>
LETERSISHQIP
Preng S. Gjikolaj

Lengzon Lehtas E Amel Zemra Dashtuni

Flladi i pranverës lehtas po lodronte,
ai po vallzonte ledhatushëm me lulet.
Flutura e lehtë krahshkruar fluturonte,
n’sfondin e ngjy blu t’kupës qiellit.

N’për gjembat e ashpër t’trandafilit,
gonxhet e vesume lehtas bulzojnë.
Bjeshka ç’vesh pallton e bardhë t’dimnit,
e vesh t’blertin fustan me lulet që lulzojnë.

Bletët lule m’lule nektarin mbledhin,
për mjaltin e amël që kuron njerzinë
Zogjtë kangatarë n’kor i’a marrin,
ni kange t’amël, motiv për dashninë.

Vashat e reja dalnin n’për lëndina,
n’qilimin e tyne t’blertë lule tuj kërku.
N’mes ktyne flutuarave diçka godita,
atë sykaltrën syni im ka shigjetu.

N’për shpirtin e sajë t’vetmu e t’çiltër
lëngzon lehtas e amël, zemra dashtuni.
N’për sytë e shkru i noton qielli kaltër,
i mbytun n’lotin e kristaltë që i rrjedh vi.

Dashtnia n’zemrën time m’rrjedh si ujvarë,
ushqye nga sytë e sajë t’ngjy me qiellë blu.
Kërkon t’lind ylberin nga rrezet ngjyrëarë,
për t’lidh shpirtnat tanë që enden t’vetmu.
1984