Adem Zaplluzha
Ata S’Kishin Asgjë Përpos Shpirtit
Ata s’kishin asgjë
Përpos shpirtit lakuriq
S’guxonin as të vdisnin
Në befasi
S’kishin asnjë lekë për blerjen e kryqit
As mundësi
Për një arkivol të dinjitetshëm
Kurse për meshën
Asnjëherë s’kishin çarë kokën
Mund të udhëtonin si gjithmonë
Në ndonjë karrocë
Me kuaj të plakur e të zgërlaqur
Nuk e lodhnin kokën
Se me çfarë do të mbërrin te varret
Ata s’kishin asgjë pas shpirtit
Ishin një ushtri e madhe
Që s’mendonin askurrë
Se ku do blejnë një varr
Dhe në cilin vend do varrosen
Te varret e qytetit
Apo diku ku s’kalon asnjë kalimtar
Përpos shpirtit lakuriq
S’guxonin as të vdisnin
Në befasi
S’kishin asnjë lekë për blerjen e kryqit
As mundësi
Për një arkivol të dinjitetshëm
Kurse për meshën
Asnjëherë s’kishin çarë kokën
Mund të udhëtonin si gjithmonë
Në ndonjë karrocë
Me kuaj të plakur e të zgërlaqur
Nuk e lodhnin kokën
Se me çfarë do të mbërrin te varret
Ata s’kishin asgjë pas shpirtit
Ishin një ushtri e madhe
Që s’mendonin askurrë
Se ku do blejnë një varr
Dhe në cilin vend do varrosen
Te varret e qytetit
Apo diku ku s’kalon asnjë kalimtar
Më shumë nga Adem Zaplluzha
- Qenkan Çuar Peshë Retë
- I Cili Ende Nuk Është Nisur
- I Njohu Qeshjet Ironike
- Një Plumb Dredharak
- I Pamë Kufomat
- Bletët E Kaltra
- I Kishte Dehur Kapronjtë E Thinjur
- Digjeshin Gurtë E Ngulur Në Dhe
- Thonë Se Këto Lugje Të Verdha
- Por Gjithsesi Ishte Një Kohë Asnjanëse
- Një Stuhi E Uritur Pështillej
- Pashë Se Si Iu Nxinë Kokrrat E Syve
- Pastaj Të Marr Udhën E Kalasë
- I Shtrirë Në Parkun E Vjetër
- Një Trung Prej Mishi
- Poemë Për Vaçe Zelën
Komente 0