Adem Zaplluzha
Një Stuhi E Uritur Pështillej
Duart e saja të zverdhura
Dhe lakuriqe
Si vetë lakuriqësia
Përqafonin bisqet e shelgjeve të njoma
Ku qëndronin ulur ose kacule
Mbi stolin e vjetër
Dhe ëndërronin të kaluarën e largët
–
Asgjë nuk ngjau rastësisht
Atë ditë
As që do të ngjajë ndonjëherë
Ajo i shikonte rrënjët
I shikonte përtej tokës
Duart e fishkura të vjeshtës
Që depërtonin nga pasqyrat konvekse
–
Një stuhi si ujku i uritur
Na pështillej
Tmerrësisht pështillej
Përreth këmbëve të rrapit
Kurse mali kollitej
Kollitej duke gërhitur
Si i moshuari prej nikotine.
Dhe lakuriqe
Si vetë lakuriqësia
Përqafonin bisqet e shelgjeve të njoma
Ku qëndronin ulur ose kacule
Mbi stolin e vjetër
Dhe ëndërronin të kaluarën e largët
–
Asgjë nuk ngjau rastësisht
Atë ditë
As që do të ngjajë ndonjëherë
Ajo i shikonte rrënjët
I shikonte përtej tokës
Duart e fishkura të vjeshtës
Që depërtonin nga pasqyrat konvekse
–
Një stuhi si ujku i uritur
Na pështillej
Tmerrësisht pështillej
Përreth këmbëve të rrapit
Kurse mali kollitej
Kollitej duke gërhitur
Si i moshuari prej nikotine.
Më shumë nga Adem Zaplluzha
- Por Gjithsesi Ishte Një Kohë Asnjanëse
- Thonë Se Këto Lugje Të Verdha
- Digjeshin Gurtë E Ngulur Në Dhe
- I Kishte Dehur Kapronjtë E Thinjur
- Ata S’Kishin Asgjë Përpos Shpirtit
- Qenkan Çuar Peshë Retë
- I Cili Ende Nuk Është Nisur
- I Njohu Qeshjet Ironike
- Një Plumb Dredharak
- I Pamë Kufomat
- Bletët E Kaltra
- Pashë Se Si Iu Nxinë Kokrrat E Syve
- Pastaj Të Marr Udhën E Kalasë
- I Shtrirë Në Parkun E Vjetër
- Një Trung Prej Mishi
- Poemë Për Vaçe Zelën
Komente 0