Adem Zaplluzha
Pashë Se Si Iu Nxinë Kokrrat E Syve
Edhe po desha
Nuk mund t’i harroj vitet pesëdhjeta
Isha në klasë të pare
Mbase isha edhe në të dytën
Por gjithsesi atë ditë isha i uritur
–
Me shumë mund dhe sacrifice
Qëndroja në këmbët e dobëta
Shoku që rinte ulur me mua
Lavdërohej se kishte ngrënë
Në grusht thelpinj arrash të thyera
–
Befasisht pas pak kohe
Iu turbullua koka
Ose rropullitë gurgullonin si përroi
Filloi një gogësimë e thellë
Më pastaj i vjelli të gjitha arrat
–
Barku i tij ushtonte si një madem
Ku thyheshin gurtë e murrmë
Pashë se si iu nxinë
Kokrrat e syve
Kurse ne shokët e klasës
I ndihmonim duke i shikuar të vjellat;
Nuk mund t’i harroj vitet pesëdhjeta
Isha në klasë të pare
Mbase isha edhe në të dytën
Por gjithsesi atë ditë isha i uritur
–
Me shumë mund dhe sacrifice
Qëndroja në këmbët e dobëta
Shoku që rinte ulur me mua
Lavdërohej se kishte ngrënë
Në grusht thelpinj arrash të thyera
–
Befasisht pas pak kohe
Iu turbullua koka
Ose rropullitë gurgullonin si përroi
Filloi një gogësimë e thellë
Më pastaj i vjelli të gjitha arrat
–
Barku i tij ushtonte si një madem
Ku thyheshin gurtë e murrmë
Pashë se si iu nxinë
Kokrrat e syve
Kurse ne shokët e klasës
I ndihmonim duke i shikuar të vjellat;
Më shumë nga Adem Zaplluzha
- Një Stuhi E Uritur Pështillej
- Por Gjithsesi Ishte Një Kohë Asnjanëse
- Thonë Se Këto Lugje Të Verdha
- Digjeshin Gurtë E Ngulur Në Dhe
- I Kishte Dehur Kapronjtë E Thinjur
- Ata S’Kishin Asgjë Përpos Shpirtit
- Qenkan Çuar Peshë Retë
- I Cili Ende Nuk Është Nisur
- I Njohu Qeshjet Ironike
- Një Plumb Dredharak
- I Pamë Kufomat
- Bletët E Kaltra
- Pastaj Të Marr Udhën E Kalasë
- I Shtrirë Në Parkun E Vjetër
- Një Trung Prej Mishi
- Poemë Për Vaçe Zelën
Komente 0