>
LETERSISHQIP
Aurela Tafa

Vashëz Shqiptare

Perëndi me ishe ti,
zbukuruar gjer ne thua,
hedhur permbi sup nje vello,
syn e zi, a s'ma fal mua?

Gjerdanin e gushës tënde
me vathët ke kombinuar.
Ato buzë porsi qershi-
lum kush ka per t'i shijuar.

Perëndeshë e bukurise,
plot me nur e miresi,
a s'më thua ti, moj henëz,
nga të vjen kjo hijeshi?

A s'me thua, moj hyjneshe,
o ti vater e dashurise?
Ti qe mbolle jetë mes nesh -
ke ke fare e ke ke fis?

Vallë, kush të ka dërguar
në keto troje, në këto vise?
Sa shume Zoti e paska dashur
këtë Shqipërinë tonë të fisme.

Sa e bukur dhe hyjnore,
o ti vashëz shqiptare!
Përmbi flokë - kurorë me lule,
sa e mençur, sa krenare.