Preng S. Gjikolaj
Ne Radhen E Bukes
Errësira kishte mbuluar vendin. Ndonse ende nuk kishte ardhur koha, pasi ora nuk kishte shkuar pesë e pasdites. Kjo errësirë ishte stimuluar nga mjegulla dhe shiu i ftohtë i atij mesnëntori.
Para sportelit të improvizuar aty tek një barakë sa një nevojtore fshati ishin mbledhur pothuajëse nga një njeri për shtëpi, pasi ajo barakë shërbente si dyqan buke për fshatin.
* * *
Sokoli ishte në klasën e tretë, ai ende nuk i kishte mbushur të nëntat, por kryente detyrën e fornitorit të familjes së tij. Familja e Sokolit përbëhej nga tetë frymë, gjyshja, xhaxhai i cili ishte ende beqarë, nëna, dy motrat dhe dy vëllezrit e tij. Para Sokolit ishte vetëm motra e madhe e cila ishte në klasën e pestë, ajo po mbushte njëmbëdhjetë vjeçe. Motra e vogël ishte në klasën e parë, ndërsa dy vëllezërit ishin njëri katër dhe tjeri dy vjeç. E ëma dhe xhaxhai punonin në kooperativë, ndaj nuk kishin kohë që të merrnin as bukën. Ndërsa gjyshja ishte e moshuar sa mezi mbahej në këmbë. Kjo e kishte detyruar Sokolin që të ishte më i përshtatëshmi për detyrën e fornitorit të familjes së tij.
I ati i Sokolit ishte arrestuar para dy vitesh dhe pas 18 muajsh hetusi ishte dënuar me 15 vite burg. Ajo e bekuar buk misëri hibrid ishte shkaku që e kishte dërguar Ded Përmarkun pas hekurave për motive politike.
* * *
Sokoli sapo ishte kthyer nga shkolla e cila ndodhej rreth treçerek ore larg. Ai pasi të hante diçka, duhej të nisej për të marr bukën. Atë ditë ishte vonuar pak sepse pas mësimit kishin bajtur drutë e klasës. Pasi hëngri atë copë misërnike hibrdi me ca turshi, u nis për tek dyqani i bukës, që ndodhej aty afër shkollës, pra rreth treçerek ore larg.
Sokolit vajtje-ardhja nga shkolla, po ashtu edhe për të blerë bukën apo ndonjë ushqim që dilte ndonjëherë në dyqanin e fshatit me tollon, i konsumonin plot tri orë rrugëtim në ditë.
Atë mbrëmje mesnëntori shiu nisi i qetë, por me kalimin e kohës nisi që të trashej e të binte si litarë. Vetëtimat herëpashere ndriçonin të gjithë vendin dhe pas një copë here zhurmonin bubullimat sikur po shembej kubeja e qiellit.
Fshati i Sokolit nuk kishte furrë për të pjekur bukën, ndaj ajo sillej nga fshati fqinj që ndodhej më shumë se një orë larg.
Pas më shumë se një ore pritje në radhën e bukës, vjen një lajm jo i këndshëm. Dikush njoftoj se nuk ka patur dru për furrën, ndaj në të ngrysur e kishin ndezur. Kjo do të thoshte se duhej të paktën edhe dy-tri orë pritje në radhë mes shiut dhe baltës.
* * *
Kishin kalua më shumë se tri orë natë kur erdhi mushka me bukën e fshatit. Të gjith sa ishin në radhë të bukës nisën që të shtyheshin duke u ngjeshur për tek sporteli i cili ishte i vendosur në krye të derës së barakës që shërbente si dyqan buke, apo edhe zarzavatesh, mishi e qumshti kur kishte. Para barakës dyqan buke nuk kishte fare dritë, por kur shitësja hapi derën për t'u futur brenda, ndezi dritën, kësisoj njerzit e panë mirë njëri-tjetrin, por kjo nuk zgjati shumë pasi u mbyllë dera e dyqanit. Vetëm nga sporteli që ndodhej gati në krye të derës që ishte i hapur dilte një fashë drite ku ndriçonte fytyrat e të rriturve që ishin afër sportelit, ndërsa shumica e të pranishmëve ishin të mbuluar nga errësira.
Shumica e të pranishmëve në atë radhë buke ishin bërë qullë deri në palcë nga shiu që binte papushim, por tashmë ishin mësuar dhe kjo nuk j'u bënte më përshtypje. Dy fëmijë bukur të rritur, rreth moshës 14-15 vjeçare erdhën sapo mbërriti mushka e bukës dhe nisën që të largonin me forcë disa fëmijë dhe të moshuar që ishin afër sportelit, kësisoj duke zënë vend të parët nën strehzën që ishte mbi sportel. Ata nuk ishin të lagur fare, pasi kishin qëndruar gjatë gjithë kohës nën strehën e një magazine. Ata ishin Arbeni me Ardianin. Arbeni ishte i biri i kryetarit të gjykatës së fshatit, ndërsa Ardiani ishte i kryetarit të këshillit.
