nga errsira. Këmbët i hidhte kuturu. Mbretëronte një qetësi e frikshme. As shushuritja e lumit nuk dëgjohej fare, veç një cicërimë e mekur në formë klithme e një zogu nate. Sapo bëri disa hapa kuturu, Arturit i'u shfaq një fashë drite që vinte nga pas. U ndal në vend dhe ngadalë nisi që të rrotullojë kokën pas. Sapo hodhi vështrimin prapa, shikoj një dritë. Në fillim i'u duk si prozhektor veture sikur i vinte pas, por çuditërisht ajo ecte por nuk afrohej tek ai, por ruante të njejtën largësi. Papritmas ajo fashë drite nisi që të zgjerohej aq sa e mbushi tërë vendin me dritë dielli që shkëlqente fort. Vetëm rruga e makinës ishte ajo që shtrihej para tij origjinale. Nga e djathta ku duhej të ishte stomi i xhadesë nga ku ngrihej shpati thikë i malit, i'u shfaq para syve një fushë e gjërë e mbuluar me barë të njomë e të butë si mëndafsh, e qëndusur me lule shumëngjyrshe të radhitura me forma nga më të çuditshmet duke formuar një peisazh përrallorë. Nga e majta e tij rridhte lumi me shtrat të rritur e gati të rrafshët, ujë të kulluar me ngjyrë të kaltër që valzonte lehtas mbi guralecë shumëngjyrësh të radhitur si mozaikë antik, nga ku formonin silueta vajzash shumë të pashme por që fytyrat e tyre dridheshin nga valzimi i lehtë i ujit të lumit. Sapo u ndriçua vendi, Arturi u kthye andej nga kishte nisur rrugën duke ecur i mahnitur nga pamja që i ishte shfaqur para syve të tij. Tani para tij shfaqej një pamje parajse. Xhadeja dredhonte buzë lumit të kaltër me shtrat mozaikësh. Nga e djathta e tij hapej fusha e gjërë me barë të butë me të gjelbërt të theksuar, e qëndisur me lule të ndryshme që vezullonin me spektrin e të të gjitha ngjyrave të kësaj bote. Frynte një fllad i ëmbël, i lehtë duke valzuar tapetin shumëngjyrësh të lëndinave. Fluturat krahashkruara po vallzonin me flladin lozoniarë. Zogjtë fluturonin në atë hapsirë shumëngjyrshe lehtas duke ndjekur valzimin e flladit. Kënga e tyre imitonte një melodi me motiv popullorë si të kompozuar nga të gjithë kompozitorët e famshëm së bashku. Shpati i malit në të djathtë ishte larguar shumë dhe pjerrësia e tij ishte zbutur. Shpati në vend të shkurreve me gjethnajën karakteristike ishte veshur me pemë të lulzuara ashtu si edhe fusha. Guri i madh majë malit dukej si një kokë gjigande nuseje e mbuluar me vello të bardhë të qëndisur me fije ari që e tundëte era lehtas. Sapo përshkoi një copë udhë nëpër atë parajsë. Paprimas lumi i'u shfaq me dallgë e shkulma të lartë, ashtu i kaltër. Përplasej nëpër shkëmbinjtë të cilët ishim të ngjyrosur me mozaikë me figura nga më mahnitëset. Shkulmat e ujit të kaltër kurë përplaseshin nëpër këta shkëmbinj që gjendeshin kudo nëpër shtratin e lumit, thërmoheshin dhe ngriheshin lart në formë mjegulle të lehtë. Rrezet e diellit shkëlqenin si arë dhe kur bashkoheshin me mjegullën e valve të thërmuara të lumit krijonin me qindra harqe ylberorë, që çuditërisht ndërfuteshin me njëri-tjetrin duke marr forma zemrash me të gjitha ngjyrat e ylberit dhe që vallzonin në ajrë, duke u ngjitur lehtas lart dhe më pas treteshin në kaltërsi. Nga pas Arturin po e ndiqte po ajo fashtë drite, por që përsëri shquhej në atë ndriçim të artë diellorë. Duke shikuar atë parajsë që i'u shfaq rreth e rrotull, papritmas u kthye pas andej nga vinte fasha e dritës së shkëlqyeshme me ngjyrë të argjendë. Papritmas burimi i asajë drite që po i afrohej, nisi dalngadalë që të shëndrrohej në një fustan të bardhë që reflektonte të gjitha ngjyrat e ambientit-parajsë që e rrethonte. Fustani menjëherë u zgjat dhe mori formë njerzore me linjat e një femre elegante që i shquheshin të gjitha hiret femrore përfshi seksin dhe gjinjtë brenda atij fustani pothuajëse të tejdukshëm. Dukej si një zanë mali e legjendave të lashta që vinte drejt Arturit me hap të ngadalsuar. Papritmas fytyra e kësajë zane nisi që të marrë tiparet e Lolës, vajzës që ishte në të njëjtën klasë me Arturin. Sapo vajza nisi që t'i afrohej ati, ai nisi që të shtrinte të dya duart që t'a përqafonte. Të njëjtin gjest po bënte edhe vajza, por në çastin që Arturi u duk se do t'a përqafonte atë, vajza-zanë me fytyrën e Lolës, ajo nisi që të ngjitej lart ngadalë duke u shëndrruar në mjegull por çuditërisht ngjyrat e parajsës që mbante fustani, tani i kishte mjegulla që ngjitej lart ngadalë, njëkohësisht duke u tretur në kaltërsi".
