Adem Zaplluzha
Digjeshin Gurtë E Ngulur Në Dhe
Rrugëve pashë
Shumë pemë të karbonizuara
Fëmijë të nakatosur
Me sy prej thëngjilli
Bretkosa duke kënduar
Në një kor madhështor prej hiri
–
Nëpër lëndina hasa në kërcu
Të shkrumbuar
Diku sinorëve të shkulur
Digjeshin gurët e ngulur në dhe
Aq të forta ishin zjarret
Sa që piqeshin breshkat në rërë
–
Gjithkund zjarre të ndezura
Njerëz me maska
Dhe nëna të thinjura
Me gjinj prej plastike
Nëpër asfaltin e zhuritur
Vallëzonin tangon e paparë të zvarranikëve
Shumë pemë të karbonizuara
Fëmijë të nakatosur
Me sy prej thëngjilli
Bretkosa duke kënduar
Në një kor madhështor prej hiri
–
Nëpër lëndina hasa në kërcu
Të shkrumbuar
Diku sinorëve të shkulur
Digjeshin gurët e ngulur në dhe
Aq të forta ishin zjarret
Sa që piqeshin breshkat në rërë
–
Gjithkund zjarre të ndezura
Njerëz me maska
Dhe nëna të thinjura
Me gjinj prej plastike
Nëpër asfaltin e zhuritur
Vallëzonin tangon e paparë të zvarranikëve
Më shumë nga Adem Zaplluzha
- Një Plumb Dredharak
- I Njohu Qeshjet Ironike
- Një Trung Prej Mishi
- I Shtrirë Në Parkun E Vjetër
- Pastaj Të Marr Udhën E Kalasë
- Pashë Se Si Iu Nxinë Kokrrat E Syve
- Por Gjithsesi Ishte Një Kohë Asnjanëse
- Thonë Se Këto Lugje Të Verdha
- I Cili Ende Nuk Është Nisur
- Ata S’Kishin Asgjë Përpos Shpirtit
- Qenkan Çuar Peshë Retë
- I Pamë Kufomat
- Bletët E Kaltra
- I Kishte Dehur Kapronjtë E Thinjur
- Një Stuhi E Uritur Pështillej
- Poemë Për Vaçe Zelën
Komente 0