Preng S. Gjikolaj
Revista
Ishim në muajt e fundit të maturës. Pranvera sapo kishte nisur të vinte pas një dimri të gjatë dhe të acartë. Kumbullat dhe qershitë kishin nisur lulzimin, kjo na kishte bërë që të ndiheshim mirë. Sapo ishim informuar për pyetjet e provimeve të maturës, ndaj po prisnim me padurim që t'i merrnim për të nis studimin e tyre. Tri lëndët që jepeshin provim mature kishin nga rreth 65 apo 66 pyetje secila. Ishte një volum i madh për t'u studiuar.
Orën e fundit atë ditë të shtune kishim Kimi Organike. Atë ditë ora e fundit ishte e lodhshme, jo nga lënda e Kimisë, por ishte ora e gjashtë e ditës së fundit të javës dhe gjithmonë kjo na bezdiste. Sapo ra zilja, menjëherë mblodha librat shpejt e shpejt dhe dola në koridor, pasi doja të takoja mësuesin e letërsisë para se të largohej nga shkolla.
Mësuesi i letërsisë Fatmir Gjergji që e kisha edhe mësues kujdestarë, dinte shumë mirë anglisht, ndaj ishte abonuar në revistën "New Albania" (Shqipëria e Re) e cila kishte dal në qarkullim rishtas. Ajo botohej në gjuhën angleze dhe dilte njëherë në dy muaj. Sapo kishte dal numri i dytë i sajë para tri ditësh dhe mësues Fatmiri kishte dy ditë që e nerrte me vehte në shkollë. Doja t'ia kërkoja për t'a lexuar.
Ne nxënësit që e kishim mbaruar tetëvjeçaren në shkollën e qytetit patëm fatin që, që në klasën e pestë të kishim anglishten si gjuhë të huaj, ndaj tani që po mbaronim maturën kishim rreth tetë vite që e mësonim. Unë e kisha pasion, kjo më ndihmoj shumë që të avancoja bukur mirë në atë gjuhë të huaj. Ishte e para herë që në atë shkollë futej anglishtja si gjuhë e huaj pasi deri në atë kohë si gjuhë e huaj ishte vetëm rusishtja.
Sapo dola në koridor, fatmirësisht ndesha me mësues Fatmirin, i cili sapo kishte lënë regjistrin tek dhoma e mësuesëve dhe po nisej për të dal. Në dorë kishte revistën së bashku me çantën e tij personale
- Presor! A më fal një minut, kisha një fjalë me ju. - I'u drejtova mësues Fatmirit.
- Posi jo! - U përgjigj ai. - Pa hë, çfar kishe mor djalë?
- Nëse e keni lexuar dhe nëse nuk bezdiseni, a po ma jepni sot revistën "New Albania" që t'a lexoj dhe pastaj t'iua kthej?
- Posi! Ju jeni një nxënës shumë i mirê, ku edhe anglishtes i'a keni marr dorën dhe jam i bindur se do mundni t'a kuptoni. Urdhëroni!
- Pasi ma zgjati revistën mësuesi, unë menjëherë e mora në dorë dhe për pak çaste humba në fotot e kopertinës së sajë.
- Mos u shqetëso! Unë e kam lexuar prandaj ma kthe vetëm të martën, që të keshë kohë të mjaftueshme që edhe revistën t'a lexosh e kuptosh edhe mësimet t'i përgatisësh.
- Ju faleminderit presor! - I'u drejtova i ngazëllyer mësuesit nga që m'a la revistën deri të martën.
Të nesërmen ishte e diele dhe fatmirësisht e kishim pushim. Tani në pranverë rrallëherë bënim pushim të dielesh pasi na merrnin në aksion për mbjelljet e pranverës në kooperativën bujqësore. E diela dhe pak e hëna do të më mjaftonin që t'a lexoja atë revistë në gjuhën angleze. Me thënë të drejtën, më shumë e doja atë revistë që të shkathtësohesha në leximin dhe kuptimin e gjuhës angleze, se sa çka kishte brenda ajo. Edhe ajo si gjithë revistat e tjera kishte pothuajëse të njejtat materiale, veçse botohej në gjuhën angleze.
