Adem Zaplluzha
Një Plumb Dredharak
Nëse duhet mbaje forte
Ison e krismave
Mes dy luleve mos e këput atë
E cila në vete
Përmban aromën e pranverës
Ti nuk ke nevojë për heshtje
Poetët megjithatë
Janë njerëz që i përbuzin frikacakët
Loja e thikave
Gjithmonë ka qenë tragjike
Më kujtohet ti s’ishe në gjendje
Ta kontrollosh frymëmarrjen
Secilën herë
Kur bie ndonjë shi monoton
Ty të tkurren pantallonat
Nuk më kujtohet mirë
Nga cila anë shikoje tmerrin
Kur dëgjoheshin krismat në lagje
Një plumb dredharak
Gati se t’i përzhiti këpucët e reja
Ison e krismave
Mes dy luleve mos e këput atë
E cila në vete
Përmban aromën e pranverës
Ti nuk ke nevojë për heshtje
Poetët megjithatë
Janë njerëz që i përbuzin frikacakët
Loja e thikave
Gjithmonë ka qenë tragjike
Më kujtohet ti s’ishe në gjendje
Ta kontrollosh frymëmarrjen
Secilën herë
Kur bie ndonjë shi monoton
Ty të tkurren pantallonat
Nuk më kujtohet mirë
Nga cila anë shikoje tmerrin
Kur dëgjoheshin krismat në lagje
Një plumb dredharak
Gati se t’i përzhiti këpucët e reja
Nga libri:Deri në baladën tjetër
Më shumë nga Adem Zaplluzha
- I Pamë Kufomat
- Bletët E Kaltra
- I Njohu Qeshjet Ironike
- I Cili Ende Nuk Është Nisur
- Qenkan Çuar Peshë Retë
- Ata S’Kishin Asgjë Përpos Shpirtit
- I Kishte Dehur Kapronjtë E Thinjur
- Digjeshin Gurtë E Ngulur Në Dhe
- Thonë Se Këto Lugje Të Verdha
- Por Gjithsesi Ishte Një Kohë Asnjanëse
- Një Stuhi E Uritur Pështillej
- Pashë Se Si Iu Nxinë Kokrrat E Syve
- Pastaj Të Marr Udhën E Kalasë
- I Shtrirë Në Parkun E Vjetër
- Një Trung Prej Mishi
- Poemë Për Vaçe Zelën
Komente 0