Adem Zaplluzha
I Kishte Dehur Kapronjtë E Thinjur
Sivjet s’do të vijnë Krishtlindjet
Po ashtu edhe baba dimri
Për Vitin e Ri
Një ortek i madh dëbore
Ua ka zënë rrugën
Stinëve që janë nisur me trenin e fundit
–
Ju thashë se sivjet
Domosdo do të kemi
Shumë probleme meteorologjike
Stinën janë kthyer
Për së mbrapshti të rrjedhin
Pranvera ia ka zënë rrugën dimrit
–
Kurse vjeshtës i kanë mbetur këmbët
Peng dhe e paska humbur rrugën
Në pikë të ditës
Dikush udhëve dhiare
I kishte dehur kaprojtë e thinjur
Andaj edhe stinët do vonohen sivjet
Po ashtu edhe baba dimri
Për Vitin e Ri
Një ortek i madh dëbore
Ua ka zënë rrugën
Stinëve që janë nisur me trenin e fundit
–
Ju thashë se sivjet
Domosdo do të kemi
Shumë probleme meteorologjike
Stinën janë kthyer
Për së mbrapshti të rrjedhin
Pranvera ia ka zënë rrugën dimrit
–
Kurse vjeshtës i kanë mbetur këmbët
Peng dhe e paska humbur rrugën
Në pikë të ditës
Dikush udhëve dhiare
I kishte dehur kaprojtë e thinjur
Andaj edhe stinët do vonohen sivjet
Më shumë nga Adem Zaplluzha
- Thonë Se Këto Lugje Të Verdha
- Bletët E Kaltra
- I Njohu Qeshjet Ironike
- Një Plumb Dredharak
- I Cili Ende Nuk Është Nisur
- I Pamë Kufomat
- Qenkan Çuar Peshë Retë
- Ata S’Kishin Asgjë Përpos Shpirtit
- Digjeshin Gurtë E Ngulur Në Dhe
- Poetët Janë Bijtë E Zërit
- Por Gjithsesi Ishte Një Kohë Asnjanëse
- Një Stuhi E Uritur Pështillej
- Pashë Se Si Iu Nxinë Kokrrat E Syve
- Pastaj Të Marr Udhën E Kalasë
- I Shtrirë Në Parkun E Vjetër
- Një Trung Prej Mishi
Komente 0