Duke qenë se mësuesi m'a kishte lënë revistën deri të martën, të hënën nuk kisha nevojë që t'a merrja me vete në shkollë. Pasi e lexova pak të shtunën në darkë dhe të nesërmen paradite pothuajëse e kisha mbaruar.
Vëllai im i vogël Sokoli ishte në vitin e parë po në atë shkollë. Edhe ai si unë si gjuhë të huaj kishte anglishten, që e kishite nisur tani në vitin e parë pasi në tetëvjeçare kishin bërë rusisht. I shtyrë më shumë nga kurioziteti se sa çka kishte brenda të shkruar ajo revistë, që heret në mëngjes Sokoli e kishte marr dhe po e shfletonte. Ai donte t'a shikonte si panoramë me ato fotografitë e saja cilsore me ngjyra, por edhe të përpiqej që të lexonte diçka aty ku kuptonte. E porosita që pasi t'a shikonte t'a linte aty ku e kishte gjetur, mos t'a merrte me vete në shkollë pasi mund t'ia grisnin apo shkarrivisnin.
Të hënën u nisa më heret se zakonisht për në shkollë, ndërsa vëllai im u nis në orarin e përditshëm. Pasi isha larguar unë nga shtëpia, vëllai im e kishte futur në çantën e librave dhe e kishte marr revistën me vete në shkollë. Sapo nxënësit e klasës së Sokolit kishin hyrë në klasë, ai kishte nxjerr revistën dhe po e shikonte. Një grup nxënësish ishin mbledhur rreth tavolinës së tij dhe po shikonin fotografitë e revistës të cilat ishin të gjitha me ngjyra dhe kjo po i tërhiqte. Në ato çaste në klasë hyri mësues Gjini që e kishte në kujdestari vitin e parë. Ai kur pa grunbullin e nxënësve që u shpërndanë kur ai hyri në klasë, kjo i bëri përshtypje ndaj u afrua menjëherë tek tavolina ku qëndtonte vëllaj im Sokoli dhe pyeti se çfar kishte aty. Sapo mësuesi kishte hyrë në klasë, im vëlla e kishte futur revistën nën tavolinë tek librat e tij. Mësues Gjini u afrua menjëherë tek ai dhe e pyteti.
- Çfar kishte këtu që nxënësit ishin grumbulluar tek tavolina juaj?
- Asgjë! - Ishte përgjugjur Sokoli, njëkohësisht duke u ngritur në këmbë.
Duke qenë se im vëlla e kishte marr revistën me vete në shkollë pa lejen time, kishte frikë se i'a merrte mësuesi ndaj ishte përpjekur për t'a fshehur poshtë librave të tij sapo mësuesi kishte hyrë në klasë.
Mësues Gjini me atë vrazhdësinë e tij e kishte urdhëruar Sokolin.
- Pa nxirri librat shpejt mbi tavolinë!
Ai i kishte nxjerr librat por jo revistën. Mësuesi e shtyu Sokolin dhe menjëherë kontrolloi vendin e librave poshtë tavolinës, nga ku andej nxori revistën. Pasi i hodhi një sy revistës në kopertinë, ai shqeu sytë pasi nuk kuptoj se çfar shkruhej. Më pas revistën e shfletoj duke i kaluar si firzamonikë të gjitha fletët dhe më pas e mblodhi tub duke e mbajtur në dorë. Pastaj i'u drejtua Sokolit.
- Ku e ke marr këtë revistë?!
- Në shtëpi! - I'u përgjigj Sokoli.
-Mirë, mirë! - Kishte thënë mësuesi. - Pa eja me mua tani!
Sokoli pa e ditur se ku do t'a shpinte mësuesi i tij kujdestarë, i ishte bindur dhe po e ndiqte pas. Sapo shkuan afër derës kryesore të shkollës, mësues Gjini i'u drejtua dezhurnit i cili u gjend tek pragu.
