Arian Muraj
Kaloi Një Vajzë Ktheva Kokën
Flladi më prishi flokët e krehura,
natyra me lule qëndiste tokën,
bletët mbi ngjyra të dehura,
kaloi një vajzë, ktheva kokën.
Në gishta më shkrinte akullorja,
një vajzë kaloi, harrova të flas,
nëna më tërhiqte përpara nga dora,
unë ecja me kokën kthyer pas.
Kështu filloi kur humba një krehje,
kur akullorja në dorë më shkrinte,
pashë jetën të kalonte pranë meje,
si vajzë e bukur që shkonte e vinte.
natyra me lule qëndiste tokën,
bletët mbi ngjyra të dehura,
kaloi një vajzë, ktheva kokën.
Në gishta më shkrinte akullorja,
një vajzë kaloi, harrova të flas,
nëna më tërhiqte përpara nga dora,
unë ecja me kokën kthyer pas.
Kështu filloi kur humba një krehje,
kur akullorja në dorë më shkrinte,
pashë jetën të kalonte pranë meje,
si vajzë e bukur që shkonte e vinte.
Komente 0