>
LETERSISHQIP
Sanie Tushi Rrokaj

Thesar Shpirti

Dashurinë për ty natyrë
e ushqej çdo ditë në ëndërr
Kokën mbështes në petale
Ku mar aromën e zemrës.
Në mes luleve të sapo çelë
Në ç'do ngjyrë përulet hëna
ku shpirti ngrihet peshë
aty ku këndon thëllëza.
Shpirti përmes bukurisë
ku prushërojnë xixëllonjat
ku ylberi lëshon ngjyrat
fjango i lidhet me aromat.
Zog i bardhë nëpër lugina
Të dëgjoi kam shumë mall
Ndoshta zëri ytë i ëmbël
Më troket zemrës ngadalë.
Bashkë me natyrën e bukur
Pikturoj ëndërrat me radhë
Flas me lulet flas me detet
Plot gjerdanë margaritarë.
Përmbi ledhe të fildishta
Aty ku dielli rreh thikë
Përtej kundrimit ngulitur
Ylberi nuancë në shpirtë.
E kthjellët deri në dritë
Në horizonte të lira
Nga dritat e syrit dalë
Si hoji mjalti dashuria.
Zoqtë e mallit ikin largë
Më sjallin pranë ëndërrën time
Këtu bregut të bregdetit
Mbushur plot aromë natyre.
Petale lulesh shpërndarë
Plot me aromë trëndelinë
Gjelbërim i përhershëm
Ledhatim me bukurinë.
Vlorë, 14.5.2024