>
LETERSISHQIP
Sanie Tushi Rrokaj

Dashuria Si Pranvera

Si vala e detit është dashuria
Që flet në fillim lehtë ca fjalë
Shpërthen furishëm e nuk ndalet
Thur ëndërra që kurrë si ke parë.
Dashuria është si pranvera
E ç'do brezi që çel përherë
Në mbrëmje kokën lartë e mba
Vështron hënën në dorë ta sjellë.
Thur ëndërra që kurrë s'i ka parë
Vështron yjet e mërguar
Me fjalë të ëmbëla ngroh zjarr dashurie
Me dorë yjet i ka zaptuar.
Dashurinë se mbyll dot me kod
Dashurinë se mbyll dot në kafaz
Askushë nuk mund ta izolojë
Ajo të ndjek në ç'do hapë nga mbas.
Ajo rri zgjuar bashkë me yjet
Në ëndërr të prish gjumin e thellë
Ajo të bën me lotë apo lumturi
Është edhe fllad i butë në pranverë.
Dashuria është edhe për jetën
Ta duash dhe ta admiroshë atë
Është edhe dashuria njerëzore
Për fëmijët strehë e ngrohtë përgjithnjë.
Të shkruash dashurisë për botën
Për fëmijë të pafajshëm me sy plot dritë
Për dashurinë e pa rreshtur
Ëndërr e bukur e pafajësisë.
Në ç'do rrugë të largët që hedh
Vështrimin e hedh largë në largësi
Kur fjalët burojnë si magji e vërtetë
Me gjithë shpirtë u fal dashuri.
Vlorë, 29.7.2024