* * *
Me kujtimin e ëndrrës në mendje, Arturi u ngrit nga shtrati, shkoj tek dritarja dhe e hapi. Sapo hodhi vështrimin nga mali përballë, pa një shtëllungë mjegulle të stërgjatur të tejdukshme si vello nuseje që ngjitej lugut afër majës së malit dhe faqes së shkëmbit që i rrinte në majë si kokë gjigande. Më pas ajo shtëllungë mjegulle që reflektonte ngjyrat e ylberit nga rrezet e diellit tretej ngadalë në kaltërsinë e atij qielli të pastër mëngjesi pranverorë.
Nga kjo pamje vizuale që i'u shfaq para syve, djali u habit aq sa mendoi se ende ishte në ëndrrën e ati pragmëngjesi. Sapo shtëllunga e fundit e mjegullës u tret në kaltërsi, Arturi qeshi me vehte njëkohësisht duke shkuar tek krevati për të veshur shapkat për të shkuar në banjo.
* * *
Artur Gjileka në atë qytet kishte ardhur para gjashtë vitesh. Këtu kishte nisur shkollën që nga klasa e gjashtë. Kishte lindur në Tiranë, por origjinën e kishte nga fshatrat e bregut të Himarës. I ati i tij Andrea Gjileka kishte lindur në fshatin Gjilekë të Himarës që shtrihet në shpatet e bregdetit të Jonit. Ai shkollën fillore e kishte mbaruar në fshatin e tij të lindjes Gjilekë dhe më pas ishte shpërngulur në Tiranë pasi i ati punonte si oficer në Gardën e Republikës që pas çlirimit. Andrea Gjileka ishte diplomuar në Universitetin e Tiranës si inxhinier kimist dhe fill pas diplomimit ishte emruar në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave. Ai përveç punës në ministri jepte edhe leksione si pedagog i jashtëm në universitet, në fakultetin e inxhinierisë.
Në kuadër të qarkullimit të kuadrove të administratës, Andrea Gjilekën e kishin transferuar që para tetë vitesh në atë qytet të vogël minatorësh e pasuruesish të mineralit si inxhinier kimist në fabrikën e pasurimit të bakrit. Për dy vite radhazi ai kishte banuar në një dhomë në pallatin e beqarve. Ashtu quhej një pallat dykatësh ku banonin puntorë dhe kuadro që nuk kishin familjen me vete apo ishin ende beqarë. Për rreth dy vite inxhinieri kimist Andrea Gjileka kishte banuar aty në një dhome vetë i pestë, me një inxhinier miniere dhe tre mësues. Të gjith kishin ardhur nga qytete të jugut. Pas dy vitesh kishte marr një apartament, dhomë e kuzhinë në qytet tek njē pallat dykatësh në fund të qytetit afër fushës së futbollit. Sapo kishte marr apartamentin, menjëherë kishte tërhequr familjen, gruan Androniqin me profesion mësuese matematike dhe djalin e vetëm Arturin i cili sapo kish mbaruar klasën e pestë. Andrea dhe Androniqi kishin vetëm Arturin. E shoqja e Andreas kishte shfaqur shenja të një sëmundje që ndikonte në kalkulimin e gjakut, ndaj mjekët i kishin rekomanduar që të mos ngjizej shtatëzënë, pasi mund t'i rrezikohej jeta. Kësisoj Arturi kishte mbetur fëmia i vetëm i çiftit Andrea e Androniqi Gjileka.