- Thuaj Dhimitrit, mësuesit të historisë se Sokolin e kam marr unë për një punë të rëndësishme. - E porosti dezhurnin mësues Gjini. Klasa e Sokolit orën e parë kishin histori me mësues Dhimitër Janaqin
Sapo dolën nga shkolla morën rrugën që të shpie tek zyrat e policisë së qytetit. Në këto çaste Sokoli e kishte kuptuar se ku po e shpinte ndaj ishte friksuar shumë. Një çast ishte ndalur pasi po dridhej i tëri dhe e kishin lënë fuqitë. Sapo e kishte pikasur mësuesi se Sokoli kishte mbetur pas, e kishte urdhëruar me zë kërcënues.
- Ec shpejt, nuk kemi kohë. Kam lënë orën e mësimit për tekat tuaja.
Sokoli nga zëri kërcënues i mësuesit ishte trembur edhe më shumë. Ishte zverdhur komplet në fytyrë dhe po qëndronte ashtu si më parë në vend duke u dridhur. Menjëherë mësuesi i'u afrua, e kapi për krahu duke e shkundur fort dhe njëkohësisht duke i bërtitur.
- Deshe të ikësh, ëëë! - Kjo e shkundur e solli në vete Sokolin dhe çuditërisht i ishte larguar frika. Pasi e mblodhi veten, shkoj gati ngjtur pas mësuesit.
Gjin Përleka ishte mësuesi kujdestarë i vitit të parë ku ishte Sokoli. Ai ishte mësuesi i fiskulturës. Ishte mbi 40 vjeç. Vinte nga një fshat i largët i rrethit dhe kishte 15 vjet që banonte në atë qytet me familjen e tij. Ai mbante veshur një kostum doku me ngjyrë të hirtë. Gjatë dimrit mbi kostum vishte një pardesy po të hirtë, ku edhe kjo ishte doku. Mësues Gjini ishte mësuesi më i vrazhdë i shkollës. Ai nuk lejonte asnjë sjellje jashtë normave. I rrihte nxënësit, madje ndonjëherë edhe maturantët. Të giithë nxënësit e kishin frikë, sidomos ata që e kishin mësues kujdestarë. Ai nuk familiarizohej me asnjërin syresh, qoftë edhe maturantët. Ai ishte aktivist i organizatave shoqërore të qytetit dhe zonës. Merrte pjesë në mbledhjet e frontit, format e edukimt, informacionin politik, madje edhe në mbledhjet e organizatave të rinisë të zonës etj.
Zyrat e policisë së qytetit ishin në një ndërtesë dy katëshe që ndodhej në fund të qytetit në krahun jug-perendimorë. Në atë ndërtesë përveç zyrave të policisë dhe të operativit të sigurimit, ishin edhe zyrat e kooperativës bujqësore të zonës.
Sapo shkuan tek zyra e të plotëfuqishmit, përpara i'u dol një polic trupmadh, me vetulla të ngrysura që i jepnin një pamje të egër. Ky ishte ndihmësi i të plotëfuqishmit tê zonës. Quhej Pjetër Kola. Ishte nga fshatrat e zonës. Sapo mësues Gjini i'u afrua policit, ngriti grushtin e djathtë lart duke e përshëndetur me një tunjatjeta të lehtë. Polici gjithashtu ngriti grushtin dhe e përshëndeti me një të ulur koke.
- A e keni zënë duke vjedhur këtë nxënës shoku Gjin? -E pyeti polici.
- Jo, jo, shoku Pjetër! Është dhe më keq se kjo. - Tha mësues Gjini, njëkohësisht duke tundur revistën e mbështjellë tub që e mbabte në dorën e majtë.
Polici hapi derën e zyres dhe e ftoi mësues Gjinin që të ulej në tavolinë përballë karriges së të plotëfuqishmit që ishte bosh, ndërsa Sokolit i tha që të rrinte në këmbë tek qoshja e zyrës.
- Ku qenka shoku Halim? Pyeti mësues Gjini.
