Preng S. Gjikolaj
Kure Te Takova Ty
N’muzgun e purpurt aty n’bregore,
drapnin e artë të hanës vështroje.
Luginën po e mbulonte muzgu lehtë,
ti sodisje e përhumbun valët e qetë.
Valë e kaltër puthej me gurët e lumit,
sinonim i syve t’tu ende t’pa puthun.
E përhumbun krejt n’freskinë e flladit,
pritje e qetë e mbështjell me muzgun.
Të takova n’muzgun e mramjes,
nan vezullimin miliardësh t’yjeve,
nan dritën e praruar t’hanës.
M’godisje me t’kaltrën dritë t’syve,
që çveshi vellon e zezë t’natës
Të dua…! Pëshpërisje ngadalë,
e melodi e fjalve t’tua u shkri.
U shkri n’notat e t’kaltave valë,
e t’kaltrit sytë e tu, ndezën ata t’mi.
drapnin e artë të hanës vështroje.
Luginën po e mbulonte muzgu lehtë,
ti sodisje e përhumbun valët e qetë.
Valë e kaltër puthej me gurët e lumit,
sinonim i syve t’tu ende t’pa puthun.
E përhumbun krejt n’freskinë e flladit,
pritje e qetë e mbështjell me muzgun.
Të takova n’muzgun e mramjes,
nan vezullimin miliardësh t’yjeve,
nan dritën e praruar t’hanës.
M’godisje me t’kaltrën dritë t’syve,
që çveshi vellon e zezë t’natës
Të dua…! Pëshpërisje ngadalë,
e melodi e fjalve t’tua u shkri.
U shkri n’notat e t’kaltave valë,
e t’kaltrit sytë e tu, ndezën ata t’mi.
1984
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
- Lengzon Lehtas E Amel Zemra Dashtuni
- Kanga E Pranverës
- Në Tavolinën E Parafundit
- Ne Radhen E Bukes
- Si T'kendoj Per Ju
- E Di Dardani
- Guri Gjon
- Vendlindjes
- Kurë?!!!
- Zilja E Ores Së Fundit Të Mësimit
- O Zot Deri Kurë Do T'a Lejosh Kët Mynxyrë
- Ate Te Diele Prilli Ne Aksion
- Jeta
- Reth E Rrotull Ksaj Shqipnie
- Ç'nuk Pane Kto Troje T'shqipes
- Te Pa Njohurit
Komente 0