>
LETERSISHQIP
Sanie Tushi Rrokaj

Në Sensin E Kohës

Iku dashuria me fjalën memece
Në ç'do cep të botës u shpërnda
Mbylli sytë iku largë shumë largë
Përtej kufirit me një përqafim e më su pa.
Të kërkoi nëpër ëndërra dashuri
të kërkoi e dot s"të gjej
Hap krahët të përqafoj
I përulem diellit në gjunjë e rrëfej.
Zbrit nga ëndërrat edhe përqafomë
Ti mos mungo kaq shumë brënda mua
Zbrit nga retë mos lundro nëpër deje
Nesër më shumë do të të dua.
Ndezur fenerin e dashurisë do ta mbaj
Pak forcë do gjëj në zemrën time
Rrëpirës prapë e prapë do ngjitem
Me buzët e diellit nëpër shtegëtime.
Minutë mbas minute më shtohet malli
Sythet e shpirtit përditë po rriten
Edhe qaj nuk është çudi
me jetën shumë herë mërzitem.
Ehhhh...Jetë..
Me gropa të mbushura llav e zjarr
që të djegin flakë në shpirtin e vrarë
sa herë rrëshqasin lotët nga brengat nëpër hijen e natës.
Ku është dashuria ç'farë rruge ka marë?
Por hëna dhe energjia e zjarrtë e saj
më ndriçon
Duke më falur dritë në agime
Shqetsimet e brengat ikin largë në fluturim
Fshfërima e zemrës fshehet në udhëtime.
Zgjas duart nëpër vapën e nxehtë
Me yjet flas në qiellin që shkëlqen
Hëna energji e zjarrtë në qiellin blu
Sensin e kohës brënda syrit kurrë se gjen.
Vlorë, 18.7.2024