- Është tek zyra e Operativit të Sigurimit, tek shoku Mihallaq Zoto. - tha polici njëkohësisht duke marr receptorin e telefonit për t'i telefonuar.
I plotëfuqishmi i zonës quhej Halim Hasa. Ishte një burrë rreth të pesëdhjetave, me një fytyrë të ashpër gjithë brazda. Vinte nga fshatrat e thella të rrethit fqinj. Ashtu siç kishte pamjen, ishte edhe si natyrë shumë i ashpër. Të gjithë e kishin frikë, sidomos të rinjët, pasi shumë syresh i kshte kaluar nëpër dorë në dhomën e izolimit.
Pas 2 minutash në zyrë hyri i plotëfuqishmi, nga një deriçkë që ndodhej pas karriges së tij. Sapo hyri, u afrua tek vendi i tij dhe ashtu në këmbë i dha dorën mësues Gjinit. Pasi u ul në kartigen e tij dhe pasi ndërruan duhan me mësuesin, e pyeti se pse ishin munduar deri aty me atë nxënës. Mësues Gjini pasi shpalosi revistën i'a vuri para të plotëfuqishmit.
- Pa shiko se ç'mbajn në shtëpi familjet e deklasuara. Revista të huaja.
-Jo more! - Kishte folur gati në të bërtitur i plotëfuqishmi.
Më pas mësues Gjini kishte vijuar fjalën e tij.
- Shpesh herë më kan kritikuar shoku Halim se jam shumë i ashpër në qëndrimet e mia kur kritikoj organizata shoqërore apo indivitë se jan të butë në luftën e klasave. Sidomos kur vjen puna për regjistrimin nëpër shkollat e mesme të fëmijëve të familjeve të deklasuara. Shiko se deri ku arrijnë, aq sa të na fusin revista të huaja Imperialisto-Revizioniste deri nëpër shkollat tona. I kemi ferra nëpër këmbë, ndaj duhet që t'i luftojmë fort, e jo t'i lejojmë që të na përzihen me fëmijët tanë nëpër shkolla të mesme. - Foli më zë kumbues mësuesi.
Shef Halimi pasi shqeu sytë në kopertinën e revistës, e hapi duke kaluar shpejt e shpejt disa faqe dhe e mbylli dhe i'u drejtua policit që rrinte në këmbë afët derës.
- Shoku Pjetër, pa na e merr në pyetje atë nxënësin e shokut Gjin.
- Si urdhëron shoku Halim! - U përgjigj polici, njëkohësisht duke ngritur grushtin lart.
Pasi i'u afrua Sokolit e pyet.
- Si e ke emrin?
- Sokol Gjoka.
- I kujt je?
- I Llesh Gjokës, - u përgjigj Sokoli.
- Ëhë! - I'a bëri ndër dhëmbë polici.
- Sa vjeç dhe në çfar klase je?
- Jam duke mbushur 15 vjeç dhe jam në vitin e parë. - u përgjigj Sokoli me një zë gati në të qarë.
- Ku e ke marr këtë revistë?
- Në shtëpi. - u përgjigj Sokoli.
- Kush e ka sjellë aty?
- Vëllai im i madh, Frani.
- Ai që është në vit të katërt këtu në shkollë? - Pyeti me zë të rreptë polici.
- Po! - U përgjigj Sokoli.
- Aha! - Belbëzoi polici, njëkohësisht duke u kthyer nga i plotëfuqishmi.
- Çfar do të bëjmë tani me këtë.
- Nxirre jashtë! - E urdhëroi i plotëfuqishmi policin. Ky pasi i dha tre-katër dacka të mira në fytyrë Sokolit, hapi derën dhe më pas e shtyu jashtë njëkohësisht duke i thënë që të shkonte shpejt në shkollë.
Pasi Sokoli u nis për në shkollë, i plotëfuqishmi urdhëroj policin Pjetër Kola që t'a fuste revistën në sirtarin e tavolinës së tij dhe të informonte Operativin e Sigurimit shokun Mihallaq Zoto për çka kishin konstatuar nga vigjilenca revolucionare e shokut Gjin Përleka mësuesi i shkollës. Pas kësajë, mësues Gjini së bashku me të plotëfuqishimin Halim Hasa u nisën për tek shkolla për të më marr mua.
