Luan Sheshi
Edhe Sot...
Edhe sot përrenj rrodhën...
Që prej malesh në lëmishte...
Gur' e dhe shtratit mblodhën...
Hedhur deltash ndër barishte...
Edhe sot shtegëtoi jeta...
Nga mëngjesi në muzgim...
Ngritur-rënë pengjesh mbeta...
Tjetrën dit' pres për shtegëtim...
Edhe sot gëloi pyllnaja...
Prej zë-zogjsh zhurmëruar...
Horizontesh derdhur fiskaja...
Mjergullnajës shkon mërguar...
Edhe sot rrëmujshëm deti...
Prej dallgimesh pambarim...
Grackë baticës pastaj mbeti...
Lumenjt fryr pret për shpëtim...
Që prej malesh në lëmishte...
Gur' e dhe shtratit mblodhën...
Hedhur deltash ndër barishte...
Edhe sot shtegëtoi jeta...
Nga mëngjesi në muzgim...
Ngritur-rënë pengjesh mbeta...
Tjetrën dit' pres për shtegëtim...
Edhe sot gëloi pyllnaja...
Prej zë-zogjsh zhurmëruar...
Horizontesh derdhur fiskaja...
Mjergullnajës shkon mërguar...
Edhe sot rrëmujshëm deti...
Prej dallgimesh pambarim...
Grackë baticës pastaj mbeti...
Lumenjt fryr pret për shpëtim...
4 maj 2020
Komente 0