>
LETERSISHQIP
Arian Muraj

Megit

Jeta zhuritet në vapë,
njeriu natën bëhet hije,
vdekja rri larg vetëm një hap,
ajo, s'di këngë dashurie.

Ja që ti erdhe gabimisht,
në një qytet si ky i yni,
ku s'ka as Muhamet, as Krisht
dhe Borëbardhën e nxin tymi!