Sapo kishte nisur ora e dytë e mësimt. Kishim anglsht me mësuese Adrianën. Orën e dytë grupi ynë e patëm mësim pasi ne të anglshtes ishim grupi i parë. Ndërsa orën e tretë e kishim pushim pas klasën duhej t'a lironim për grupin e rusishtes që ishte grupi i dytë.
Gjuha e huaj zhvillohej dy orë radhazi pasi klasat ndaheshin në dy grupe për të qenë sa më pak në numër, kjo për t'a përvetësuar sa më mrë mësimin. Nxënësit që kishin ardhur nga fshatrat për mungesë mësuesish nuk kishin zhvilluar gjuhë të huaj në tetëvjeçare, ndaj ishin grupuar në grupin e dytë dhe e kishin nisur rusishten rishtas. Ndërsa ne nxënësit që e kishim mbaruar tetëvjeçaren në shkollën e qytetit, që nga klasa e pestë kishim bërë anglisht. Fatmirësisht ne që kishim bërë anglisht në tetëvjeçare na grupuan në grupin e parë dhe e zhvilluam anglishten me programin e avancuar të shkollave të mesme. Kjo na kishte gëzuar pa masë, pasi kur nisëm vitin e parë ishte hedhur hipoteza që të nisnim së bashku me nxënësit që kishin ardhur nga fshatrat rusishten rishtas. Deri në atë kohë shkolla e mesme në atë qytet si gjuhë të huaj kishte vetëm rusishten.
Nuk kishin kaluar as pesë minuta nga fillimi i orës së mësimit kur në klasë hyri dezhurni i cili me një frymë i tha mësuese Adrianës.
- Mësuese Adriana, Franin e kërkojnë urgjent jashtë. - Foli dezhurni sapo kaloi pragun e derës së klasës.
Unë për një çast ngriva. Pandeha se diçka e rëndë do të më kishte ndodhur në shtëpi, që po më thërrisnin me kaq urgjencë. U ngrita menjëherë në këmbë instktivisht dhe u nisa që të dal. Në atë çast mësuesja më foli me zë të lartë.
- Fran! Kush të dha leje që të ngrihesh dhe të dalësh nga vendi?
- Unë menjëherë u ktheva dhe u ula në vendin tim.
- Pa hë kush po e kërkon Franin me kaq urgjencë? - E pyeti mësuesja dezhurnin.
- Është mësues Gjini me një polic. Me të plotëfuqushmin, shef Halimin.
Në atë çast unë u shtanga. Kjo fjalë më ra si bombë. Një valë të ftohti më përshkoj të të gjithë trupin. E gjithë klasa kishte kthyer sytë nga unë dhe po më vështronin me habi. Unë rrija si i ngrirë ashtu i ulur në vendin tim dhe mendoja se pse po më kërkonte policia me kaq urgjencë. As nuk e kisha idenë fare. Nuk isha njeri problematik. Në vete më solli dora e mësueses e cila më ra lehtas shpatullave dhe më tha që të dilja.
Sapo dola në koridor pashë mësues Gjinin dhe shef Halimin, siç i thërrisnin rëndom të plotëfuqishmit. Sa më panë më urdhëruan që të shkoja pas tyre. Sapo dolëm në oborrin e shkollës mësues Gjini i tha shef Halimt.
- Unë po kthehem se kam mësim tani orën e dytë, por për gjigjçka më njoftoni pasi më duhet të raportoi në drejtori.
- Mos u shqetëso shoku Gjin, për gjithçka do të të njoftojmë sipas të të gjtha rregullave. - Tha shef Halimi dhe më pas ma bëri me shenjë që t'i shkoja pas.
Unë menjëherë u ktheva nga mësues Gjini dhe e pyeta.
