>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Natë Me Hënë

Në dritaren e dhomës ku fle, hënën e kam përballë.
U mundova t’i mbyll sytë dhe të fle, por zemra ndjeu mall.

Dhe lotët mbi qerpik vallëzuan, si te ishte shi...
Sa mirë që sonte paskam hënën - më ben pak shoqëri.

Por prapë së prapë, e vetme jam, nuk gjej dot ngushëllim.
Sa mirë sikur të vije një çast, në naten pa mbarim...
Gusht 2007