I Pamë Kufomat
Nuk duhet të befasohemi
Për asgjë
Ne i pamë vdekjet nëpër rrugë
I prekëm kufomat
Nga vrasësit me pagesë
Dhe pa pagesë
Kriminelë të çdo profesioni
Mjekë që abortonin
Në çdo kohë adoleshentet
Profesorë që në secilin xhep
Kishin nga një diplomë
Moralin që shitej nëpër pjatat e palara
Pamë edhe xhambaz gomarësh
E kuajsh të tredhur
Njerëz me shtatëqind fytyra
Kasap të pandershëm
Duke shitur qenin e rrjepur
Dhe klerikë pedofilë
Me nga një kryq prej ari
Për asgjë
Ne i pamë vdekjet nëpër rrugë
I prekëm kufomat
Nga vrasësit me pagesë
Dhe pa pagesë
Kriminelë të çdo profesioni
Mjekë që abortonin
Në çdo kohë adoleshentet
Profesorë që në secilin xhep
Kishin nga një diplomë
Moralin që shitej nëpër pjatat e palara
Pamë edhe xhambaz gomarësh
E kuajsh të tredhur
Njerëz me shtatëqind fytyra
Kasap të pandershëm
Duke shitur qenin e rrjepur
Dhe klerikë pedofilë
Me nga një kryq prej ari
Nga libri:Deri në baladën tjetër
Më shumë nga Adem Zaplluzha
- I Njohu Qeshjet Ironike
- Thonë Se Këto Lugje Të Verdha
- Bletët E Kaltra
- Një Plumb Dredharak
- I Cili Ende Nuk Është Nisur
- Qenkan Çuar Peshë Retë
- Ata S’Kishin Asgjë Përpos Shpirtit
- Digjeshin Gurtë E Ngulur Në Dhe
- Por Gjithsesi Ishte Një Kohë Asnjanëse
- Pashë Se Si Iu Nxinë Kokrrat E Syve
- Pastaj Të Marr Udhën E Kalasë
- I Shtrirë Në Parkun E Vjetër
- Një Trung Prej Mishi
- Poetët Janë Bijtë E Zërit
- I Kishte Dehur Kapronjtë E Thinjur
- Një Stuhi E Uritur Pështillej
Komente 0