- Më falni mësues Gjini. Desha të të pyes, pse po më dërgoni në polici? Unë nuk di të të kemë bërê ndonjë faj.
- Hajt se do t'a tregojnë ata atje tek vendi. Mos u shqetëso. Tani hajt e ndiq pas shokn Halim. - Më urdhëroj mësues Gjini.
Teksa po i afroheshim zyrës së policisë që ishte ngjitur me zyrat e kooperativës, në hijen e një qershie që sapo kishte lulzuar shikoj të ulur tim atë. Sapo e pashtë aty tim atë, u tremba shumë. Pandeha se e kan thirrur për t'a arrestuar. Kisha parë disa herë skena arrestimesh, madje edhe seanca gjyqsore me të akuzuar politk në sallën e kinemasë së qytetit. Mendova se mua më kishin thirrrur për të më friksuar kur të shihja arrestimin e tim eti. Ky mendim më trishtoj shumë. Megjithëatë e mblodha veten, ndonse trupi po më dridhej ende, por tani lehtas. Sapo kaluam para vendit ku ishte i ulur im atë, ai u ngrt dhe pa e përshëndetur fare, i'u drejtua shef Halimit.
- Shoku Halim! Ai është djali im. Çfar paska bërë?
- E di, e di se është djali yt. Do t'a marrësh vesh më vonë. - I'u përgjigj shef Halimi tim eti me zë këtcënues.
Unë u ndala para tim eti dhe e pyeta menjëherë se pse kishte ardhur aty. Ai ma shpjegoj se kishte ardhur për një punë aty tek zyrat e kooperativës. Më pas më pyeti ai mua se çfar kisha bërë. Unë i thashë se asgjë nuk kam bërë dhe nuk e dia fare sepse më kan thirrur. Pa mbaruar mirë fjalën, shef Halimi më kapi për krahu dhe më tëthoqi me forcë drejt derës ku ishin zyrat e policisë. Im atë ishte zverdhur komplet në fytytë. Nuk foli, por shkoj e u ul aty ku kishte qenë i ulur më parë.
Sapo shkuam në zyrën e policisë, brenda gjetëm ndihmësin e shef Halimit, Pjetër Kolën. Ai më urdhëroj që të spostohesha tek cepi i zyrës përballë dritares. Shef Halimi u ul në karriken e tij në krye të tavolinës, nxori një regjstër në formë ditari dhe i'a zgjati ndihmësit të tij.
- Pjetër, merre në pyetje këtë djalin që solla tani.
- Si urdhëron shoku Halim. Tani! - Foli ndihmësi njëkohësisht duke ngritur grushtin.
Polic Pjetri pasi u kthye nga unë më foli ashpër.
- Uli duart dhe rri drejt!
Në atë çast të gjithë trupin m'a përshkoj një valë frike nga pamja dhe vrazhdësia e zërit të policit. Nuk e dia fare se pse më kishin thirtur. As nuk e imagjinoja pasi nuk kisha bërë asnjë prapësi. Unë gjithnjë shikoja punën time.
Pasi më pyeti për gjeneralitetet dhe më bëri disa pyetje të tjera të rëndomta. Më tha që të afrohesha pak më afër tavolinës. Sapo u afrova aty, shef Halimi hapi sirtarin dhe nga aty nxori një revistë. Sapo e pashê atë, e njoha menjëherë se ishte revista që kisha lënë në shtëpi, por po çuditesha se si kishte mbërritur deri aty në zyrën e policisë. Tani nisa t'a kuptoi se pse më kishin thirrur ndaj u lehtësova.
Shef Halimi me revistën në dorë më pyeti.
- Ku e ke marr këtë revistë të huaj.
- Nuk është revistë e huaj shoku shef. Botohet në Tiranë, por është në gjuhën angleze. - I'u përgjugja.
Në atë moment shef Halimi u ngrt vrullshëm në këmbë dhe më pas i ra tavolinës me grusht, aq fort sa u thye xhami që mbulonte sipërfaqen e sajë.
- Me kë tallesh ti! A jemi të verbër ne. Na trego se ku e ke marr dhe kush t'a ka dhënë?!
