Preng S. Gjikolaj
Si T'kendoj Per Ju
Si t’këndoj për ju,
o yje të rinisë së fikun herët?
Me lahutë që oshtin kullave
si galaktikë?
Apo me çifteli n'melodinë e erës
që fishkëllen mbi kreshta?
Apo n'livadhe
ku bari ruan gjurmët tuaja,
n'udhëkryqet e qyteteve
ku hapat u gdhenën n'asfalt,
apo në orbitën e heshtjes
ku gjaku juaj u bë dritë e kuqe
në arteriet e tokës dardane?
Apo... Rrugëve t'Prishtinës,
n'Drenicë, Mitrovicë, Pejë,
Gjakovë, Besjanë, Malishevë...
Aty ku gjaku u kthye n'flamur,
aty ku zemra juaj
e gdhendi lirinë me gjak?
A t’ju ngre një muranë prej yjesh,
në vendin ku ratë,
që shpirti t'ndizet si meteor
e çdo lulëkuqe të hapet
si sy qiellor n'pranverë?
Ju ia dhuruat gjakun e zemrës
universit të atdheut,
u shuat si flakë t'shejta
për nderin e motrës,
për nderin e nanës,
që shqipja jonë të fluturojë e lirë
mes konstelacioneve,
në qiellin e pambarim
t'Dardanës.
Dhe tani,
si rojtarë t'yjeve,
ju shikoni nga amshimi
tokën që frymon me gjakun tuaj,
dhe çdo natë hana u përkulet
n’shejë faleminderimi.
o yje të rinisë së fikun herët?
Me lahutë që oshtin kullave
si galaktikë?
Apo me çifteli n'melodinë e erës
që fishkëllen mbi kreshta?
Apo n'livadhe
ku bari ruan gjurmët tuaja,
n'udhëkryqet e qyteteve
ku hapat u gdhenën n'asfalt,
apo në orbitën e heshtjes
ku gjaku juaj u bë dritë e kuqe
në arteriet e tokës dardane?
Apo... Rrugëve t'Prishtinës,
n'Drenicë, Mitrovicë, Pejë,
Gjakovë, Besjanë, Malishevë...
Aty ku gjaku u kthye n'flamur,
aty ku zemra juaj
e gdhendi lirinë me gjak?
A t’ju ngre një muranë prej yjesh,
në vendin ku ratë,
që shpirti t'ndizet si meteor
e çdo lulëkuqe të hapet
si sy qiellor n'pranverë?
Ju ia dhuruat gjakun e zemrës
universit të atdheut,
u shuat si flakë t'shejta
për nderin e motrës,
për nderin e nanës,
që shqipja jonë të fluturojë e lirë
mes konstelacioneve,
në qiellin e pambarim
t'Dardanës.
Dhe tani,
si rojtarë t'yjeve,
ju shikoni nga amshimi
tokën që frymon me gjakun tuaj,
dhe çdo natë hana u përkulet
n’shejë faleminderimi.
1989
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- E Di Dardani
- Guri Gjon
- Vendlindjes
- Kurë?!!!
- Zilja E Ores Së Fundit Të Mësimit
- O Zot Deri Kurë Do T'a Lejosh Kët Mynxyrë
- Ate Te Diele Prilli Ne Aksion
- Jeta
- Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
- Ç'nuk Pane Kto Troje T'shqipes
- Te Pa Njohurit
- N'mes T'oqeanit T'pa Busull, T'pa Rrema.
- Asht Flamur I Gdhen Me 12 Yje
- Emigranti
- Pritje
- Pantallonat
Komente 0