Luan Sheshi
Po Vij...
Po vij...
Mes Majit luleshpërthyer,
gjetheçelur gjer në sinore,
sythimi prej malit rrëmbyer,
valëza guriçkat zën' përdore...
Po vij...
Mes petalesh flladuar,
në zgrip ikjeje fund-prillimi,
nën mrize rrapesh i mërguar,
xhaket-grisur udhës dimërimi...
Po vij...
Mes rrezesh agimit puthuar,
symbyllur çarë mjergullnajës,
mes lirishtash pastaj ngunjuar,
mbledh vesën derdhuar orgajës...
Po vij...
Mes natësh territ xixëlluar,
ku yjet dhe Hëna xhelozojnë,
prej karafilash vjeshta harruar,
bulkëthimet errësirës belbëzojnë...
Mes Majit luleshpërthyer,
gjetheçelur gjer në sinore,
sythimi prej malit rrëmbyer,
valëza guriçkat zën' përdore...
Po vij...
Mes petalesh flladuar,
në zgrip ikjeje fund-prillimi,
nën mrize rrapesh i mërguar,
xhaket-grisur udhës dimërimi...
Po vij...
Mes rrezesh agimit puthuar,
symbyllur çarë mjergullnajës,
mes lirishtash pastaj ngunjuar,
mbledh vesën derdhuar orgajës...
Po vij...
Mes natësh territ xixëlluar,
ku yjet dhe Hëna xhelozojnë,
prej karafilash vjeshta harruar,
bulkëthimet errësirës belbëzojnë...
1 maj 2020
Komente 0