>
LETERSISHQIP
Sanie Tushi Rrokaj

Kyçe Të Mbyllura

Eh sa shtëpi mbetën të mbyllura.
U vu kyçi dhe i lanë të boshatisura.
Dritën e fikën morën mallin me vete
Dhe lanë zemrën aty ku u rritën..
Ikën largë nëpër botën e djallosur.
Rreth e rrotull shtëpnë e ka mbuluar bari
Pemët janë tharë kërkojnë jetë dhe frymë
Çatitë kanë marë të çarë nga dhimbja dhe malli.
Brenda oxhaku kërkon dorë njeriu.
Hiri i druve ashtu siç u fik kongjilli i fundit
Një qen duke lehur vinë vërdallë
Nuk shikon asnjeri asgjëkundi.
S"Shikon dikush të kthehet si më parë.
Edhe zoqtë e kanë ndaluar këngën
Në qiell flururojnë duke ecur ngadalë
Mbi fshatin e boshatisur duket si një ëndërr.
Shtëpinë e braktisëm vëndlindjen e vramë
Njëri nuk gjën nënën.. tjetri babanë
E humbëm dhe barin dhe gjurmët
Veç mbajmë me vete fëmijninë me mallë.
Kthehu o bijë.. kthehuni tek rrënja
Nëna është çelsi..nëna është zëmra
Zgjohet plotë shpresë flë vetëm me ëndërra.
Kthehuni tek vatra që gji u dha nëna.
U ndodha e dobët u mbusha me lotë
s"jam prej hekuri zemra nuk mban dot
Janë momente që dot si përballon
Janë pejsazhe reale që me sy i shikon.
Vlorë, 27.6.2024