>
LETERSISHQIP
Luan Sheshi

Fati I Patës

Dikur larg në një fshat,
një fshatar pati një pat...
E ushqente plot dëshirë,
hidh e prit, s'pat më mirë...
Mend i shkoi kot një dit,
shpejt ta çonte për vizit'...
Patën mori e fare s'priti,
në qytet tek mjeku zbriti...
Me shiring mjeku në dor,
mjaft e trembi atë të gjor...
Tek e pa...ashtu fshatari,
s'priti më...u drodh i pari...
E kishte sjellur për vizitë,
injeksionet s'kishte pritë...
Mjeku 'trim', s'pati përtuar,
në operim e kisht dërguar...
E fshatari i bërë pishman,
ngirë pas dere gjeti belan...
Dikur von u shfaq doktori,
vdekur patën seç e nxori...
Dhe fshatari i dëshpëruar,
keq gabimin kishte paguar...
Mend i shkoi dhe Hipokrati,
ç'farë të bënte tani i ngrati...
Patën ngordhur thesit e futi,
faj këtë radhë s'pati hajduti...
Se ç'hall pati, s'kishte pyetë,
deshi vetulla, dhe nxori sytë...
1 maj 2020