>
LETERSISHQIP
Sanie Tushi Rrokaj

Stinë Akulli

Rrëmujë kudo që udhëtojmë
Edhe ditënetët kanë filluar
të derdhin shi.
Pirgë u bën hallet në koshin e zemrës
për këtë popull që i mbytin
me gënjeshtra e poshtërsi.
Edhe flladi i mëngjezit përshetin
Hapat hedh në lëndina tërë mërzi
U plakën nënat nga malli tek porta
Dashuria humbi në përjetësi.
Edhe dita është kthyer në natë
Frymëmarrja vetëm ilaçe
e sëmundje kudo...
ku po vete kjo kohë e akulltë
mbi çengela
melakoni e njeriut dot se duron.
Sa njerëz po vdesin ç'do ditë
nga mijra sëmundje...
Sa vriten me drogë e me hakmarrje
Sa bëjnë karambole me makina
Sa vriten me armë nëpër rrugë
Më erren sytë para televizionit,
edhe qielli i pastër ka frikë
ti kthjellojë.
E vërteta e kësaj kohe
se dimë kur do dali..
sytë më qëndrojnë të menduar
mbi këto vargje...
Dua të shoh një ëndërr të bukur
Për këtë botë që ka marë çarje.
Melakoni e mbrëmjes
Shiu i pasdites
Lëngu i syrit që bie mbi qerpike
Zemrat e njerëzve që ndalojë
Ktheje kokën jetë sërishtë
mes dashurive plot dritë.
Vlorë, 30.5.2024