>
LETERSISHQIP
Fatos Luta

Duaje Atdheun Tënd!

Ngado që të shkosh, kudo të hapësh sytë,
Mbi Atdheun tënd, nuk e gjen vend të dytë;
Dhe t’u bëftë jeta lule, tutje larg Shqipërisë,
Rrënjët i ke n'vendlindje, ku ti ke farë e fis.

Aty ku ende të vibrojnë ato fjalëza të para,
Te gjurmë çapitjesh, me t’qeshura, të qara;
Aty ku çamarrok u gërvishe, të eci pak gjak,
Aty e ke Atdheun tënd, edhe i kërrusur plak.

Aty te varret e t'parëve që të trashëguan ty,
Aty të dergjet shpirti, aty ke lënë dhe një sy;
Aty ku të thonë: Mirëmëngjes, mirëmbrëma,
Aty e vetëm aty, ku të buzëqesh edhe Hëna.

Aty ku ke lëruar e korrur, arat me të mbjella,
Aty dhe kasolle e vogël, t'është si kështjella;
Aty ku të rrahu zemra për dashurinë e parë,
Aty ku ti zgjoheshe me një ëndërr të bardhë.

Aty ku të bënë, të gëzoheshe a të mërzitesh,
Aty dëshiron t'përqafosh të keqin pas vitesh;
Aty ke gjithshka, në Shqipëri ti je më i rëndë,
Duaj Mëmëdhe, kurrë mos shaj vendin tënd!
27/01/2019