>
LETERSISHQIP
Luan Sheshi

A Jeni Kthyer Në Fëmijëri?

A jeni kthyer në fëmijëri???
Mbi rrugicat bredharake,
turrur portash të drunjta,
prag avëllish dredharake,
unë sot renda sa munjta...

Natën e mora dëshmitare,
me ëndërrat gjer në agim,
të qeshurat s'i mbaja fare,
me shokët atje në mërgim...

Eh, vite kishim pa u takuar,
po fëmijëria na mblodhi tok,
tek njëri-tjetrit shtegëtuam,
gjunjë-gjakosur si çamarrok...

Kujtime-largëta na kapluan,
mbi llastiqe patendisura më,
mes tekash boshe udhëtuam,
u zum...prap u pajtuam pa zë...

A jeni kthyer në fëmijëri???
Me trastë gëzimit mbi shpin,
e guralecat në gishta mbetur,
prekur ëndërrat që kufij nuk din,
mes rrezesh në mëngjes tretur...

24 prill 2020...