Adem Zaplluzha
Pastaj Të Marr Udhën E Kalasë
Sot befasisht me një afsh të pa përshkruar
Më lindi një ide dhe dëshirë
Me një zambak të bardh në dorë
Të kaloj nëpër urën e gurit
Dhe të ulem si dikur
Në kafenenë time të pi një kafe farmak
–
Pastaj të marr udhën e kalasë
T’i ngopi mushkrit me oksigjen
Derisa ta vras nikotinën
Me ajrin e pastër të Sharrit
Të ulem mbi bedenat e lashtë
E të sodisë çatitë e vjetra të Prizrenit
Nëse më zë lodhja e tepërt
Pushoj te Qezma e Pashës
Pi vetëm një gllënjkë ujë të akullt
I mbushi mushkrit
Me aromën e lules së shtogut
Dhe dashurinë e rrapeve.
Më lindi një ide dhe dëshirë
Me një zambak të bardh në dorë
Të kaloj nëpër urën e gurit
Dhe të ulem si dikur
Në kafenenë time të pi një kafe farmak
–
Pastaj të marr udhën e kalasë
T’i ngopi mushkrit me oksigjen
Derisa ta vras nikotinën
Me ajrin e pastër të Sharrit
Të ulem mbi bedenat e lashtë
E të sodisë çatitë e vjetra të Prizrenit
Nëse më zë lodhja e tepërt
Pushoj te Qezma e Pashës
Pi vetëm një gllënjkë ujë të akullt
I mbushi mushkrit
Me aromën e lules së shtogut
Dhe dashurinë e rrapeve.
Më shumë nga Adem Zaplluzha
- Pashë Se Si Iu Nxinë Kokrrat E Syve
- Një Stuhi E Uritur Pështillej
- Por Gjithsesi Ishte Një Kohë Asnjanëse
- Thonë Se Këto Lugje Të Verdha
- Digjeshin Gurtë E Ngulur Në Dhe
- I Kishte Dehur Kapronjtë E Thinjur
- Ata S’Kishin Asgjë Përpos Shpirtit
- Qenkan Çuar Peshë Retë
- I Cili Ende Nuk Është Nisur
- I Njohu Qeshjet Ironike
- Një Plumb Dredharak
- I Pamë Kufomat
- Bletët E Kaltra
- I Shtrirë Në Parkun E Vjetër
- Një Trung Prej Mishi
- Poemë Për Vaçe Zelën
Komente 0