Sanie Tushi Rrokaj
Mbi Atë Mjergull
Mbi atë mjergull
Ku dalin e zhyten thërmija
stërkala.
Mbi atë mjergull që mbulon
gjithë brigjet e fushat
Në atë mjergull
ku mbulon plerat në Atdheun tim
Se di se ç'ndodh?
si e lëmë hapur dritaren
ku hyn ajri i djegur brënda
na janë zbarkuar plerat kudo
në ç'do anë
S'janë vetëm lëkura patatesh
qepësh e gazeta të hedhura,
apo këpucë të kalbura
qën apo mace të ngordhura
Letra çokollatash e kuti pijesh të jashtme.
Skeleta veturash e rroba të hedhura
rrugëve në ç"do anë.. plera..
Pirgje me plera e rrugë të pafshira
Kalojmë anash plerave e mesëpërmes plerave.
Plera në rrugë..plera në kujtesë..në biseda e në karrierë.
Janë shtruar plerat e janë zbukuruar
ngjyra- ngjyra si fundi i një ëndërre në mëngjes.
Plera të shtrenjtë në dritare të hapur.
Lere hapur dritaren të bjeri pak shi të mbytë erën e plerave.
Lere dritaren hapur dritarën lere
Na zuri frymën hija e plerave
nëpër rrugica të lëngëta
askush nuk do t'ia dijë!
Përse luten retë mbi qytetin tim?
Përse qyteti mbytet nga shiu i sapo rënë.
Njerzit përballë njeri tjetrit qëndrojnë
të lodhur, të kapitur..kokë ulur.
E kanë të pamundur edhe të drejtën.. edhe zëmërimin.

15.9.2024
Më shumë nga Sanie Tushi Rrokaj
Komente 0