- Ju thash se është revistë shqiptare. - Kēmbëngula unë.
Shef Halimi i'u drejtua ndihmësit të tij.
- Pjetër. Pa tregoja qefin këtj gënjeshtari kapadai që po mundohet të tallet me ne. Sikur ne nuk dikim gjë. E ku ka revista të tilla shqiptarre? Ke parë ti Pjetër ndonjëherë kund të tilla?
- Jo shoku Halim. - U pêrgjigj ai tjetri.
- Hajt tani e kryeje detytën që të ngarkova shoku Pjetër. - Foli me zë të fortë urdhërues shef Halimi.
Në këto çaste polic Pjetri pasi u kthye nga unë, menjëherë më godti me shpullë në faqe sa fuqi që kishte. Koka m'u përplas në murë aq fort sa mu morën mentë, por e mbajta veten dhe nuk rashë. Pastaj sapo u mat që të me godiste përsëri, unë ktheva kokën që të ruhesha, shpulla kësaj here më goditi në hundë dhe menjëherë nisi që të më rridhte gjak. Në atë moment u hap deriçka që ishte pas karrikes së të plotfuqishmit dhe nga andej hyri një civil. Ai ishte Operativi i Sigurimit të zonës Mihallaq Zoto.
- Çfar ka bërë, ka vjedhur? - Pyeti operativi të plotëfuqishmin.
- Jo, jo! I kemi gjetur një revistë të huaj.
- Aha! Ky qenka ai që më informoi shoku Pjetër. - Tha operativi dhe u ul në një karrike që ishte në krah të shef Halimit.
- Po, po ky është. - Foli me zë të plotë i plotëfuqishmi. - Është djali i Llesh Kolës. Jan familje e deklasuar.
- Aha! - i'a bëri operativi.
- Shoku Pjetër, merre atë dhe çoje në dhomën e izolimit. Pasi t'a diskutojmē me shokun Mihallaq, do të vendosim se çfar do të bëjmë me të. - I'u drejtua shef Halimi polic Pjetrit.
Unë rrija në këmbë në qoshen e zyrës duke mbajtur shaminë tek hunda, pasi ende nuk më ishte ndaluar rrjedhja e gjakut.
- Jo, jo. Mos e dërgo në dhomën e izolimit. Do t'a marr vetë njëherë në pyetje. - I'u drejtua operativi polic Pjetrit. - Merre çoje tek wc-ja që të lahet dhe sille përsëri këtu.
Polic Pjetri më kapi për krahu duke më shtrënguar fort dhe më çoj tek wc-ca që ishte në fund të koridorit përballë hyrjes kryesore. Shkuarja në wc më çliroj shumë pasi isha karikuar nga urina dhe po të me merrte edhe një herë nëpër dorë polic Pjetri do t'i kisha lagur me shurrë pantallonat deri në fund të këmbëve. Pasi mbarova nevojat mia personale, u lava. Për fat të mirë edhe gjaku më ishte ndaluar.
Operativi i Sigurimit Mihallaq Zoto ishte rreth 30 vjeç. Kishta pak kohë që ishte emërar në atë qytet. Vinte nga rrethet e jugut ndaj ende nuk e nihte mirë zonën dhe banorët e sajë.
Sapo hyra në zyrën e të plotëfuqshmit operativi më ftoj që të ulesha në karriken përballë tij që gjendej në krah të shef Halimit. Si me ndroje u afrova tek karrikja por nuk u ula pasi kisha frikë se po më provokonin dhe polic Pjetri do të bënte detyrën.
- Ulu de, ulu. - Më foli me dashamirësi operativi, mos ki frikë.
Pasi u ula në karriken karshi shef Halimit dhe përballë operativ Mihallaqit, i'a ngula sytë revistës të cilën sapo e shpalosi në tavolinë shef Halimi. Në atë çast operativi sapo e pa kopertinën e revistës, vuri buzën në gaz dhe e mori para veti. Pasi e shfletoj shpejt me gishtin e madh si firzamonikë, buzëqeshi përsëri dhe e vendosi aty ku ishte para tij.
