Sinan Kërpaçi
Dy Rrugë I Bëj Me Hap
Bëj këmbë nga Biblioteka Kombëtare të takoj miqtë,
e kam të gdhendur dukshëm mu në ballë:
nuk jam gardian në burg dhe as në liri.
Ma lexo të gdhendurën ku bie dielli së pari
dhe eja ta pimë të munguarën "për dy".
Sot nuk jam në burg, por as mungesë e tij.
Kur i hedh hapat në rrugën "Biblioteka Kombëtare"
i hedh edhe në një korridor shtatëdhjetë metër të gjatë.
Dhe hekura, dhe blind, dhe tela me gjemba,
dhe libra të vjetra sa bota në raft.
Shokë kam atje ku do ta pi kafen sot,
shokë kam dhe tek e piva të hidhurën dje,
se janë dy rrugë që unë i mat me hap:
njëra me korridorin shtatëdhjetë metër të gjatë
dhe tjetra me rafte biblioteke.
Pasi flas me të gjithë ata që takoj
më duhet dhe ca kohë të flas me vete.

Komente 0