>
LETERSISHQIP
Sanie Tushi Rrokaj

Asnjëherë Njeri S'e Besoi

Jeta është një hapsirë
Për njeriun që kërkon lumturi
Dashuria është e madhe sa deti
Sa ajri..sa rrezet e diellit që ndrin.
Sa shumë flet ditari për jetën tënde
Për njerzit shkruan me përkushtim
Fjalët burojnë si magji e e vërtetë
Nëpër shpresë që lindë me brishtërsinë.
Se dimë si erdhi kjo kohë tjetër
Jo si ajo që kaloi
Me shumë të papritura e ndyshime
Asnjëherë njeri se besoi.
Erdhi kjo kohë me zëmërim
Me makthe e urrejtje plot mosbesim
Si përrallë e mendonim çudinë.
Botë e rreme plot dëshpërim.
Ç'po ndodh as vetë s'di ç'të them
Ju o njerëz duhet të më kuptoni
Në zemrën time pa shumë fjalime
Me fjalë të ëmbëla jetën e ndryshoni.
Kur ndizen yjet e qiellit
Ç'do ëndërr fillon e mer jetë
Të sjellë ndriçim në errësirë
Dritë të pashuar me dritësi të ketë.
Vlorë, 23.5 2024