Arturi ishte i vetmi nxënës i shkollës së mesme të atij qyteti me prindër intelektual që vinin nga larg. Pothuajëse të gjithë kuadrot dhe sidomos ata që vinin nga qytetet e mëdha, fëmijët e tyre pasi mbaronin shkollën tetëvjeçare aty, më pas i dërgonin tek gjyshërit, të afërmit, apo në konvikte për të vazhduar shkollën e mesme. Megjithëse Arturi klasën e tetë e kishte mbaruar me nota të shkëlqyera, prindëtit e tij kishin vendosur që edhe shkollën e nesme t'a mbaronte aty, që t'a kishin ndër sy, pasi ishte fëmia i vetëm i tyre.
* * *
Atë ditë ishte e shtune. Muajt prillë i kishin mbetur edhe tri ditë. Që nga një prilli nxënësit e viteteve të treta dhe katërta të shkollës së mesme kishin nisur stërvitjen ushtarake e cila do të përfundonte pas tri ditësh, pikërisht të martën.
Nxënësit e viteve të treta dhe katërta të shkollës së mesme zhvillonin një muaj stërvitje ushtarake të veshur me uniformë duke u shkëputur nga shkolla. Stërvitjen ushtarake e zhvillonin tek shkolla e lirë ushtarake që ishte rreth 1 km larg nga qyteti.
* * *
Arturi sapo u la, hëngri shpejt e shpejt mëngjesin, u vesh me uniformën ushtarake dhe u nis që t'i bashkohej grupit të shokëve. Atë ditë Arturi ishte nisur pak me vonesë ndaj grupi i nxënësve që banonin në qytet ishte nisur dhe tashme e kishin kapërcyer urën dhe po merrnin xhadenë që të shpinte në repart. Disa nga nxënësit që vinin nga fshatrat e zonës kishin mundur që të hipnin në një makinë duke ardhur më heret se zakonisht. Me atë grup nxënësish kishte ardhur edhe Lola, që ishte në një klasë me Arturin.
Lola ishte një vajzë nga një fshat i zonës. Ishte në vitin e tretë, në një klasë me Artur Gjilekën. Lola emrin e vërtetë e ka Dilore Gjergji, por që e vogël thirrej Lola dhe me këtë emër tashmë ajo nihej kudo. Vetëm prindërit, të të afërmit dhe shokët e shoqet e klasës e dini që quhej Dilore.
Dilore Gjergji ishte fëmia i dytë i Pal Gjergjit nga një fshat rreth një orë e gjysëm nga qyteti. I ati Pal Gjergji punonte nē minierë si përgjegjës turni, ndërsa e ëma ishte kryefurrtare në furrën e bukës të kooperativës të fshatit të sajë. E ëma ishte edhe rrobaqepëse në profesion, ndaj në shtëpi mbante makinën qepëse. Para sajë Lola kishte një motër që ishte në vitin e dytë në Institutin e Lartë pedagogjik të Shkodrës në degën e mësuesisë për Bio-Kimi. Pas sajë kishte dhe dy vëllezër dhe një motër të vogël që ende nuk kishte nisur shkollën. Ajo ishte një nxënëse e shkëlqyer në të gjitha lëndët dhe shumë e sjellshme. Që e vogël kishte patur një pamje të hishme dhe që kujdesej shumë për pamjen e sajë të jashtëme. Tani që ishte rritur dhe sapo i kishte mbushur të 17-tat, ishte bërë një femër shumë e pashme. Me trup të hollë e të gjatë, të drejtë si bredhat e bjeshkës. Flokët i kishte bjond me kaçurela të valzuar lehtas, që nga rrezet e diellit shkëlqenin si të lyer me flori. I mbante të lidhur pas me fjongo dhe një palë e vogël e atyre kaçurelave i varej mbi ballë duke i dhënë një pamje tërheqëse. Sytë i kishte të mëdhej, të vendosur në fund të ballit në një harmoni të shkëlqyer me formën e hundës pak të ngritur. Ata sy dukeshin si dy copza qielli pranverorë pas shiut, me atë kaltërsinë e thellë. Mbi sy harkoheshin lehtas një palë vetulla që nga dielli shkëlqenin si harqe ylberesh. Buzët e saja të tulta ishin simetrike si krahët e një fluture pranverore me ngjyrë të kuqe të tëndafiltë. Në faqet e saja në të dy anët e gojës kur buzëqeshte i formoheshin dy gropza që i jepnin një pamje mahnitëse. Ajo dukej sikur të ishte një skulpturë në të cilën kishin derdhur talentin e tyre skulptorët nga më të mirët. Sipër gjoksit të kërcyer si dy tollumbace simetrik, zgjatej një qafë e gjatë si e një pëllumbeshe të egër.
