>
LETERSISHQIP
Sanie Tushi Rrokaj

Njeriu I Mirë

Njerzit e mirë janë si gur i çmuar
Në kohën dhe vitet që mbijetojnë
Shpirti i tyre është plot mirësi
Pavarsishtë sfidave
e vështirësive që kalojnë.
Ata kanë pranverë në zemër
Me mëngjeze plot bukuri
Me aromë lulesh të sapo çelura
Në shpirt rreze dielli shkëlqesi.
Njeriu mirë largon errësirën
Me pranverën gjithmonë lodron
Me detin loz me valët e tij
Bukurinë e gjithëçkaje afron.
Brënda në shpirt digjet si zjarr
Veten pa bërë zë e mundon
Jetën e bën ta çmojnë të gjithë
Trishtimin në sy të largon.
Si gonxhe çel dashurinë
dhe drita të reflektoi
Në majat më të larta të maleve
Ndjenja e bukur e shpirtit të lulëzoi.
Vlorë, 19.6.2024