Duke u ngjeshur pas njerzëve Sokoli kishte mundur që t'a ruante radhën afër sportelit ndonse Arbeni e Ardiani e kishin shtyrë dhe tashmë ishin të parët në radhë.
- Largohu, se m'i bëre këmbët e pantallonave me baltë! - foli ashpër Arbeni, njëkohësisht duke e tërhequr nga veshi Sokolin.
- Nuk të bëri gjë, çfar ke më atë fëmijë. Ai është më i vogël se ti. - i'u drejtua Arbenit një plakë me shaminë e zezë të lidhur poshtë mjekrës për t'u mbrojtur nga shiu.
- Eeehhhh moj gjyshe! Ai nuk duhet lënë fare që të marrë buk, e jo më të rrijë këtu pranë meje e jush në radhë. A e din se i kujt është?
- Po! - u përgjigj plaka. Është i Ded Përmarkut.
- Gjysheeee! A e din se ku është tani i ati tij.
- Po! - tha plaka. - në burg.
- A e din moj gjyshe se i ati tij ka dashur të përmbysë pushtetin popullorë, por i'a treguan vendin. Ndaj ti gjyshe mos u përzi me armiqt.
Sapo Arbeni dëgjoj shitësen teksa e thërriste, mori tri bukët që i'a kishte vënë në sportel dhe sapo bëri një hap para, duke llomititur me plakën, i kapi dorën me shpejtësi Sokolit duke i'a rrëmbyer dyqindepesëdhjetë lekëshen që e kishte për bukën.
Sokoli nisi të qante, ndërsa Arbeni i'a mbathi drejt shtëpisë së tij. Turma që ishte në radhën e bukës nisi që të zhurmonte, pasi të qarën e Sokoli të vogël e interpretonin sipas mendimit të tyre. Vetëm plaka me shaminë e zezë të lidhur poshtë mjekrës e kishte parë skenën, të tjerët nuk dini asgjë për shkakun pse po qante Sokoli, pasi nga errësira mezi shquanin njëri-tjetrin. Sokoli sapo u afrua tek sporteli i'u drejtua shitëses.
- Teta Liza! Më jep pesë buk.
- M'i jep lekët - tha ajo.
- Nuk i kam. M'i vodhën tani. Pata 250 lek. - foli Sokoli me një zë të mekur duke u dridhur i tëri.
- Largohu nga radha dhe prit se po t'i jap pasi të marrin këta që kan lekët. - i tha shitësja.
Sokoli i cili kishte pritur në radhë duke u lagur në shi mbi tri orë, duhej që të largohej nga aty duke mos e patur të sigurtë edhe furnizimin me atë buk hibride që ishte edhe ushqimi i të të gjithë familjes së tij. Peliçja e tij e cila dukej si një mozaik i ndërtuar me copa pambuku të ndohtura, ishte bërë plumb e rëndë nga shiu. Opingat të cilat ishin të grisura tek majat ishin mbushur me ujë e baltë duke i'a shtrënguar çorapet e leshta pas këmbëve të cilat po kalbeshin në ujë.
Pas rreth gjysëm ore nga ardhja e mushkës së furnizimit, pothuajëse të gjithë sa ishin në radhën e bukës ishin larguar. Madje edhe kushërinjtë e Sokolit. Qëkurë i ati ishte arrestuar, pothuajëse i gjithë fshati e kishin braktisur familjrn e Sokolit. Shumë pak moshatarë të tij i bënin shoqëri në rrugë, apo shkollë. Ai e dinte se edhe pse ora po shkonte nëntë e natës, në shtëpi do të shkonte i vetëm, ndonse ishin shumë nga lagjia e tij që pritën me marr bukën, madje ishin edhe dy-tre kushërinjë të tij më të mëdhenj se ai.
Aty tashmë kishin mbetut vetëm ajo plaka me shaminë e lidhur poshtë mjekrës që mbante në dorë tri bukët e racionit dhe Sokoli i cili i'u afrua sportelit. Shitësja nxori pesë bukë duke i vendosur mbi dërrasën e sportelit një e nga një duke i mbajtur me kujdes pasi ishin të lagura dhe mund të thërmoheshin. Gjatë kohës kur shitësja po i'a numronte bukët Sokolit, ajo njëkohësisht i tha:
- Sokol, mos të kemi llafe. Nesër të m'i sjellësh paratë e bukës. T'i dhashë pa lek pasi ishte shi dhe është shumë vonë. Herë tjetër mos hajde pa lek, nuk kam çfar të të bëj. - i tha shitësja e cila po mbyllte sportelin.