Pasi më pyeti për emrin dhe gjeneralitetet, më pyeti edhe si shkoja me mësime në shkollë dhe çfar gjuhe të huaj bënim. Unë i'u përgjigja për të gjitha dhe më pas heshta.
- Urdhëro! - Ma zgjati revistën operativi. - A mund të na përkthesh çfar shkruan kjo revistë?
- Po! - Thashë. - Njëkohësisht duke e marr revistēn në dorë. - Revista quhet "New Albania", që në shqip do të thotë "Shqipëria e Re". Botohet në Tiranë. Për herë të parë ka dal në qarkullim në janarë të këti viti. Botohet njëherë në dy muaj. Faqja e parë hapet me materialet e Pleniumit të fundt të Komitetit Qëndrorë të PPSH-së dhe vijon me lajme nga të gjitha fushat. Po deshët po përpiqrm që t'iua përkthej ndonjë pjesë.
- Jo, jo! Mjafton kjo që the. Po! Ashtu është. - Tha operativ Mihallaqi.
Në këtë çast shef Halimi dhe ndihmësi i tij Pjetër Kola ngritën supet dhe njëkohësisht shtrembëruan turinjë dhe ashtu ngrinë si statuja për një copë herë të mirë.
Pas kësaj skene tragji-komike të asaj paraditeje në zyrat e polcisë. Ata më liruan, më kthyen edhe revistën dhe unë u nisa për në shkollë.
Sapo kishte mbaruar ora e tretë e mësimit dhe nxënësit po dilnin në pushimin e madh. Sapo më panë aty, gati të gjithë nxënësit e shkollës së mesme më rrethuan duke më parë me kureshtje. Siç duke të gjithë e kishin marr vesh se kisha qenë në polici. Në grumbullin e nxënësve nuk m'a zuri syri vëllain tim Sokolin. Siç duket kishte frikë nga unë pasi ai m'a kishte marr revistën me vete në shkollë pa lejen time.
Teksa nxënësit që më kishin rrethuar nisën të shpërndaheshin, mësues Fatmiri po dilte nga dera e shkollës. Mësues Fatmiri atë ditë e kishte pushim orën e dytë ndaj nuk dinte gjë për vajtjen time në polici ndonse ishte mësuesi im kujdestarë. Këtë e mësoi pasi i'a tregova unë. Teksa mësues Fatmiri po dilte nga dera e shkollës, sa më pa më thirri. Unë e kisha revistën në dorë. Sa m'a pa revistën në dorë, mësues Fatmiri m'u afrua dhe më pyeti.
- A e lexove të gjithë revistën?
- Pak më ka mbetur pa lexuar presor. - I thashë.
- Po pse e solle sot pasi nuk e ke përfunduar? A të pata thënë që të ma sillje nesër.
- Presor, kjo revistë më dërgoj në zyrat e policisë sot, prandaj e kam në dorë.
- Çfarë, çfarë? Pyeti i habitur mësues Fatmiri.
Pasi më ledhatoi lehtas shpatullat, më pyeti se çfar më kishte ngjarë dhe unë i'a tregova fije për pe. Sapo mbarova unë tregimin, ai nisi që të qeshte me zë të ulët dhe njëkohësisht duke thënë.
- Si ore! Kaq injorant qenka Gjin Përleka. Ai mbahet edhe si aktivist i dalluar për edukimin e masave, palaçoja. Hajde palo arsimtarë e aktivist hajde.
Që nga ajo ditē të gjithë nxënësit e shkollës së mesme e shikonin gati me përbuzje mësues Gjin Përlekën. Shpesh herë edhe talleshin me të.
Që nga ajo ditë shumë nga nxënësit e shkollës së mesme, madje edhe shumë nga të rinj të qytetit nisën që t'i besonin me të vërtetë barcaletat me polic që tregoheshin për t'u argëtuar.

1988
Më shumë nga Preng S. Gjikolaj
Komente 0