Adem Zaplluzha
Por Gjithsesi Ishte Një Kohë Asnjanëse
Ngado që sillem
E vërtitem
Më godasin erërat e liga
Një shi i rreptë
I këputi zambakët që në rrënjë
–
Nëpër trotuare kalojnë lypsarët
Kalojnë përballë meje
Me nga një trastë të grisur
Që u ngjajnë flamujve të luftës
Dhe atyre të trishtimeve
–
Një degë e këputur ulliri
Hyri në poezinë time
Hyri si një kardinal
Dhe i mbylli të gjitha portat
S’gjeta dot asnjë dalje deri te ti
–
Nuk më kujtohet ishte ditë
Ose një natë e pikëlluar
Por gjithsesi
Ishte një kohë asnjanëse
E cila vërtitej si një balon i fryrë.
E vërtitem
Më godasin erërat e liga
Një shi i rreptë
I këputi zambakët që në rrënjë
–
Nëpër trotuare kalojnë lypsarët
Kalojnë përballë meje
Me nga një trastë të grisur
Që u ngjajnë flamujve të luftës
Dhe atyre të trishtimeve
–
Një degë e këputur ulliri
Hyri në poezinë time
Hyri si një kardinal
Dhe i mbylli të gjitha portat
S’gjeta dot asnjë dalje deri te ti
–
Nuk më kujtohet ishte ditë
Ose një natë e pikëlluar
Por gjithsesi
Ishte një kohë asnjanëse
E cila vërtitej si një balon i fryrë.
Më shumë nga Adem Zaplluzha
- Thonë Se Këto Lugje Të Verdha
- Digjeshin Gurtë E Ngulur Në Dhe
- I Kishte Dehur Kapronjtë E Thinjur
- Ata S’Kishin Asgjë Përpos Shpirtit
- Qenkan Çuar Peshë Retë
- I Cili Ende Nuk Është Nisur
- I Njohu Qeshjet Ironike
- Një Plumb Dredharak
- I Pamë Kufomat
- Bletët E Kaltra
- Një Stuhi E Uritur Pështillej
- Pashë Se Si Iu Nxinë Kokrrat E Syve
- Pastaj Të Marr Udhën E Kalasë
- I Shtrirë Në Parkun E Vjetër
- Një Trung Prej Mishi
- Poemë Për Vaçe Zelën
Komente 0