Që në vitin e dytë Arturit kishte nisur që t'i ngjizej një shkëndi dashurie në zemrën e tij për Lolën. Nga dita në ditë ajo shkëndi kishte ndezur një zjarr të madh dashurie, që tashmë i kishte pushtuar të të gjithë qenien e tij. Por duke qenë se Arturi ishte i vetmi nxënës në atë klasë që ishte jabanxhi, tregohej shumë i matur në mardhëniet shoqërore me Lolën. Ajo rrinte në tavolinën e parafundit në rrjeshtin e mesit të klasës që kurë kishte nisur shkollën e mesne me Martinin që ishin nga i njejti fshat. Ndërsa Arturi rrinte po në tavolinën e parafundit nga ana e dritareve të klasës me Almën e cila ishte nga lagjia e fshatit që ishte pothuajëse ngjitur me qytetin. Alma kishte preferuar që të rrinte në tavolinë nga ana e dritares dhe Arturi nuk i'a kishte prishur. Arturin me Lolën në klasë i ndante vetëm koridori mes tavolinave. Sa herë që Lola kthehej të shikonte nga dritarja shikimi i sajë kryqëzohej me atë të Arturit. Kjo Arturin e bënte që të ndihej i lumtur. Tani që ishin në vitin e tretë edhe Lola kishte nisur që të ndihej e lumtur sa herë që ajo kthehej nga dritarja dhe kryqëzohej shikimi i tyre.
Që kurë kishin nisur shkollën pas pushimeve të vitit të ri, Lola kishte nisur që të shoqërohej më gjatë me Arturin. Kjo kishte rënë edhe në sy të klasës aq sa kishin nisur pëshpëritjet adoleshente thashethemesh. Këtë kishin nisur t'a kuptinin edhe Arturi me Lolën, por për çudi asnjërit nuk i kishte bërê përshtypje.
Që kurë kishin nisur stërvitjen ushtarake kohën e lirë kishin nisur që t'a kalonin pothuajëse bashkë, por pa u veçuar nga grupi i klasës tyre.
Uniforma ushtarake Lolës i shkonte shumë. Ndoshte edhe për faktin se meqë kishte makinë qepse në shtëpi, kishte mundur që uniformën ushtarake t'a përshtaste sipas trupit. Kjo i kishte dhënë një pamje mahnitëse nga ku shquheshin qartë linjat e trupit të sajë të bukur. Kishte zgjedhur edhe një kapele të vogël e cila vetëm sa i mbulonte majën e kokës, kësisoj i shquheshun qartë kaçurelat që i kishte të lidhur pas koke me një fjongo të kuqe. Tufa tradicionale e kaçurelave i varej mbi ballë deri mbi njërën vetull duke u harmonizuar shumë mirë me strehën e kapeles ushtarake.
* * *
Atë të shtunë Lola me disa shoqe të saja, meqë kishin ardhur pak heret ishin ndalur në qytet, nga ku kishin hyrë në një dyqan veshmbathjesh dhe po shikonin për të blerë ndonjë rrobë. Pasi dolën nga dyqani vajzat kaluan urën dhe morën rrugën drejt repartit ushtarak. Pas tyre shkonte i vetëm Arturi. Lola sapo pa Arturin pas tyre, nisi që të ngadalsonte hapin, kësisoj nisi që të mbetej pas shoqeve të saja. Njëra nga ato e qortoi Lolën duke e mxitur që t'i jepte këmbës për t'u bashkuar me to. Lola nuk foli por i'a bëri me shenjë që të ecnin. Pas shenjës që Lola i bëri shoqes së sajë, vajzat shpejtuan hapin duke humbur në kthesë. Arturi ishte i fundit, pasi që të gjithë nxënësit tashmë kishin shkuar para, vajzat e grupit të Lolës ishte grupi i fundit që po ecnin para tij xhadesë që të shpinte në repart.