- Teta Liza! Unë i pata lekët, - foli Sokoli me zë të mekur, ku mezi po i dilnin fjalët pasi po dridhej i tëri nga të ftohtit. - kisha 250 lek por m'i vodhën.
- Më ke borxh 160 lek. Nuk e di se çfar të ka ndodhur ty. - i'u drejtua shitësja Sokolit kur po mbyllte derën e dyqanit-barakë.
Plaka që ishte ende aty e ndihmoi Sokolin që të fuste bukët në një mësallë lëverje duke u kujdesur që të mos thërmoheshin. Kur plaka po e ndihmonte Sokolin që të fuste bukët në mësallë, e pyeti:
- A din gjë se kush t'i ka marr lekët or birë?
- Duhet të m'i ketë marr Arbeni, ai është hajdut, e din të gjithë. Ai ishte pranë meje. Kisha dyqind e pesëdhjetëshen në dorë. - po i tregonte plakës Sokoli duke qarë e duke u dridhur si gjethet nga era e fortë. - dikush m'a shtrëngoj dorën duke ma hap. Në këtë kohë pashë Arbenin që po largohej me vrap.
Shitësja Sokolit i kishte ruajtur bukët të ciat ishin lagur më shumë gjatë rrugës në koshat e ngarkuar mbi mushkë.
Shiu e kishte ulur ritmin, por tani kishte nisur të binte i përzier edhe me borë. Plaka që e ndihmoj e kishte shtëpinë në një drejtim tjetër, kësisoj Sokolit të vogël i duhej të shkonte i vetëm në shtëpi.
E ëma e Sokolit pas vonesës së gjatë të të birit ishte shqetësuar, ndaj pasi kishte mbaruar punët e shtëpisë, ishte nisur që t'i dilte para. Ajo e hasi Sokolin duke u ngjitur brinjës mbi rrugën e makinës. Ai mezi ngjitej. Bënte më shumë hapa pas se përpara, pasi toka kishte nisur të zbardhej nga bora, kësisoj rruga ishte bërë e rrëshqitëshme. Sa herë që Sokoli rrëzohej, mësalla me pesë bukët përplasej në tokë, kësisoj ato u kthyen në masë qulli pasi ishin edhe të lagura.
E ëma e hasi Sokolin teksa mundohej të ngrihej duke u mbajtur pas një shkurreje. Thesi i bukës i kishte rënë në tokë dhe dukej si i mbushur me miell, e jo bukë.
- O Zot, si qenke bërë birë! - i'u drejtua e ëma Sokolit. - Pse nuk erdhe tek shpia edhe pa buk, por prite deri në këtë orë në atë dallgë shiu? A e shikon që vetëm miell i'ua paskan dhënë sonte racionin. E morëm vesh se nuk ka patur dru për furrën.
- Jo moj nënë, nuk është miell por buka, por ishte e lagur dhe duke ecur e rrëzuar prej rrëshqitjes më është bërë si qullë.
- Mos more! - gati sa nuk thirri me të madhe e ëma. - na paskan mbet sonte e nesër deri në darkë robt pa buk. - Tha ajo njëkohësisht duke e përqafuar të birin që dridhej i tëri nga të ftohtit pasi ishte i kalbur në ujë, që nga maja e kokës, e gjer në majë të gishtave të këmbëve.
E ëma ndenji një copë herë ashtu duke e përqafur të birin me shpresën se do t'a ngrohte sado pak. Më pas u përkul, mori mësallën që ishte aty pranë dhe e derdhi atë masë qulli që ishte kthyer buka.
- Pse e derdhe moj nënë, t'a dërgonim në shtëpi, ndoshta n'a duhej.
- Çfar t'a bëjmë. Njerzit nuk e hanë. Ne kemi veç nja dy-tri pula, s'kemi gjë tjetër mbas shpirtit. Na i kan marr të gjitha. - tha e ëma, njëkohësisht duke marr mësallën bosh në njërën dorë dhe Sokolin me dorën tjetër.

Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Si T'kendoj Per Ju
- E Di Dardani
- Guri Gjon
- Vendlindjes
- Kurë?!!!
- Zilja E Ores Së Fundit Të Mësimit
- O Zot Deri Kurë Do T'a Lejosh Kët Mynxyrë
- Ate Te Diele Prilli Ne Aksion
- Jeta
- Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
- Ç'nuk Pane Kto Troje T'shqipes
- Te Pa Njohurit
- N'mes T'oqeanit T'pa Busull, T'pa Rrema.
- Asht Flamur I Gdhen Me 12 Yje
- Emigranti
- Pritje
Komente 0