Sapo Lola mbeti vetëm, u ndal duke pritur Arturin që nuk ishte më larg se rreth 50 m. Sapo Arturi pa Lolën të ndalur dhe të vetme, menjëherë i gufoj zemra, ajo i'a godiste gjoksin si një rrum këmbore që tundej shumë shpejt. Ai po ecte por nuk e ndiente se i kishte shpejtuar hapat. Spo u afrua disa metra afër Lolës u kollit lehtas instiktivisht, njëkohësisht duke ngadalsuar hapin. Me një zë gati të mekur i'u drejtua Lolës.
- Mirmëngjesi Lola!
- Mirmëngjesi Artur! Qenke nisur me vones sot. Shokët kan kaluar. Siç duket të paska mbërthyer rrufa dhe t'a paska mekur zërin. - Foli me zë të plotë dhe duke buzqeshur Lola.
Arturi si i zënë në faj, uli pakëz kokën pasi fytyra e tij ishte skuqur lehtas. Kështu qëndroj disa çaste dhe pasi mblodhi veten, ngriti kokën duke e parë drejt e në sy vajzën.
- Nuk është vonë, por më duket se ke ardhur ti pakëz më heret se zakonisht sot. - Çuditërisht kësaj radhe Artutit zëri i doli i plotë dhe i qartë.
Lola i'a kishte ngulur sytë drejt në fytyrë Arturit dhe po qëndronte pa lëvizur. Në këtë çast Arturi i'u afrua gati ngjitur Lolës, e kapi nga krahu dhe e ftoj që të ecnin.
-Pse u ndave nga shoqet Lola? - E pyeti Arturi.
- Që të të bëja shoqëri ty. M'u dhimbëse kur të pashtë të vetëm. -Tha vajza duke vënë buzën në gaz.
Në këtë çast Arturi bëri një gjysëm hapi para duke i prerë rrugën Lolës. Të dy u ndalën përballë njëri-tjetrit. Arturi i'a nguli sytë vajzës drejt në fytyrë. Shikimi i tij ishte përqëndruar tek sytë e kaltër të Lolës. Ajo vijonte të buzqeshte lehtas, ku dy gropzat në faqet e saja kishin marr formën e zakonshe duke i'a hijeshuar edhe më tepër fytyrën e sajë të bukur.
- Lola! Ndoshta është heret, por atë që ndiej në zemër dua që të t'a them tani që m'u paraqit rasti.
Lola pasi bëri një gjysëm hapi pas, po me atë buzqeshje karakteristike, i'u drejtua Arturit.
- Ka një kohë të gjatë që kur ju më shikoni në sy, apo dhe thjeshtë kur i'u shikoj, ndjehem e lumtur. Kjo më ka ndezur një shkëndi në zemër. Kur nuk i'u kam ndër sy ndiej mallë.
Në këto çaste Arturi ndjeu një valë gëzimi që i shpërtheu nga zemra duke i pushtuar të të gjithë trupin. Çuditrisht ishte çliruar komplet nga ndrojtja me të cilën i'u drejtua Lolës në fillim.
- Sa e mrekullueshme je Lola! Të dua! - Foli Arturi me një zë melodioz dhe instiktivisht duke shtrirë të dya duart drejt qafës së sajë.
Në këto çaste fytyra e Lolës mori një ngjyrë të kuqrremtê, ku mbi mollza ishte më e theksuar. Pasi hodhi sytë nga rruga se mos vinte njeri, ajo e rroku për qafe Arturin njëkohësisht duke i palosur buzët e saja të tulta mbi ato të Arturit. Të puthitur si një trup i vetëm të dy qëndruan ashtu duke u puthur një copë herë të mirë.
Tani Arturit i'u duk se u shkarkua nga një barrë e rëndë që i kishte gravituar për një kohë të gjatë në zemër.
Arturi me Lolën pasi shkëmbyen edhe dy-tri të puthura të lehta, morën rrugën të lumtur drejt repartit.

DËRGOI: